E shtune, 21.12.2024, 02:30 PM (GMT)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Noc Zefi Shkrela - burrë fisnik

E diele, 26.06.2016, 09:01 AM


Portret: Noc Zefi Shkrela ( 1909-1981)

Burrë zotëri e fisnik

Nga Gjekë Gjonaj

Unë nuk e kam njohur Noc  Zefin Shkrela nga Shtoji i Ulqinit , por  për të nga shumë njerëz  kam dëgjuar vetëm fjalë të mira.  Të gjithë ata që e kanë njohur, që janë shoqëruar   dhe të tjerët   të cilët e kanë parë  edhe një herë të vetme, apo kanë dëgjuar për këtë malësor  me origjinë nga krahina e Shkrelit   janë të një mendimi se ai mbi të gjitha ka qenë një burrë zorëti dhe fisnik   me plot gojën.  Ka lindur  para 107 vitesh në fshatin turistik  Razmë të Vrithit , Komuna e Shkrelit . Ishte gëzimi i parë familjar  i  Zef Prëçit  dhe bashkëshortes së tij  Pashkës, të cilët kishin edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Gjonin dhe vajzën Paulinën.

U rrit jetim në skamje rrëzë malit të Veleçikut

Jeta e tij e fëmijërisë  ka qenë mjaft e hidhur  dhe e vështirë.  Në moshën gjashtë vjeçare i vdes babai (60 vjeç).  Për  Nocin , vëllain e tij  Gjonin  tri vjeç dhe motrën Paulinën  një vjeçe kujdeset nëna e tyre. Ajo në kushte  të tre fëmijët jetimë ( pa baba)  i rriti  me shumë mundim e  sakrificë, por me dashuri te madhe prindërore. Ekonomia e vetme shtëpiake e kësaj familjeje   të ndershme malësore të Shkrelit   për të mbijetuar ishte blegtoria. Fëmijëra e tyre pasqyron realitetin e kohës . Në kushtet  e një jete të vështirë nomade, Noci si shumë moshatarë të tjerë të asaj kohe në Malësinë e Madhe, u privua nga arsimimi.  Formimi i tij  fillon natyrshëm në  frymën e traditës së  kësaj krahinë. Kodi moral ishte shkolla e tij  e  vetme, e cila e bëri  të dallohej në mesin e  bashkëkohësve të vet, si një burrë i urtë, punëtor, i ndershëm, i drejtë, bujar e bamirës.

Shpërngulja në Shtoj të Ulqinit

Kjo familje  në kërkim të një jete më të mirë shpërngulet në Shtoj të Ulqinit. Aty fillimisht blejnë pak tokë dhe ndërtojn një   kasollë të vogël me kashtë me një dritare të vetme.  Pas pak kohe  ndërtojnë një shtëpi  të vogël prej guri me dy dritare, ndër shtëpitë e para të këtij lloji në Shtoj.  Më vonë rreth viteve 1925 blejnë sipërfaqe të mëdha toke  nga  Millosh Radov Jançiq në  shumë prej 25  mijë dinarësh, vlerën e 25 penëve qe të asaj kohe.

Burrë i dy grave

Noc Zefi u martua dy herë. Jo me dëshirën e tij, por për arsye të vdekjes së hershme të gruas së parë. E zgjedhura e parë e tij, kur ai ishte adoleshent , 16 vjeç, ishte Pashka. Me të ka pasur vetëm një vajzë –Agen. Ajo tani është 86 vjeçe dhe jeton  në Amerikë. Pashka ishte jetëshkurtër. Pas tri vjet martese me Noc Zefin vdes shumë e re. Vajzën e saj të vetme  Agen e rriti axha i saj Gjoni me bashkëshorten e tij Mrikën.  Noci pas tri vitesh martohet për herë të dytë   me  Marinë ( 16 vjeçare) nga Selca e Kelmendit. Me këtë grua  ka pasur 8 fëmijë: Lenën, Zefin, Prelën, Pjetrin, Gjysten, Dranen, Markun  dhe Marinë . Të gjithë janë gjallë, të martuar  dhe familjar.

Djalin e madh ia falë vëllait

Noc Zefi deri vonë ka  jetuar bashkë  në një kulm të shtëpisë  me të vëllanë e tij Gjonin. Ai, duke u ndijer keq për shkak se vëllai i tij Gjoni dhe bashkëshortja e tij Mrika nuk kishin fëmijë , vendosi t’ua falë atyre dalin e tij të madh Zefin, të sapo martuar.   Ky i fundit  të dielën  e kaluar në mëngjes në plazhin më të bukur e më atraktiv    Ulqinit “ Kopakabana”, më konfirmoi këtë  vendim të babait të tij, i njohur në traditën e  maleve të Malësisë së Mbishkodrës. “  Po .  Vetëm pak kohë pasi u martova babai im Noci më tha biro   tash e tutje do të jeshë jo vetëm djali im, por edhe djali i vëllait tim, Gjonit. Këtë vendim e solla për ta gëzuar vëllan tim dhe kunatën time  pa fëmijë , në mënyrë që edhe ata sadopak  të shijojë kënaqësinë dhe  lumturinë e të qenurit prindër.  Prej atëherë gjithmonë kamë jetuar me ta së bashku  derisa  ishin gjallë.  Aq janë përkujdesur për mua saqë  asnjëherë nuk e kam ndier mungesën e prindërve, të vëllezërve e motrave me të cilët vazhdimisht kemi pasur raporte shumë të afërta, pavarësisht se  jetuam ndarazi njëri nga tjetri.”, rrëfen  me krenari Zefi. Ai edhe sot jeton i lumtur  në shtëpinë e axhës . Kjo ndarje apo shkëputje fizike e Zefit  nga babai, nëna, vëllezërit dhe motrat, siç shprehet ai,  nuk i ka shkaktuar atij asnjë problem në jetën e tij  familjare. Sepse axha dhe nusja e axhës së tij e kanë konsideruar atë  sikur ai të ishte  djali  i tyre biologjik.  Nga ana tjetër edhe Zefi me bashkëshorten dhe fëmijët e tij gjithmnonë e kanë nderuar, respektuar dhe janë përkujdesur për  axhën  me të shoqen e tij,  jo më pak se sa për prindërti e tij të vërtet.    ( Vijon)

