E diele, 22.12.2024, 05:56 AM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Sot të ka ardhur radha...

E diele, 26.06.2016, 07:56 AM


Nga do ta kthesh kokën, sot të ka ardhur radha

Tregim nga Bashkim Saliasi

Në një fshat të largët malor jetonte një burrë, që kishte lindur dhjetë fëmijë. Ishte i varfër sa s’ka më. Një ditë prejditësh u sëmur rëndë dhe prej sikletit fillojë të thërras xhebrailin që ta merrte dh eta dërgonte në botën e parajsës.

Tre ditë e tre netë nuk rreshti së luturi deri sa një mbasdite u shfaq para tij xhebraili.

-Më kërkove, dhe unë erdha!

-Ç’kërkon prej meje,- o njeri i mirë?

S’dua të jetojë më këtë botë, të lutem më merr dhe më dërgo në botën tjetër. Kam dhjetë fëmijë dhe nuk i ushqejë dotë. Flenë pa darkë dhe kur ngrihen në mëngjes e, vijnë vërdallë gjithë ditën e ditës dhe punë s’ka.

Ç’e dua jetën unë, prandaj të lutem më merr!

Sot ti nuk do vdesësh, por do jetosh me një kushtë që zbatosh porosinë  që po të jap.

-Urdhu e fol se unë do i zbatojë porositë e tua një më një.

-Së shpejti do shërohesh, por kur të dëgjosh se u sëmur njeri në krahinën tënde ti do shkosh te ai. Kur të servirin kafen unë do të shfaqem para sysh. Nëse unë të shfaqem te koka dhe ti do ulesh te koka dhe do t’u thuash të zotëve të shtëpisë të mos mërziten se i i sëmuri shumë shpejtë do shërohet. Nëse unë do  të qëndroj te këmbët dhe ti eja dhe ulu te këmbët dhe u thuaj njerëzve të shtëpisë që ju mos u mundoheni kotë se së shpejti i sëmuri do  vdesi.

Ju lut xhebrailit ta merrte se ai po vuante, po xhebraili nuk ia vuri veshin dhe u largua.

Kaluan pak kohë dhe i sëmuri u shërua. Në fshatin e tij ishte një fshatar që po vuante keqas dhe nuk i delte shpirti që si delte. I shëruar dhe me barkun bosh i varfëri tashmë i shëruar mori shkopin dhe trokiti në derën e të sëmurit. Pasi u përshëndet me zotërit e shtëpisë nguli këmbë që të shikonte të sëmurin. Deshën s’deshën të zotërit e shtëpisë e çuan mysafirin në dhomën e të sëmurit.

Porsa u përshëndet me të sëmurin xhebrahili iu shfaq te koka dhe qëndronte përball tij. Të zotët e shtëpisë i sollën kafen dhe ky duke rrufitur atë u thotë se, i sëmuri do shërohet shpejtë dhe duhet të kenë besim te Zoti.

-Nuk e shikon si është katandisur iu drejtua njëri nga djemtë dhe ti rri e tallesh se babai do shërohet. Unë kaq di dhe kaq po iu them se babai së shpejti do shërohet.

U largua nga shtëpia me një qind urata nga të zotët e shtëpisë për fjalët e mira që ju tha, por me vehte thoshin se ky ka mbaruar për vete, por nuk kanë treguar…

Nuk kaloi shumë kohë dhe i sëmuri u shërua dhe djemtë nga gëzimi shkuan dhe e shpërblyen të varfërin që vërtet i doli fjala që iu kishte thënë.

Të njëjtin veprim i varfëri e realizoi dhe në disa raste të tjera dhe dalngadal iu rrit mirëqënia dhe iu shtuan klientët që vinin e kërkonin dhe e pyesnin për të sëmurit që kishin në familjen e tyre nëse do shpëtonte apo do vdiste personi që vuante nga sëmundja.

E thoshë me vete i varfëri i dikurshëm, që populli nuk thotë kotë:- më mirë të dali nami sesa të dali syri.

Nuk kaloi shumë kohë pasi i varfëri e kishte marrë veten mirë një ditë qëlloi që u sëmur. Iu lut xhebrahilit që ta vizitonte dhe ky nuk vonoi.

Xhebraili shkoi e u ul te këmbët, i sëmuri ktheu kokën nga këmbët ku qëndronte xhebraili. Xhebraili sa do që i varfëri rrutullohej dhe vinte kokën nga qëndronte xhebraili ai përsëri nga këmbët se nga këmbët i dilte. Kur e pa që i varfëri nuk po bindej i tha: Nga do ta vendosësh kokën sot nuk shpëton, radha është e jotja sot…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora