Kulturë
Pëllumb Gorica: Lulet e prillit
E premte, 13.05.2016, 06:20 PM
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
LULET E PRILLIT
Perëndimi i diellit i dha ngjyrë qiellit
e retë duke marrë hije lëvisnin ngadalë,
në ajër aromë e luleve të prillit,
më shpërndau në shpirt vetëm mall.
S’di përse ky trill prej dielli,
më kujton ditëlindjen që po vjen,
përkon me çeljen e këtij prilli,
zemra si lulet pranverën ndjen.
KY ËSHTË MASHTRIM
Si fytyrë e lotëve të pasditës,
më fute në mijra labirinthe,
asosacion ngjyrë gri i jetës,
më ngjall brengën këlthitëse.
Ti shpesh më errëson dhe ditën,
trazon e heq fantazinë e këngës.
Unë jam sfungjer ngopur me kthimën
lermë të tretem nga shiu pakëz.
Në shpirt më ulesh si ky shi,
me sy të shuar gjithë pendim.
Rënkon për kohën gjithë mërzi,
por nuk bindem… është mashtrim.
FJALA E FUNDIT
Buza u drodh në këtë mëngjes të acartë
kur u ndamë pa fjalë e ngushëllim,
fytyra e ngarkuar me dhimbjen e botës,
prapa mbeti malli dhe ai kujtim....
Por shpejt më harrove, si fjalë e fundit,
ndoshta padrejtësisht, shpinën kthyer prej lotit.
Lutur në pikëllimin e thellë e të lënduar
mbi dhimbje u betova, para teje, e para zotit...
NË THINJA FLOKËSH
Në krahë trupin mbajti të ngrirë,
një dorë e lehtë iu hodh në sup,
ia shpin lodhjen ai sy i mpirë,
shembjen njerzore e mbledh në grusht.
Se këmba dhe trupi hiqen zvarrë,
të lodhur keq nga dorë e fatit,
në thinja flokësh dhe përmbi varr,
shfaqen bishë me sy lugati.
Me plagë skuqur-o nga gjaku,
një dinjitet më shumë e prek,
e dora dridhet mes një laku,
në shpirtin sterrë dëshirën merr.
Ca instinkte me frymë prej bishe,
vjellin si krimbat me brejtje,
se çdo gjë të mirë që bota kishte
u shemb nën male urrejtje.