Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Haiqe me ujk e shejtan

| E marte, 19.04.2016, 07:10 PM |


NEBI DRAGOTI

HAIQE ME UJK E SHEJTAN

1-

Shejtani i vogël laraman

mëson  nga shejtani i madh;

për çudi bëhet më shejtan...

2-

Shejtani, kujdes, të fut në thes,

se, për vete, do që t'i shtojë shejtanët,

tjetër gjë s'do...halle shejtanësh...

3-

Ka bota pordhashitës...

Nuk kanë vlerë, erë kanë...

Me tru e me gojë pjerdhin...

4-

Shejtan e ujk, ujk e shejtan

janë në garë me njëri-tjetrin:

për prapanicën e vet goja u çonë jargë...

5-

Monolog i ujkut në pyll:

- Ah, m'i morën mulçitë në qafë!

Në qafën e ca politikanëve janë varë...

6-

I bëj oponencë kujtdo qoftë,

nëse i ha truri e prapanica...

I lëshoj shtizë të skuqur satirën...

7-

Spec djegës ka në haik:

mbështetje në aspektin social,

goditje ujqërve në politikë...

8-

Haikun e bëj vërtet ilaç,

(jo për dëtim, por për shërim).

Ai, që nevojë ka, merr mësim...

9-

Kritiku buf, bufi kritik

krrikirrik e krrikirrik...

mburret, se bën kritikë.

10-

I pëlqen poezia e vet:

mbahet për poet kalibri

mbetur në baltovinën mediokritet...

11-

Mashtrimin e djeg me rrufe,

t'i bëj sytë xixa në politikë.

Në dorë rryfetë Populli t'i ketë!