E shtune, 21.12.2024, 06:38 PM (GMT)

Mendime

Novi Rosaj: Fshehtësia e Duk-macron-it

E hene, 04.07.2016, 05:47 PM


Fshehtësia e Duk-macron-it

Nga Novi Rosaj

Macron-i i shqiponjave të 2016-ës është si super Ferrari që ka vlerën e dyqindmijë eurove por me goma të një marke njëzet eurosh...

Avokatinë e ketij krahasimi e bën populli më thënjen: "se nuk çalon gomari nga veshët".

Por, sot në kohen moderne përsosmëria mbreslënëse e një shteti në kampionatin evropian arrihet vetem kur e gjithë "paketa" së bashku paraqitet sa  pozitivisht po aq edhe e kohës.

Në evropianin e 2016-ës gëzimi dhe entuziazmi jo vetem që u ngjethi mishin por edhe i bashkoi 10 milionë shqiptarë si asnjë herë tjetër që nga viti 1912.

E me shumë të drejtë se bijtë e vendit të shqiponjave u treguan teknikë në loje,  të guximshëm të kulturuar e me  disiplinën perëndimore të të madhit arkitekt Gianni De Biasi duke arritur me punë dhe shumë vullnet të na renditin për herë të parë në elitën e futbollit Europian.

Që në ditën kur himni  shqiptar u këndua për herë të parë  në Euro 2016-ën e që fati i solli kundër dy vëllezërit, u krijua simpati e lartë për lojtaret tanë dhe tifozat e zjarrtë Kuq e Zi jo vetëm nga bashkëkombasit por edhe nga shumë europianë.

Si për inat FSHF si shperblim u stamposi ne gjokset e tyre një emer “macron”  që të vinte zor kur i shihje yjet e futbollit shqiptar të vetmit në europian me uniformat e një marke të konsumit masiv.

Është e vërtetë se macron-i i Italisë më emër francez dhe më qendër në Cresoellano (BO) është ndër më të mëdhatë  në Evrpoë për prodhimin e veshjeve sportive, por në përgjithësi  prodhon veshje sportive për stërvitje në dhomat e fitnesit dhe për ekipet amatore.

“Macron”- i pëveç SSC Napoli, SS Lazio, Bolonia 1909 (që disa herë janë përfolur me kontratat e tyre "familjare" ) dhe disa ekipe në voleboll e basketboll në Itali nuk ka ndonjë njohje ndërkombëtare  pa le më të mendosh për evropian a botëror.

Ketu është për t’u theksuar se Italia për vete kishte  veshur ekipin e saj me “Puma” e jo “macron”!

Madje ndër 24 shtetet pjesmarrëse në Europianin e 2016-es, 20 prej tyre ishin veshur më tre markat e njohura botërisht tashmë jo vetëm në sport.

Konkretisht  9 shtete me “ Adidas”: Gjermani, Spanjë,Rusi, Belgjikë, Suedi,Ëells, Hungari, Ukrainë dhe Irlanda e Veriut.

6 shtete ishin veshur me  “Nike”: Francë, Angli, Poloni, Kroaci, Portugali, Turqi si dhe 5 shtete me  “Puma”: Itali, Zvicer, Slovaki, Çeki, Austri.

Kurse Irlanda me "UMBRO" firmë që u themelua më 1920 në Uilsmlou (Ëilmsloë ) të Anglisë  dhe që prej  1924 mban ende  këtë emër edhe pse që nga 2007 është blerë nga firma amerikane “Nike”, pra "UMBRO" vjen nga e njëjta shtepi me “Nike” dhe që ka kontrata me disa dhjetra ekipe të kategorisë së  parë dhe të dytë në Evropë e më larg.

"Joma" që veshi kundërshtarët tanë të tretë rumun është në më të njohurat në botë për prodhime bombastike të këpucëve për futboll.

Kemi edhe Islanden më 300 mijë banorë që u vesh nga "errea" që së shumti kontratat i ka edhe kjo ashtu si "macron" me basketbollin dhe volibollin por e vetmja firmë e njohur për të gjitha prodhimet vetëm eco.

T’i kthehemi "macron-it" të shqiponjave që për fat të keq ose më saktë, fat të shkruar nga ne, thuajse as një shqiponjë nuk ka ngelë e gjallë në trojet tona dhe më këtë rast dua të them na rrofshin duar që i kryqëzojme "në ajër" se për kujdesjen dhe shtimin e shqiponjave që bëjnë simbolin më identifikues të shqiptarit deri më sot nuk ka ndërmarrë as edhe një projekt...

Kurse kush deshiron bluza “macron” mund të kërkojë në Internet dhe i gjen me më pak se 5 € që perkon me konsumin e përditshëm.

Atehere a mund të imagjinojmë se Duka kishte blerë bluza prej 5 eurosh të “macron”-it deri sot për veten e tij kur me sa duket  vetëm ora e dorës i kushton mijra Euro.

Po vetë lojtarët e kombetares tonë a mendoni se kanë pasur kështu marke ndonjëherë në gardorobën e tyre?

Edhe 10 milionë bashkekombas nuk mendoj se do të preferonin një dhuratë “macron” përpara “Adidas”, “Nike” apo “Puma”.

Zoti Duka me “macron” riprovon përseri të fitojë "tonin" për vete ose më saktë për të përforcuar pengmbajtjen e FSHF me një ferrorizim tashmë Italian.

"Merita" macroniane në arenën shqiptare u propogandua qëllimshëm vetëm nga zgjedhësit "dashamirës" e më argumentin prej piktori se na paskan paraqitur figurën e shqiponjës duke theksuar ngjyrën në ngjyrë në bluzën kombëtare.

Të kapërdish kështu sallate edhe pse perkon me "stinën" do të thote të jesh i  marrë dhe naiv...

Në Euro 2016-ën  ngjyra në ngjyrë me përforcim në të errët apo të hapur është e modës, kjo shihet  thuajse në shumicën e bluzave të kombetarëve pjesëmarëse.

“Adidas”, “Nike” dhe “Puma” këtë stil të ngjyrës në ngjyrë e kishin publikor më kohë si “trend” i vitit, pra para “macron”-it.

Sipas meje “macron”-i vetëm e kopjoi nga të tjerët stilin e ngjyrës në ngjyrë duke e pershtatur për bluzat e kombetarës dhe simboli më normal që mund të zgjidhej ishte shqiponja, ku sipas meje nuk është ndonje zbulim se thuajse çdo ditë shqiptarët shofin dhjetra herë simbolin e tyre kombëtar ku tashmë është absolutisht e papranueshme mungesa në bluzat e kombetarës.

Por ka edhe një pjesë shqiptarësh që nuk shohin përtej hundës  dhe që thonë se “macron”-i bëri bluza të mira për kombetarën dhe çfarë kanë të tjerat më shumë se “macron”?!

Ne e dimë se edhe “Fiat Panda” është makin e mirë dhe e sigurt për njerëzit por kryeministrat dhe ministrat (pra edhe ketu elita) udhëtojnë me makina të një klasi tjetër,  jo me “Panda”...

Tani pyetja që lind është: Kush janë keta specialistë apo vendimmarrës që vendosën për paraqitjen e parë të kombetarës tonë në Europian e që për veten e tyre, pra privatisht, as nuk do ju shkonte mendja të blinin bluza “macron”. ?

Kurse për të "nderuar" kombetaren dhe gjithë kombin pa pikë turpi bëjnë kontrat me tekstilen “macron” të klubeve amatore e që beri një bluzë shumë të thjesht më të kuqe të shpëlarë që dukej sikur kishin vite që e mbanin veshur?

Pa diskutim që ketu ka një ligj por duhet ta zbatojë dikush.

Thuajse i gjithë rrethi im shoqeror mendojnë se për rastin tonë që ishim për herë të parë në Europian edhe “Adidas” e do na dukej pak,  për të treguar mirënjohjen si Federatë për suksesin që i dhuruan çunat dhe tifozat “Kuq e Zi” më një supermbështetje fantastike.

Une besoj se çdo njeri nga ne në trikon që ka blerë 70-80 € do të kishte dashur  të shkruhej “Adidas”, “Nike” a “Puma” para “macron”-it të Dukës.

70-80 € për një triko “macron” të “Kombëtares shqiptare 2016” kurse të ekipit gjerman e kam blerë me më pak se 50€ dhe të pakten ishte Adidas madje edhe në të njëjtën faqe interneti!

Nuk e kuptoj pse e lëme veten të fundit pa qëne nevoja ose më saktë pse ja ulim vleren vetës më qellim?

Kujt i sherben apo kë ka kënaqur këtu nga rreth 10 milionë shqiptarë ky "macron"?

Apo mos kujton Duk-rafinaku me mburojën e ster rrënjosur në karrigen e tij se 10 milionë shqiptarë më këtë rast jane mirënjohes me zgjedhjen e kopiluar ndryshe me 20 shtete të tjera të europianit?

Përveç firmes së “macron”-it që i keni berë mirë dhe reklame mos harroni se keni shfrytezuar dhe lenduar 10 milion shqiptarë me këtë zgjedhje vulgare dhe pa pikë krenarie.

Me arritjen në këtë konkluzion mua më shkon mendja se mund të ndodhte vetëm për arsye fitimi personale të njerit apo disa individve.

E jo se “pushtuesi prej një dekade” i FSHF nuk e njeh aktualitetin e markave që janë në “trend”!

Unë e kuptoj së për këtë evropian është i vonuar ky mendim ashtu sikundër e dija se deri tani nuk ishte "klima" e pranueshme por shpresoj se do të ndikoj për bluzat e ardhshme po qe se “macron”-i nuk  ka marrë liçensë  50 vjeçare!



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora