E hene, 30.12.2024, 02:41 PM (GMT)

Kulturë

Kostaq Duka: Posta

E hene, 11.04.2016, 05:52 PM


Kostaq Duka

Nga ditari në shtëpinë e pleqve

(Skicë)

Posta

Eshtë e përditëshme. E përpiktë në kohë si vajtja në orën 6-të të mëngjesit poshtë në pishinë , dimër e verë, si shkuarja në restorantin” Kristal “ çdo mëngjez në orën 8, ndjekja e “orëve të lumtura” të premteve  pasdite në ora tre, e bingos të martave në ora 7, vizitat në kishë të djelave etj, etj. Në kutitë postare, në hollin e katit të katërt vijnë , grupe, grupe, nëpërmjet ashensorit, mbështetur në bastune, në shëtitëse ku vendosin të dy duart,  ulur në karroca me bateri, here, herë ndihmuar edhe nga infermieret, por  disa edhe lirshëm pa kurrfarë ndihme.

Qëndrojnë para kutive postare, herë me kërshëri, e më shumë pa kurrfarë shprehjeje interesi në fytyrë , si për të bërë një rit që është i nevojshëm të kryet e kaq. Mbledhin një tufë letrash, fletë palosje me reklama të ndryshme, ftesa për udhëtime në vende ekzotike, nga Majami në Alaska e në vende të ndryshme te Botës. Shpërndahen nëpër kolltuqe dhe bëjnë shikimin e seleksionim me një kujdes dhe vëmëndje të admirueshme a thua në këto tufa letrash është gjithçka.

Veçojnë ato me vlerë të posaçme, kryesisht letra  me billa për të paguar, ndonjë kërkesë për të dhuruar ndihma e të tjerat i venë tufë dhe i hedhin në koshin pranë. Ndonjë , pa adresë lëshon thënien “Reklama, reklama! Sa letër harxhohet!”  Rrallë vjen edhe ndonjë letër apo kartolinë nga të afërmit sidomos në prag ditëlindjesh apo festash. Ato i lumturojnë.

Por…Kohët kanë ndryshuar. Nipërit e mbesat, por edhe të rriturit përdorin mesazhe  nga kompjuteri e celulari dhe e kanë bezdi të shkruajnë letra. Ç’është e vërteta edhe ata i kanë celularët por edhe në një sallë të posaçme mund të ulen para kompjutrit por intimiteti dhe ngrohtësia e fjalës së shkruar në letër e mbi kartolinë nuk zëvëndësohet kurrë! Fjala e shkruar është si përqafimi, hedhja e krahut nga djali, nipi e mbesa. Të puthurat e përqafimet internetike shoqëruar edhe me buzëqeshje figurative jo nuk mund t’i emocionojnë e ngrohin sadopak.

E megjithatë, rituali i shkuarjes përditë para kutive postare përsëritet, e përsëritet…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora