E diele, 22.12.2024, 05:08 AM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Boll, ma me folklorizem...

E hene, 27.06.2016, 09:12 AM


Boll, ma me folklorizem...

Nga Zejdush Kastrati

Na ka rastis, jo nje here , por shume here,  kur,  edhe (b)analista te shumte kosovare, por edhe prostituta politike,  nga elita kosovare, kur eshte permendur Maqedonia,  si shtet, ku shqiptaret gjithnje kane qene dhe jane te diskriminuar ne cdo aspekt, deklarimet e tyre,  kane qene shume here perbuzese, cinike, injoruese,  e nga nje here,  edhe me konkluza,  se kjo Republike,  e ish federates Jugosllave , nuk eshte shtet dhe veshtire te mbetet e te funksionoj si i tille.

Kuptohet , te shumten e rasteve,  keso komente jane ba koluareve,  ndejave a takimeve te ndryshme, ku si zakonisht dominojne temat politike, dhe ku si gjithnje,  prezentohemi si vizionare, atdhetare,  e nganjehre ,  edhe sikur e gjithe bota sillet rreth neve,  shqiptareve, kurse fare pak,  apo hiq,  nuk merremei me punet dhe obligimet,  qe duhet ti kryejeme,  e i kemi,  per te reflektu si shtet,  tani e 8 vite!

Paksa i irituar, por edhe i provokuar, nga nje njohes i sferes se ekonomise, por edhe personalitet, qe mban kontakte te rregullta me shume kancelari nderkombetare, i cili sot pas nje elaborimi te thuket,  rreth trendeve negative te ekonomise kosovare,  elaboroi disa shifra qe per mua, ishin senzacion, te pabesueshme e besa edhe befasuese, kur ne prezence edhe te disa shokeve tjere,  tha se Maqedonia, (qe po e injorojme)vetem vitin e kaluar,  ka pasur eksport mallrash, per jasht,  hiq me pak,  se 4 miliarde e 200 e 70 milion euro, (kater miliarde e dyqind e 7o milion euro)kurse Kosova dicka me shume se 2oo milion euro(dyqind milion euro)!

Doren ne zemere, nuk i besova, dhe akoma nuk po i besoj kesaj shifre dhe kesaj difernece marramendese,  karshi nje shteti siq eshte Maqedonia qe eshte injoruar dhe akoma po injorohet!

Ne pytjen se pse kjo diference dhe ngecje ne sferen e exportit kosovar(te ceki se mbi 5o % e eksportit kosovar,  eshte realizuar me lendet e skrapit, apo mbeturina hekuri) nga pala kosovare, si zakonisht pergjegjia e ketij eksperti ishte shume e thjesht:Mafia dhe elita kosovare eshte zhytur deri ne fyt ne hajni, tregti te paligjshme, shperlarje parash, zhvatje, reketim, pengesa e deshtime ne privatizim, kushtezime ne investime nga jashte e shumecka tjeter...Boll,  ma,  me folklorizem.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora