E shtune, 21.12.2024, 12:56 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Oj Gjakovë të qofsha falë!

E merkure, 13.07.2016, 07:20 PM


Oj Gjakovë të qofsha falë !

Nga Fahri Xharra

(shkrim me shkas; Në Kosovë gjuha turke do të përdoret në 38 komuna si gjuhë zyrtare! Davutogllu: Po punojmë që të rilindim kulturën turke në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ujqërit e Anadollit dhe delet shqiptare, Mamusha , Turqia ne miniature; Miloševi?:Ho?u topove iznad ?akovice! Milazim Krasniqi : Çajupi idiot!, NERONËT TANË DHE KALLJA E KOSOVËS NË EMËR "TË DASHURISË" PËR TË! Serbët e hartojnë statutin e Asociacionit “)

Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja  e shkatërruar  e banditëve kryengritës”  shkruante:”  …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute  i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin tëkotanë mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,…  me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe  gjysma tjetër është serbe ( ndarja tek  lumi Krena fxh) “

Por jo . …. “Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër”. do të jetë e pa arrijtshme edhe për serbët .)… Me javë të tëra paqja  në Europë u var me fatin  e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur  ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur  ngushtë sidomos me Gjakovën. (gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)…

Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit:

: ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila ?akovi?ka grupa, to je ?akovica) ;  Në Kosovë nuk ka qytet  më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti) (nga mbledhja e  35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë  të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine  , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për  përgatitjet për luftën  e ardhshme  në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lili? , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Miloševi? , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatovi?, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Konti?, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatovi?, ministër federativ i mbrojtjes: Mom?ilo Periši?, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë  )

Në fund të mbledhje , bisha  ( Millosheviqi ) bërtiti : Ho?u topove iznad ?akovice!

(I dua topat e luftës mbi Gjakovë )  , Pra  pse Gjakova ?

Pas  Konferencës së Londres (1912 ) , At Gjergj Fishta qajti : Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…

“Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)”

E dinte Fishta se çka fliste ! Manastiri e Dibra me të vërtetë  shkuan por Gjakova ende qëndron (fxh)

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zone” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij .

Druaj ,vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave (fxh )

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave”, Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t'ua vejmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ e qetësonte Kajmekami parinë e Gjakovës, në marsin e vitit 1747.

“Pushtuesit e dinin mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”, Çudi  që edhe sot mundohen që Gjakovës …..por jo pushtuesit , por “çliruesit”vendor…“Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…”

Rishtas “. E dini “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?  Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë otodoks. Ata flitini shqip ndërveti  dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bëjsh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceromitë e tyre ortodokse. Gjatë  luftës se dytë botërore  deshtën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të verteten e shkijeve ,dhe nuk e lejuan . Dhe nga gjithë kjo mund të nxjerrni një përfundim që Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër serbe e pelegrinazhit  .”

Gjakova shtrihet në arterien kryesore të Dukagjinit, ndërmjet qyteteve Prizren - Pejë, e që nga të cilat ka një largësi 37,3 km, përkatësisht 36 km. Qysh në kohën e lashtë nëpër këtë venbanim kalonte pjesët e rrugës Via de Zenta, që ishte një ndër rrugët kryesore të Ballaknit. Kjo rrugë filllon nga Shën Gjini në Detin Adriatik, vazhdon nëpër luginën e Drinit të Bardhë në drejtim të Prizrenit dhe shkon në lindje nëpër Kosovë, Nish, Sofje për të përfunduar në Konstandinopojë. Gjakova shtrihet në bregun e majtë të Erenikut, në platonë neogjene, në të anët e përroit Krena dhe në lindje të pllajës së Çabratit, me një lartësi mesatare detare prej 365 metra. Ajo gjendet ndërmjet gjerësisë gjeografike 42,22 shkallë dhe gjatësisë gjeografike 20.26 shkallë. Në drejtim të këtij qyteti gravitojnë katundet e afërta të fushë-gropës së Gjakovës dhe të rrëzës së saj.

“Gjakova është një qytezë e pastër arnaute. Turq gati që s’ka fare, e ata pak serbë – një grusht i tyre – posedojnë të ashtuquajturën “lagje serbe”, por pa shitore të tjera pos disa kafehaneve. Gjithë masën tjetër të popullatës së Gjakovës e përbëjnë arnautët. Edhe rrethina e Gjakovës është jo vetëm kryesisht e banuar me arnautë, por është gati tërësisht e tyre. Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi, (1912 ) por ushtria serbe e dinte që kishte hyrë në vend të huaj e nuk tregoheshin aspak ”kozmopolitë” dhe nuk kishte “ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi” e as që do të vijë ajo kohë 

Mu për atë se ç`po ndodhë në anët tjera të Kosovës;” Oj Gjakovë të qofsha falë !



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora