Mendime
Nexhat Bexheti: Kur atdheu zgjohet vetë
E enjte, 05.05.2016, 07:11 PM
KUR ATDHEU ZGJOHET VETË
Nga Nexhat Bexheti
Në antikën e lashtë kanë ekzistuar njerëz të urtë, të cilët na kanë lën thesar të madhë me porosi të urta për të mirën e njerëzimit, nga jeta e shkurtë e njerëzve të nxjerin lumturi për të jetuar të lumtur në mes veti , në mes familjarëve të fisit, në mes fqinjëve , si dhe me popujtë tjerë me të cilët e kanë ndarë natyrën.
Nga mos harmonizimi i natyrës me njeriun, dhe mos harmonizimin në mes njeriut me njeriun, u kanë ndodhur katastrofa natyrore dhe brenda shoqërore. Natyra dinë ti dënoje njerëzit të cilët jetojnë brenda kufijve të asaj natyre. Natyra i donë njerëzit të cilët kanë një gjuhë të njejtë, kultur, folklore, zakone jetësore, trup , fytyr të ngjajshme në mes vetes, brenda kufijve natyrorë të cilën popujt e quajnë Atdhe.
Historia na ka mësuar se shumë popuj kanë ngelë pa atdhe, ajo mundë të ndodhe kështu :
Kur ai popull fillon të mos ta doje Atdheun e vetë të cilin ja ka dhuruar natyra, kur pjesëtarët e atij populli fillojnë ta duan më shumë atdheun e huaj se sa atëdheun e vetë, kur fillojnë ta shesën tokën të cilën ua ka dhuruar natyra stërgjyshëve të vetë, kur filojnë ta shëmtojnë atdheun e vetë, kur fillojnë të vjedhin nga njerëzit e atdheut të vetë, kur sjellin gra ose bura nga jo atdheu i vetë, kur fillojnë të përdorin fjalë dhe fjali të cilët nuk janë nga gjuha e njerëzve të atdheut të vetë, kur nuk çohen ta mbrojnë atdheun nga pushtuesit, kur bashkëpunojnë me pushtuesin dhe duan ta forcojnë pushtuesin për ta haruar emërin e atdheut të vetë, kur fillojnë ti shkulin drunjtë dhe pemët e atdheut të vetë, kur fillojnë ti thajnë lumenjtë e atdheut të vetë, kur fillojnë ti vrasin kafshët e egra të maleve të atdheut të vetë, kur nuk kanë gajle pse nuk bije shi mbi atdheun e vetë, kur nuk seklitosen se nuk ka rendimente bujqësore për popullin e atdheut të vetë, dhe më në fundë kur u duket shumë i madhë atdheu i tyre . Atëherë zgjohet Atdheu, zgjohet për të gjetur shpëtim, shpëtimin do ta gjeje në gjirin e njerëzve të vetë, del në kërkim të një birit të vetë të cilin do ta rite me frytet më të mira të atdheut të vetë, do të ja kthjellë mendjen me ujin ma të shijshëm të burimeve të veta të tretur me mineralet e dheut të vetë që ti ngjaje atdheut, do të ja dhuroje në ballë flladin e lisave më të gjatë të atdheut, do të ja dhuroje bukurinë nga një pjesë e bukurisë së vetë, me fytyrë të qeshur dhe shtatë lartë për tu dukur më i bukuri njeri, do të ja dhuroje zërin ma të bukur nga bylbilat e maleve të veta, do të ja ëmbëltoje gojën me mjaltën e nektarit të luleve më të bukura të atdheut, do të ja dhuroje shiqimin e prehtë nga syri i Shqiponjave të kreshtave të veta.
Ky birë i ritur nga vetë atdheu do ta shpëtoje atdheun, nuk është hera e pare që ngriti atdheu bijtë e saj. Ky atdhe është i moçëm ndoshta sa vetë njeriu, që nga antika i njohim bijtë e këtij atëdheu, Homeri, Agamemnoni, Akili, Odiseu, Leonidha, Leka i madhë, Agroni, Teuta , Dhimitri, Gjini, Gjon Buzuku, Lekë Matranga, Pjetër Budi, Skenderbeu , Lekë Dugagjini, Oso Kuka, Ali Pasha, Abdyl Frashi, Haxhi Zeka, Asim Vokshi, Azem Bejta, Bajram Curri, Idriz Seferi, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla, Fan Noli, Avni Rustemi, Hasan Prishtina, Shaban Poluzha, Enver Hoxha, Ibrahim Rugova, Nëna Terezë, Adem Jashari, Pandeli Majko dhe shumë e shumë të tjerë me të cilët krenohemi dhe na e ngritin vetëdijen kombëtare, dhe me kokë lartë ndaj tjerëve rijmë. Atdheu do ta ngrite një birë të vetin me zemër heroi , hero të mendjes që të dije me mendje prehtësi dhe urtësi ti çthurë kufijtë brenda atdheut të vetë, mos e lënë atdheun emër pa trup, por ta bashkoje atdheun në trup me një emër, me një flamur, me një dialekt dhe me një melodi të zërit gjatë të folurit në mes vehtes populli i vet. Ne sot kemi shumë nevojë për këtë hero të mendjes, dhe shpresojmë se shpejtë do të na gëzoje dhe t’ na bashkoje se ndryshe nuk jetohet i ndarë vëlla me vëlla.