Kulturë
Demir Krasniqi: Gruaja burrit po ia mbledh betë
E hene, 27.06.2016, 04:19 PM
GRUEJA BURRIT PO IA MBLEDH BETË
Po i thërret grueja : “ O, ti Njeri –
Çou puno , mos ia le seri !
N’ daç n’ shtëpi mos me u ba zheg –
Shko e blejë sende në treg !
Mos me t’ rrahë si darabukë –
Shko te furra e na blejë bukë !
N’ daç me pshtue pa ngranë qytek –
Shko te furra na blejë byrek !
N’ daç me pshtue pa t’ ngranë ndo ‘i dreq –
Shko te furra na blejë kuleç !
N’ daç me pshtue pa hangër spica –
Shko n’ gjellëtore e na blejë pica !
N’ daç me pshtue pa hangër llos –
Shko n’ shitore e na blejë kos !
N’ daç me pshtue pa hangër grusht –
Shko n’ shitore e na blejë qumësht !
N’ daç me pshtue pa t’ ngrehë për qafe –
Shko n’ shitore e na blejë kafe !
N’ daç me pshtue pa u rrahë me faj –
Shko n’ shitore e na blejë çaj !
N’ daç me pshtue pa t’ ba beter –
Shko n’ shitore na blejë sheqer !
N’ daç me pshtue pa t’ ngranë ndo ‘i plesht –
Shko n’ shitore na blejë ujë t’ thjeshtë !
N’ daç me pshtue pa t’ dhanë shup kartë –
Shko n’ shitore na blej ujë t’ thartë !
N’ daç me pshtue pa t’i shkulë flokët –
Mos mi sill nëpër shpi shokët !
N’ daç me pshtue pa u ba qafir –
Mos na bjer n’ shpi mysafir !
N’ daç me t’ ndejë trupi rahat –
Dil në bahçe e mbill rasat !”
Gjilan, më 21.06. 2016. Demir KRASNIQI