Barkat  e Noc Zefit

Me punë  të ndershme, djersë  dhe marrëveshje familjare   shtohet ekonomia  shtëpiake. Kështu edhe Noc  Zefi,  me ndihmën e vëllait të tij Gjonit, ia dolën të ngrisin standardin familjar, të shtojë grigjën e dhënve , të punojnë tokën, madje  të blejnë edhe dy barka , pronar i të cilave ishte Noci, meqë i takonin si zot shtëpie ( kryefamiljar) që ishte. Sipas fjalëve të bashkebiseduesit tonë  Zefit  barkën e pareë“ Sllani”  e ka blerë në kriporen e Ulqinit. Me këtë barkë, të cilën e ka drejtuar kapetani ulqinak në pension   Hasan Karamanaga,    ka trasnportuar   deri në 200.000 kilogramë  shalqi ( bostan ) nga fshatrat përreth lumit Buna për    në Korçullë të  Kroacisë. Kjo barkë fatkeqësisht përmbyset dhe mbytet  në kthim nga Kroacia  në grykë të lumit Buna e ngarkuar me tjergullat e Lush Mirëditës nga fshati Kllezën. Për fat të mirë ekipazhi i barkës Noc Zefi  dhe kapidani  Hasan Karamanaga  shpëtuan.

Dr. Gani Karamanaga, djali i kapidanit të anijes “ Sllani” evokon këto kujtime për Noc Zefin: “Noc Zefi Shkrela   me babin tonë ka pasur një miqësi dhe bashkëpunim të mirë. Atë e kemi pasur  edhe si mik në shtëpinë tonë në Kala. Më kujtohet kur erdhi një herë  dhe i tha babait: “ Kapidan, shtëpinë e ke të bukur, por nuk më pëlqen se në shtëpi hyni drejt prej rruge, për arsye se nuk keni oborr përpara..”Ai më kujtohet si një burr në moshë, me flokë gjysëm të thinjura, punëtor i madh, bisedues i mirë.Në barkën “Sllani” babai ishte kapidan, kurse Noci motorist dhe detar. Babai thonte se Noci shpejt e ka përvetësuar zanatin e detarit.Noc Zefi , sipas kallëzimit të djalit të tij të madh  Zefit, pas pesë vjetësh blenë barkën e dytë me targa UL-6 me të cilën për shumë vjet ka trasnportuar mall në sasi deri në 150.000 kilogramë  dhe ka lundruar  deri në Dubrovnik .

Strehoi  Cafo Beg  Ulqinin

Noc Zefi  ka pasur miqësi  të ngushtë me  figurën e  njohur kombëtare  Cafo Beg Ulqinin.  Ai, në kohën e Luftës së Dytë Botërore,  kur Partia Komuniste në  Mal të Zi  e kërkonte Cafin  e strehoi   dhe e ndihmoi  largimin e tij për     Shqipëri, në vitin 1953.  Cafi, sipas rrëfimit  të Zef Nocit, ka qëndruar gjatë në shtëpinë e tyre, në një kthinë pothuaj të padukshme  të shtëpisë së tyre ku ishte vendosur paja e nusërisë së nënës së tij . “Për  këtë fshehtësi , ne fëmijët, nuk dinim asgjë . Vërenim   vetëm se Mrika, bashkëshortja e Gjon Zef Prençit- Shkrelit përmes dritares së kamufluar të kthinës   dërgonte  dikujt ushqimin. Nuk guxonim as të afrohemi aty pari  edhe pse ishim kureshtarë të dinim  se cili njeri qëndron aty. Sekretin e kësaj historie e mësuam   pas viteve 196o, në kohën kur Cafo Beg Ulqini kishte dalë nga burgu. Cafi deri sa ndodhej në burg  na  dërgonte kartolina për Vitin e  Ri  me pseudonimin  Dodë Binaku”, tregon Zefi.

Shembull i bamirësisë

Jeta dhe vepra e Noc Zefit  është një veprimtari e tërë ku mishërohen virtytet bujare të malësorit. Ajo është shembull i dashurisë, respektit dhe bamirësisë shqiptare. I rritur dhe i edukuar në një familje me tradita kur e mori veten materialisht   nuk ka lënë  pa ndihmuar asnjë njeri në nevojë.  Noci thonë  nuk njihte lodhje. Ishte  punëtor i madh,  i pashëm, pedant, i dashur e komunikues  dhe i thjeshtë. Për të gjitha këto që thamë dhe shumëtë tjera të pathëna ky burrë fisnik i maleve meriton të kujtohet dhe të nderohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora