E diele, 22.12.2024, 10:37 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Hashim, me Erdoganin a me Papën?

E enjte, 23.06.2016, 07:30 PM


Hashim, a je me Erdoganin a me Papën?

Shkruan Faton MEHMETI

Vëllau është pjesa e ngushtë e familjes, megjithatë me ketë epitet ne sferen me te gjere nacionale jane cilesuar edhe njerezit e nje krahine apo kombi. Ja p.sh shqiptarët kudo që takojnë një shqipëtar edhe i thonë vëllau, në sensin që janë të dy nga një trung, pavarësisht se sfidat e jetës i kanë përplasur nëpër vende dhe hapërisa të ndryshme. çdo gjë jashtë këtij trungu nuk mund te vleresohet pjesë e familjes se një kombi dhe rrjedhimisht s’mund të konsiderohet vëlla dikush tjetër, mirëpo dokrina fetare  krysisht myslimane, i vlerëson të gjithë njerëzit e fesë islame si vëllezër. Mbase dhe nga ky shkak mori “ të drejtën” presidenti turk Erdogan ta quaj vëlla homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçi, borxh nuk i mbeti as Hashimi duke i’a kthyer me të njejten vëllazëri Erdoganit. Jo vetem me kaq, por vëllau të tij turk Hashimi i dha  Ndërmarrjet më të rëndesishme ne vend sic janë Energjetika dhe Aeroporti. Zemergjerësia e Hashimit veç sa rritej  derisa vëllau i tij turk financon xhamia , në disa e prej tyre edhe u be thirrje per ekstremizëm . Erdoganizmi është shndërruar ne ideologji, duke ndjekur agjendën e islamit po fut rrënjet e saja edhe në jetën politike , në vecanti në Kosovë dhe Maqedoni. Kjo edhe ka rezultuar me theleminin e partive simotra Partia e Drejtësisë, produkt direkt i erdoganizmit. Ky është prototipi i një diktatori klasik, që synon të ketë në ndikimin e e vet a më shumë hapësirë që tendihee edhe më i fuqishëm . Sa i përket unit të diktatorit as vëllau i tij Hashimi nuk qëndron larg tij, sado që Kosova është e vogël dhe fuqia e Hashimit jashtë saj është e vogël, megjithatëë  ka arritur të krijoj strukturat shtetërore me direktiva të tij. Duke u bërë president Hashimi njësoj si vëllau i tij Erdogan, synon ndryshimin e Kushtetutës që të ketë cdo kompentencë në duart e tij.  Erdogani jo që  do shqiptarët si popull por si mysliman, per t’ia rritur vetes fuqinë politike në rajon si lider i një pjese të madhe të ballkanit. Kjo mendësi politike është pasuese e bejlereve ne Perandorinë Osmane, të cilët fuqinë e tyre e mbasin me toka të pushtuar dhe njerëz të shypur. Edhe pse Erdogani deklaron se Turqia e sotme nuk është si dikur Perandoria Osmane, me veprimet  e tij të fundit e demantont ate që thotë. Rasti i fundit ka të bëm me Bundestagun gjerman, i cili  miratoi një rezulutëe që denon krimet e Perandorisë Osmane ndaj armeneve. Zotëri Erdogan pasi nuk është Tuqia e sotem si dikur perandoria Osmane athere pse Erdoganit po i dhemb kaq shumë kjo gjë …??

Erdogani mos të harroj asnjëherë se pikërisht ajo Perandori , pasardhese e të cilës është Turqia e sotshme dhe Erdogani pasardhëse me mendësin e bejlerëve e sulltanëve gjakatarë, shqipëtaret asnjëherë nuk janë vëllezër me turq. Ajo Perandori ka djeg e ka shtypur këtë popull mbi 500 vjet dhe pasojat e saj edhe sot po shihen. Nëse Hashimi është vëllau i Erdoganit, unë dhe populli shqipëtar nuk jemi dhe kurrë sdo jemi, sikur që serbet që nuk janë dhe sdo jenë vellezërit tanë. Sikur Perandoria Osmane e sikur Serbia  ishin pushtues, bile Perandoria Osmane 500 vjet pushtim e për pasoj na ndërroj edhe fenë. Sic  thoshte i madhi Skenderbeu “ aty ku shkel turku nuk mbin më bari ” , u ka shkelur dhe spo shohim kurrë dite të mira. Erdogan pi çaj me Hashimin , se veç prototipit te tij mundesh me j’a mbush mendjen se shqipëtarët janë vëllezër me turqit, gjithësesi kujdes se Hashimi ka nis me shku si shpesh te Papa, e po të  del prej dore…



(Vota: 7 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora