Kulturë
Marian: Identiteti i një formule të vetëdijshme lirike
E hene, 04.07.2016, 06:22 PM
Identiteti i një formule të vetëdijshme lirike
(Gheorghe Mizgan, Zogu i guximit. Përktheu Baki Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht 2016)
Nga Daniel Marian
Introspekcioni i qenjes nga interioriteti drejt eksterioritetit apo më rrallë anasjelltas, nganjëherë i qartë kurse herat tjera subtil, nga realja në virtuale, duke e përshkuar rrëfimin përmes rirrëfimit nëpërmjet heshtjes së diskrete të ndjenjave. Nga luciditeti në ekstra, apo, dhe mbi luciditetin e fjalës, i kundruar nëpërmjet prizmit të depërtimit në një kuptim të qartë të cilit nuk i mungon moskuptimi.
Guximi i shprehjes së transponimit të vetëpërjetimeve në sublimimin poetik janë argumentet e nxehta që shpien në labirinthin e përpjekjeve humane. Shpesh herë bëhet një anasjelltshmëri e poleve apo, një pajtim i adhurueshëm i tyre, pasi që kanë qenë të stabilizuara që nga hapat e parë, bazat e mendimit, si dhe koordinatat e nisjes.
Lirika gjithmonë është pronare e vetëvetes. Vërehet te Gheorghe Mizgan pashfaqshmëria e idesë së ngritur në rang artistik. Një tërmet ndjenjash ndërmjet asaj që është dhe asaj që mund të ishte apo mund të jetë një hap i mëtejshëm. Këtu vjen në shprehje çelsi, apo më mirë thënë, shifra e gërshetuar në të gjitha ato varianta të plasimit të një mendimi të lirë e të çiltërt, pa kurrfarë kuptimi të dyfishtë.
Lapsërimi i përfytyrimit pas përmbushjes me përsosje koloristike, ndërlidhet me fshehtësinë, dhe me siguri, me mjeshtrinë e poetit. Në mënyrë deskriptive përshkruhen tallazet e mendimeve, fati i gërshetuar me dëborën e bardhë të lotëve në poezinë „Dekor me drurë”. Përpjekja është portë e hapur për ta përmbajtur në një hapsirë centrifugale, e fisnikëruar me bindjet e natyrës. Nuk ka për tepër vend mes pikave kardinale, loja e fatit mbi një karusel imagjinar, duke qenë i kryer për t’i qitur mënjanë ligjet e fizikës, duke mbetur me siguri metafizika e ideve mbi flatrat e përmallimit.
Metafizika moderne mbi flatrat e përmallimit
Sa i përket dinamikës së gjërave, ato mund të vërehen në prehërin e fitores humane. Ekziston, kategorikisht, nevoja e vetë definimit, aq sa mundet e qartë, në kufirin mes ekzistenciales dhe idealit. Mendimi konfuz flatron drejt galaksive të dëshirave sublime. Ato marshojnë mbi faqe astrale (yjore), në ngjyra të qëndisura në ballë të anijes që na shpie duke u përkundur drejt portës së kujtimeve. Dhe ja melodia e zemrës sime, thot autori, duke kaluar me durim dhe çiltërsi nëpër shtigjet e fatit, një fat i prekur nga mistere të thella.
I ndodhur në një kombinim permanent ndërmjet elementeve që krijojnë premtimin e tërësisë, Gheorghe Mizgan nuk heziton të shoqërohet duke kaluar nga ftohtësia në ngrohtësi, me gjendje herë pas here eliptike, madje dhe empirike, duke krijuar kështusoj „Ide të mbivëna”, me koloni ideshë në memorjen tonë. Ide inkadeshente apo të ftohura. Ide të ngarkuara me peshën e së shkuarës. Ide të paralizuara nga stuhitë e kohërave, të përshkuara nëpër mjegullën e kujtimeve. Dhe pason lava e nxehtë që pikon nga shpirti ynë, lava e tubuar në portën e zemrës... Ja, pra, maska e realitetit! Ja se si dukemi ne pas kortinës së rrethanave. Ja se si jemi të mveshur me kostumin e degdisjes! Ja pra se si ne jemi Ata!
Konstrukcioni i poemit realizohet kështusoj nëpërmjet përpjekjeve për t’i rezistuar gjeometrisë së hatashme të shpirtit. Kështu pra, poeti Gheorghe Mizgan, ka qenë, është dhe mbetet një zë i pazëvendësueshëm në spektrin e poezisë së sotme. Ja një shmbull: „Një re,/ Përmbi kallamishten e ndezur,/ Një lot,/ Mbi faqet e nxehta.../ Një buzëqeshje/ Në një fytyrë të shqetsuar,/ Një puhi ere,/ Mbi fytyrët e djegura.../ Një mendim i çiltërt,/ Nëpër galaksinë/ E mendimeve të ngrysura,/ -Një shenjë fitoreje,/ Në luftë me fatin. (Zogu i guximit)
BIO-BIBLIOGRAFI E SHKURTË
Poeti rumun Gheorghe Mizgan u lind më 7 tetor 1959 në fshatin Spermezeu-Vale, rrethi Bistrica Nësëud. Kreu Liceun Energjetik në Timishoara dhe pastaj Institutin Politeknik “Traian Vuia”, si dhe Fakultetin Elektroteknik në Timishoara (promocioni 1884). Debutoi në shtypin letrar me poezi në vitin 2008. Vepra të botuara: Kameleoni, 2008; Flatra astrale, 2010; Tuneli i kohës, 2010; Dilema e klepsidrës, 2011; Vesa e fjalës, 2012; Dëshmitar për mendim, (rumanisht-frëngjisht), 2012; Arka e heshtjes (rumanisht, frëngjisht, anglisht), 2013; Oqeani i kadifesë, 2016; Piramida e heshtjes, 2016; Klepsidra e kalimit (rumanisht-frëngjisht), 2016; Klepsidra e kalimit (rumanisht-anglisht), 2016.
Poeti Gheorghe Mizgan është prezent në një numër të konsideruar revistash letrare dhe laureat i dhjetra çmimeve për poezi në Rumani, Francë e vende tjera. Autori është anëtar i Shoqatës ,,Conexiuni” i Shkrimtarëve të Bistricës, i Klubit Letrar ,,George Co?buc” në të njëjtin qytet, i Shoqatës së Shkrimtarëve në Bistrica Nësëud, i Shoqatës për Haiku në Konstancë, i Shoqatës Rumune të Haikut pranë Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, si dhe anëtar i ,,Rencontres Européennes-Europoésie’’ (Francë).