E diele, 22.12.2024, 04:46 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Frrok Vukaj: Turizëm multikulturor që edukon

E marte, 17.05.2016, 06:59 PM


MBRESA DHE OBJEKSIONE

PËR NJË TURIZËM MULTIKULTUROR QË EDUKON.

NGA FRROK VUKAJ - AKADEMIA  E  SHKENCAVE  TE  EDUKIMIT

Vitet e fundit nocioni turizëm ka marrë një kuptim më tëgjerë duke u shndërruar në një nga industritë më të mëdha fitimprurëse, i cili gjeneron një përqindje të konsiderueshme të GDP-së botërore. Përfitimet e ndërsjella janë të mëdha, ku përfshihen shumë aktorëpërveç turistëve  si : kompanitë turistike, të transportit, politik bërësit, pronarët e hoteleve dhe restoranteve, qendrave të kulturës materiale e shpirtërore, inxhinierë, arkitektë, artistë, tregtarë etj. Sinkretizmi i vlerave është dukuria më kryesore ku bie në sy interesimi për bukuritë natyrore, bio-diversitetin, identitetin kulturor e shpirtëror të zonave e vendeve ku shkojnë. Turizmi e trashëgimia multi-kulturore duhen parë në unitet e në zhvillim, duhet t’u përgjigjet  kërkesave në rritje për një përsosje të mëtejshme. Nëpërmes një udhëtimi tre ditor u përpiqemi të konkretizojmë dhe promovojmë vlera pozitive e unëpo jap disa objeksione. Udhëtimi ynë në njëautobus përfshinte pasagjerë të dy kompanive ( njëra prej të cilave me emrin “ Poseidon”) me dy programe që krijonin vështirësi dhe mosmarrëveshje në unifikim, por pa cenuar vlerat kryesore tëqëllimit. Mendojmë se për vizitorët duhen sqaruar dhe planifikuar detajet e udhëtimit, përfshirëçmimet, oraret, vizitat, menynë e ushqimit etj. shoqëruar me fletëpalosje e broshura ku të jepen sqarime më të plota profesionale për qendrat kulturore, vendet, monumentet e kulturës materiale, parqet etj. me të dhëna të reja të përditësuara. Gjatë rrugës ne na sqaronte shoqëruesja Nora Lazri, e cila ruante edhe masën që të mos krijonte monotoni a mërzitje. Pa dyshim se gjatë rrugës deri në Kakavijë pamë shumë gjëra, por mësë shumti na bëri përshtypje rruga e re për Gjirokastër e ndryshimet pozitive. Lugina e bukur e Frakullës e fshatrave të tjera, me toka të sistemuara e gjelbëruara, shndriste nga një numër I konsideruar serash, shenjë e një pune të mirë që nuk e pamë në shumë zona të tjera. Kodrat rretherrotull tëmbjella me agrume e ullinj e vilat e bukura dy-tre katesh ia shtonin hijeshinë atij mjedisi e kënaqësinëçdo vizitori. Ndërtimet në kodra e rrëzëkodrave dëshmonin për një traditë të mirë, për ruajtjen e mirëmbajtjen e tokës, megjithëse sipërfaqet e mëdha nuk mungonin. Në krahina me shumë më pak tokë ajo është shpërdoruar. Pa mohuar brengat e qëndrimet torturuese me orë të zgjatura, në acare të ftohtë fshikullues, duhen pohuar përmirësimet në dogana, por pa mohuar problemet. Megjithëse nuk pati radhë të gjata, përsëri vonesa në të dy doganat, veçanërisht në atë greke. Këto mangësi dëmtojnë rëndë jo vetëm turizmin, por edhe shëndetin fizik e mendor e treguesit ekonomik. Pas kufirit, në shumë kilometra rrugë, tek secili e veçanërisht tek vizitorët që udhëtonin për herë tëpare, vërehej një interesim i jashtëzakonshëm për historinë e kulturën e asaj treve, e banuar dikur me shqiptarë autoktonë, portë dëbuar padrejtësisht nga qarqet shoviniste. Shumë kohë ka kaluar e shumë ujë ka rrjedhur e kthjelluar. Ka ardhur koha që ky problem serioz, i cili mban pezull e në ngërçmarrëdhëniet mes dy vendeve të zgjidhet njëherë e mirë. Gjërat që na bashkojnë janë shumë më shumë se ato që na ndajnë. Afër njëmilion shqiptarë që punojnë në Greqi, por edhe historia e kontributet e pamohueshme të arvanitasve dhe e minoritetit grek në Shqipëri, I shërbejnë forcimit tëmarrëdhënieve e miqësisë midis dy popujve. Ka ekzistuar në shekuj një fqinjësi e mirë, por segmente eqarqe të caktuara kanë ngarë e mbajtur ndezur urët e hasmërisë, pasoja që ruhen edhe sot në kohëra moderne. Më shumë se politikanët,popujt janë shumë më të përparuar e civilizues,që mbartin, manifestojnë e promovojnë vlera multi-kulurore përfshirë edhe turizmin. Në ishullin turistik Lefkade të Greqisë, Jani Livicano, pronari  i hotelit “ Pegasos”  (kali fluturues) na priti me dashuri e përkushtim me të gjithëpersonelin, gjysma e të cilit ishte shqiptarë. Në bar-restorantin e tij vinin nga shumë vende, por asnjë shenjë racizmi a nënvlerësimi. Në ato dy ditët e qëndrimit tone, në mënyrë disi spontane, u shpërfaqën vlera multi-kulturore mes krahinave e vendeve nga vinim, pa paragjykime raciale, pasurore, të prejardhjes, kombëtare a krahinore, fetare, politike, ideologjike etj. Konkretizimi më i mirë i këtyre vlerave ishin muzika, këngët e vallet jo vetëm shqiptare e greke, por edhe të kombeve të tjera. Dy armenet e shqiptarizuara sillnin prurje interesante prej nga vinin e flisnin me pasion për Shqipërinë e shqiptarët. Silva, ndonëse disi në një moshë të thyer ështëaktive, modeste, e dashur e komunikuese, pa asnjëshenjëmendjemadhësie, ndonëse një i afërti i saj bën pjesë në elitën e politikës shqiptare. Armenia tjetër, që nuk dëshironte t’i përmendej emri,  jetonte e punonte prej vitesh në Greqi, fliste për vështirësitë e jetës e dashurinë e madhe për Shqipërinë, veçanërisht për Tiranën e Vlorën e nënën e saj të moshuar. Secili ka individualitetin e personalitetin e tij ku spikatin tiparet fizike e morale, qëbartin diversitet mendimesh e vlerash multi-kulturore, të cilat vendosin ura të forta e miqësojnë individë, krahina, vende e kombe. Me këngët, vallet e muzikën, ndonëse në mënyrë spontane, bartës e kontribuues të këtyre vlerave pashë shumë, mes tyre edhe shumë të rinj. Më shumëranë në sy: Suzana Doçi e Vjollca Asuni, emigranti Alush Kula, ishkëngëtar e  instrumentist në Berat ( punon familjarisht në Nihidri) afirmon historinë e kulturën shqiptare; studiuesi 87 vjeçar Fatos Voshtina, me ish funksione  të rëndësishme në ushtri; ish ministri idrejtësisë Kristofor Peci e bashkëshortja e tij Nora Toma, edhe kjo jurist e njohur; çifti tjetër Gjok e Mira Vukaj me kontribute të vlerësuara për zhvillimin shoqëror e kulturor të krahinës e mëgjere.

Është e pamundur të përmenden të gjithë,  por as të harrojmë atë që sakrifikoi Tiranën për t’i shërbyer Tropojës, ish këngëtaren e valltaren virtuoze, mjeken Mira Hysenlekaj; Pranvera Dukën – valltarja pasionante që udhëhiqte grupin me hijeshi (nusja e poetit të mirënjohur Arben Duka); nipin Klajdi Arqimandriti që shoqëronte gjyshin e moshuar; juristen e re e simpatike, serioze në punë e hokatare në shoqëri, Mira Fishtën; shoferin korrekt Miklovan Dida; Luçien nga Lezha, Shpresën nga Tirana, Anil Asllanin me qytetari e kulturë; Xhelal Stermasin me bashkëshorten, inxhinierin Kristo Kone projektues e ndërtues në shumë vepra tëvendit etj. Shkolla e arsimimi ka qenë e mbetet një nder faktorët më të rëndësishëm të edukimit e formimit të shëndoshë. Secili e të gjithë së bashku manifestonin qytetari e vlera multi-kulturore me dëshirën e pasionin e madh për të shijuar, njohur e promovuar vlerat materiale, bukuritë natyrore e shpirtërore që japin edhe dimensionin estetik të papërsëritshëm. Këto i pamë edhe me vizitat që bëmë në disa ishuj me anijen “Athina” e pronarin Jani. Përveç Lefkades, ishullit “mëmë” që e shëtitëm me makinë, pamë edhe “fëmijët e saj” secili më ibukur se tjetri: Meganisin, i përbërë nga tre fshatra të lidhura me rrugë makine; Arkullin , ishulli i ariut, ngjan me ariun qëfle; Skorpios (akrepi), ishull i marrë më qira nga një pronar rus; Thilia; Mulluri, ishull privat i shkrimtarit të njohur Aristoteli Valaoriti; Ishulli i Onasit që mban emrin e një emigrant grek të pasuruar në Amerikë, i martuar me Zhaklin Kenedin, vejusha e ish presidentit amerikan Xhon Kenedi. Mjedisi  është i bukur, sensual e intim; ishulli i zgjatur, magjepsës e interesant, me lëndina, limane e pyje në kurriz të të cilit ndodhen tre vilat e bukura e pishinat, dhuruar  mbesës Athina e pak më larg vilat e personelit. Për së largu pamë edhe varrin e në qytet bustin e tij i ngritur në shenjë respekti për kontributet e dhëna për krahinën.

Në Meganis duket në një kodër mbi një shkëmb një hotel 180 vendesh , por edhe vila të personaliteteve që nuk ruhen nga askush, mes të cilëve e ish presidentit Papulias, e biznesmenit Italian Xhorxhi Armani, e shkrimtarit të njohur Aristolet Valaoiti etj. Në këta ishuj janë ndërtuar vila dy-tre katesh ( jo shumë të mëdha e marramendëse), të harmonizuara e të përshtatura me mjedisin,  të bukura e funksionale që shfrytëzohen kryesisht verës nga grekë e të huaj.

Nëkëtëishull dy herë në ditë vjen trageti nga Nihidria për udhëtarë e automjete. Siç më thanë, verës, gjithë hapësira detare mes ishujve mbushet aq dendur me varka e anije, sa trageti me vështirësi çanë rrugën për në  stacionet që përmenda. Pamja bëhet magjepsëse e shpeshherë peizazhit i shtohen edhe shumëhelikopter e jahte të bukura. Në ishujt privatë nuk bëheshin vizita, ndonëse nuk kishte asnjë roje. Furnizimi me ujë e drita bëhet me tubacione e linja nënujore. Banorët jetojnë kryesisht me peshkim. Pa mohuar, por duke vlerësuargjithçkapozitive, dëshiroj të bëj edhe një paralelizëm me natyrën shqiptare. Pasuri përrallore ka Shqipëria, të njohura e të panjohura e të pashfrytëzuara, që pa frikë mund të renditen në listën e trashëgimisë material e kulturore botërore. Duke u përpjekur të nxjerrim  mësime, ne çmuam kujdesin që tregon qeveria e populli grek për njohjen, ruajtjen e promovimin e vlerave që ka sjellë edhe përfitime të mëdha ekonomike. Na sugjeruan një vizitë nëujëvarën e Nidrit. Lëvizja jonë lehtësohet edhe nga rregullimi i një rruge këmbësore e një lokal i bukur nëmes të gjatësisë sërrugës. Shpella Papanikoli në një ishull kishte një ngjarje interesante. Këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore një nëndetëse greke e fshehur ka fundosur dy anije të frontit fashist. Ujëvara e shpella të tilla Shqipëria ka me dhjetëra e qindra, bile edhe më interesante, pa harruar qindra kilometra bregdet me plazhe të bukura plotë rërë, bukuritë mahnitëse të Alpeve, Rivierën e papërsëritshme të Jonit, lumenjtë e liqenet e shumtë, fshtrat anembanë Shqipërisë që mund të shfrytëzohen për turizëm e agroturizëm.

Dua  të kujtoj edhe një herë pronarin Jani që na shëtiti me anije, i cili 50% tëpunëtorëve i kishte shqiptarë (20 veta). Kishte vizituar Shqipërinë e fliste papushim për mbresat e cilësitë e shqiptarëve: punëtorë e miqësorë, trima e besnikë, të mençur e gazmorë. Djaloshi Edi Kule prej 16 vitesh punonte në Greqi e na përkthente e sqaronte me shumë dëshirë. Parga ishte një qytezë e veçantë e interesante, buzë detit e rrëzë malit, ngjitur me njëri tjetrin, me ndërtesa tëpërshtatura me relievin, ndërsa Preveza e bukur, me hapësira të mëdha,fushe, deti e mali.

Vizita e shumëpritur e qershia mbi tortë ishte Janina e bukur që lidhet me bëmat e emrin e famshëm të Ali Pashë Tepelenës. Vizitat në Kala e në Ishullin ku u vra e u varros vetëm trupi, qenë shumë mbresëlënëse e meritojnë një shkrim të veçantë. Turizmi sjellë qytetërim, i largon njerëzit nga stresi, nga sjelljet jonormale, nga monotonia e jeta boshe, veçanërisht brezin e ri. Nëpërmes tij përfitimet janë të ndërsjella, por duhet të punojmë më shumë për të njohur, ruajtur, pasuruar e promovuar edhe vlerat tona multi-kulturore që janë të shumta.Shkolla ka qenë e mbetet institucioni më i rëndësishëmku zhvillohet e merr rrugë formimi i personalitetit e civilizimi bashkëkohorëi brezit të ri me synim integrimin e merituar në bashkësinë europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora