E diele, 22.12.2024, 06:05 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: ''Kuajt e erës'' fluturon mbi oqeanet

E diele, 26.06.2016, 09:11 AM


Libri  "KUAJT  E  ERES",  i poetit Skënder Kodrës, fluturon mbi  oqeanet ...

Ende pa dalë mirë në qarkullim, më mbriti në duar, nga pëllumbat lajmetarë  qe fluturojnë mbi oqeanet, "KUAJT  e  ERES " nga Tirana në Amerike,  një thesar i paçmuar  letrar,  me poezi lirike, kenge te shpirtit, dashuri e brenga te poetit mergimtar devolli, Skender Kodra.

"KUAJT  E  ERES", nje titull sa mataforik aq simbolik, qe i shkon per shtat poezive lirike, ose me sakte vargjeve te zemres te mallosur  te kurbetliut, udhëtojne me shpejtesine e drites, siç shkruan shkrimtari Isterf Haxhillari, redaktori  mjeshter i librit, ne "Qasje" te vellimit poetik, kudo ai, ne vendet e shtrenjta te femijerise dhe te rinise.Sa here i teket, shalon kuajt e hapesires,  dhe brenda sekondes pershkon mijra km per te mbritur ne cdo cep te Atdheut dhe nte ruzullit ne galaktika pa mbarim.

Pas botimit te librave poetike "Dy here i dashuruar"."Dhimbje dhe dashuri" poeti Skender Kodra, me maturi dhe modesti hedh ne drite librin e ri poetik, te cilin e mbante   si nje protofol letrar ne fletorkat e tij, prej dhjete vjetesh.Tek tuk i hidhte me ndrojtje ndonje poezi ne facebook, ose na i lexonte neve kur takoheshim, si embelsira me kafen.Poezite datojne si nje kronologji mbresash dhe ndjenjash,  qe inspirojne poetin dhe qe percjelln  copeza jete, te shpirtit poetik, nje ushqim autentik   per lexuesin e thjeshte, qe i lexon me nje fryme poezite, dhe thote :-Ua mbaruan !-me plot kenaqesi dhe shprese jete.

Nje tabllo te librit, te sinkronizuar, nje rezume hyrje, te shkruar nga redaktori i librit, te hap dritaren dhe te shton oreksin par ta lexuar vellimi poetik me rreth 90 poezi dhe me nje 100 faqe, andaj nuk dua te shtoj asnje fjale per permbajtejn e vjershave dhe vlerat e tyre te çmuara te pa perseritura.

Kam shkruar dikur per poezite e poetit lirik Skender  Kodra, por nuk mund te rija pa hedhur dy fjale, per librin "KUAJT   E  ERES", nje perngjitje mjeshterore artistike-letrare, poezi origjinale, me taban popullor, me muze te thjeshte jetesore, me matafora te ralla  margaritare brilante, nje befasim letrar si per mua ashtu mendoj dhe per  lexuesit,  admiruesit e poezise.

Qe nga Bostoni i Amerikes, ku jeton prej vitesh me familjen, ai eshte i lidhur si me reze lazer me vendlindjen, Arrëzen e Devollin, me gjithe Shqiperine ku shkeli dhe punoi me perkushtim intelektual dhe profesional pa u kursyer, mbresat kujtimet tij qe shprehen aq bukur ne vargjet lirike, perbejne nje univers shqiptar, nje tablo e permallosur atdhedashurije, duke i dhuruar lexuesit nje veper unikale, me plot fanatazi dhe realitete.

Mbresat e shpirtit poetik te dashuruar me jeten, te shperndare ne hapesire, e  diku te ngecura ne thellesine e memorjes, por jo te harruara, vershojne si ujevare ne vargje e poezive, nje peisazh poetik, qe te ben per vete,  te drojtur, si ato çupat namusaqere te devollit, qe akumulojne ne ndjenja nje mal me dashuri, dhe u hedhin veshtrim tines djemve çapken sevdallinj:

-"Ah, moj devolleshe me floke te arte, /me trupin selvi e me buze te arte, /me hire ndezur porsi nje pranvere, /pse behesh ngjale e me shket ngaherë?!."

Poezia per poetin eshte gjallese qe jeton me te, eshte binjake jetes e mallit, e Atdheut  te shenjete e te shtrenjete, nuk eshte trill po ajo eshte shok e vella, udhetare drtitedhenese.:

-"Ne dheun e larget te ënderrave, /e mbolla me kujtimet, lajthinë, /bukuroshja me gjethet lotuese, /si zonje sperkat me vesë poezinë."

Libiri starton me poezine "Vendlindja" kushtuar nipit, shkruar ne dhjetor 2006, dhe arin ne finish, me poezine me te re me te fresket te diteve tona "Prilli i thinjur", qe mban firmen e autorrit.4 Prill 20016, eshte nje mbyllje simbolike panoramike e poezive.

Merite te vecante per bukurine artistike letrare dhe komode te librit e te permbajtjes te poezive ka korrektorja letrare e talentuar, Fillareti Kodra, bashkeshortja e autorit, inspiruese indirekte e poezise dhe figurave artistike si dhe te ghuhes te paster letrare me nje kolorit fjalesht te vjetra devollite qe stolisin si nje vello vellimin poetik.

Duke falenderuar poetin Skender Kodra per penen bisturi te krijmeve poetike per poezite klasike lirike me ngjyrim emocional, per dhuraten shpirterore qe na fal, i jemi mirenjohes dhe shpresojme qe kuaj te tjere galopane te flutrojne ne hapesirat letrare, njehkohesisht ftojme lexuesin te njihet me kete menu te re letrare, duke ndjere kenaqesi  mall, dashuri dhe krenari per Atdheun, Shqiperine tone të shtrenjtë.

Luan Kalana, Florida SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora