E shtune, 21.12.2024, 03:12 PM (GMT)

Kulturë

Dhimitri Pojanaku: Arrestimi zulmëmadh i Çin Lu

E diele, 10.04.2016, 01:33 PM


Arrestimi zulmëmadh i Çin Lu

(Kapitull nga ligjërimet ”Dredhitë e pasionit”)

Nga Dhimitri Pojanaku

Si me katapult,  kineska Çin Lu,   u ngjit në katet më larta të  gradaçielave të  Pasionit tek shkruesit pa talent, ose siç kemi filluar ta quajmë “I Padukshmi i Përndritur”. Poetja e re, tani ,  ish dhjetë kate sipër Anh  dhe po aq  kate nën poetin kilian. Kjo ngritje u pasqyrua rrufe në ekranet televizive dhe median e shkruar. Ishte  ngjitja më spektakolare drejt famës, me shpejtësinë e raketave  kozmike. Fotot e kineskës merrnin frymë vrullshëm në faqet e para duke lënë pas dore edhe yjet më në zë të Hollivudit. Anh turfullonte. Ma zuri diellin e pabesa!Jo, i mbante një tjetër iso asistentja e sapoemëruar. Këtu  dielli bie nga mëngjesi  në darkë,  preki muret, nxehin si rëra e Saharasë.  Po jo atë diell, jo, diellin e famës, rënkonte Anh sa të këputte shpretkën. Donte të dinte shumë më tepër para se të ndërmerrte sulmet e hakmarrjes. Duhej qëmtuar çdo detaj i fitores së tjetrës. Dha urdhër të thërrisin Llaforen, e cila hyri pa mbaruar urdhërata. Mos u çudisni, kot nuk e kam këtë nofkë,  mjeshtëri është të kapesh llafin  sa pa rënë përdhe`, se po ra,  e rrëmbejnë të tërë. Që thoni ju, llafi më ka pëlqyer që fëmijë, më tepër se lodrat. E ndiqja llafin. Sado larg të isha, kur flitej vesh më vesh, unë kuptoja gjithçka si ai memeci që e ka të zhvilluar intuitën e kuptimit të bisedave vetëm nga lëvizja e buzëve. Ama, tek i shpie llafkat  sa andej e sa këndej,  ju betohem për Ungjill, as nuk heq dhe as nuk shtoj.

Kineska që thoni ju, vijonte rrjedhshëm Llaforja, u ngjit afër majës së kullave tona se fitoi një çmim të madh me poezinë “Maçoku i zi mbi avlli”. Poezia flet për  një maçok të dëshpëruar , të zi,  që ngrohet nën diellin e vjeshtës. Siiiiiiiiiiii, kjo qënka?Anh u dergj mbi kolltukun rrotulles, i cili nga rënia e papritur filloi të bënte rrathë në tavan. Siiiiiiiiiiiii, ka vjedhur  poezinë time?!U vesh në çartisje e sipër dhe u nis përnjëherë drejt policisë për kallzim.

Vjedhje, vjedhje, buçiste Anh. I ndante fjalën në rrokje, dhe pas çdo rrokje godiste takat në pllakat e rajonit policor. Vjedhje e padëgjuar, juri e korruptuar fund e krye. Oficeri i antikrimit  filloi të marrë kallzimin. Çfarë u vodhën?Vjershën, çfarë tjetër, shpirtin më vodhën!Edhe arka me flori të qenë nuk do isha rrënuar kaq keq!Ç`mi çakërdis sytë ashtu?S`më njeh mua?!Përse do vija, për çantën e dorës?!Kur përmendi emrin e vjedhacukes, prokurori thatim po i lëviste sytë strabikë si zaret  mbi suprinën e lojës. E kish inat famën e kësaj poete të re. Ai rri në vigjilje të zënies së krimit dhe s`ka dalë asnjëherë në gazeta. Por më pas, e kaploi një zell më i madh. Ai e dinte se vendi i tij aspironte për  hyrjen në  Evropë dhe një kusht për hapjen e negociatave të ngrira, ishte edhe lufta pa kompromis në mbrojtje të së drejtave të shkelura të autorit. Fati po i trokiste në derë, karriera po ja hidhte duart krahëqafë. Vër firmën këtu , i tha Anh dhe u nis drejt dëshmitarëve, ata që e kishin lexuar poezinë e Anh në dorëshkrim. Do i gjente edhe sikur të shkonin në fund të botës. Pasi i gjeti e i shtrydhi dëshmitaret, pasi kish edhe në origjinal poezinë eAnh, variantin e Çin Lu,  hartoi kërkesën për arrestim. .

Telefonoi diku lart. Duhej lejë e posacme të arrestonte Çin Lu. Jo vetëm për famën e saj, por edhe se poetët që jetonin tek pallatet  e Pasionit, kishin mbrojtje të veçantë , imunitet,  në gjuhën parlamentare. Mbledhja e kokave drejtuese për lejimin e arrestit u bë me alarm, ish  një nga ngutjet më të mëdha në historinë e këtij organi. Leja u dha sa hap e mbyll sytë. Tanimë kish ç`ti tregonin Evropës që po u nxinte jetën me mbrojtjen e të drejtave të autorit. Tashmë jo vetëm do hapej porta e negociatave, por edhe porta e bankave. Se nuk bëhesh njësh me Evropën me xhepin e grisur, se nuk  bëhesh bija e mbretit vetëm duke veshur një fustan të mëndafshtë, pa pasurinë që duhet të të ndjekë pas. Çin Lu gjendej në pallatin e Pasionit  kur u arrestua. Po vendoste çmimin e Johanesburgut mbi mur, kupën që një miku i vet ja kish stampuar mbi një poster gjigand. Që mos tronditej, i thanë se i Pari  i vendit  ja donte fort poezinë, se donte ta blinte librin në librarinë aty afër dhe ajo ish e lutur të vinte sa për të hedhur një autograf. Në padjallëzi,  Çin Lu i ndoqi, por sa hyri në makinë, sa makina kaloi librarinë krejt mospërfillëse, e kuptoi se diç çalonte. Më pas i bllokuan edhe dy celularët e markave më të fundit. Ndërkohe, mediat kishin dhënë lajmin e arrestimit. Titujt e bujshëm”kapet vjedhësja e shpirtit”, jepeshin me shkëndijime të ndërprera pët të kallur vëmendjen. Askush nuk fliste për vjedhje poezie sepse ishte fitorja e parë ndaj këtij lloj krimi në këtë lëm  të ri penal, dhe popullit,  jo aq i lëçitur në poezi, do i dukej lajm qesharak. Dolën edhe disa gazeta print në mbasdite, ngjarja më e pazakontë e shtypit në vend. Orët e para Çin Lu  i kaloi brenda mureve të verdha . Kish ende fuqi të lexonte. Pataksej nga gjithë kjo mesele, e urrente për vdekje Anh dhe qerren që po  ndiqte me verbëri e djallëzi përzier  udhëtimin e saj makabër. Prokuri shpalosi pretencën.  Thelbi: e pandehura  shkruan në poezinë e saj”Maçoku i zi mbi avlli/barkun ngroh nën diellin vjeshtor”, por e dimë që në mendje ka “Kaposhin çallmë kuq mbi çati”, të Anh. Indicjet na çojnë bindshëm tek dyshimi  arsyeshëm se e pandehura ja ka vjedhur fabulën poetes së famshme ,  e cila Kaposhin e pat shkruar para Maçokut të së pandehurës. Edhe pse është treguar e kujdesshme, edhe pse nuk ka vënë mbi avlli asnjë mace, dmth asnjë pulë nga poezia e Anh, kuptohet nga nënteksti poetik se macet vërtiten poshtë avllisë, dhe do ngjiten, padyshim. Kërkoj arrest në burg.

O pikë e zezë, thirri Çin Lu, o kujë që nuk po më vjen tani që duhesh!Ti more babush, (prokurori ish më i ri prej saj dhe figura letrare shkaktoi iralitet)),  ti mund të ma grabisje lirinë duke përndjekur hapat e mi pas trungjeve të pemëve, mund të hyje në odat e mia, t`i bëje lesh e li sirtarët, t`i vije pisuska përgjimi si tartabiqë edhe dyshekut të shtratit tim,   po si na hyke edhe në mendjen time, hyke  atje ku  as Zoti nuk hyn dot?!I more me natë dy dëshmitaret, i mbajte me orë në zyrat e tua të zhveshura, qëllimisht të akullta dhe valla të paskan thënë se unë “Maçokun e zi mbi avlli”,  e paskam të vjedhur. Ende pa më komunikuar  akuzën vure mediat në lëvizje të pasqyronin arrestimin tim,  i ndërseve  të më suleshin si qen të tërbuar .  Ky është dhunim gjyatës,  po,  po,  ky, me mediat në shërbim të tij i ka bërë çështjes në gjykim,  shantazh mediatik, më ka shpallur fajtore pa nisur të them asnjë fjalë, shantazh tek njerzia që të më gjykojnë  pa më dëgjuar, të më braktisin në mes të lulëzimit, shantazh tek trupi gjykues që është zverdhur dhe po i fluturojnë  edhe ato dy fije arsyetimi  nga prozhektorët e kamerave. Jo sulme personale, ndërhyri rreptë gjykatësi. Avokat, qetësoje klienten. Të më qetësojë?Posi, patjetër!Ta pëlqeu lajmin  Evropa, ju sul e pandehura sërish prokurorit, lajmin   që pushtetarët e çuan me vrap  nëpër kancelaritë e Evropës?Po Shtëpia e Bardhë, ç`u tha? E hëngrën këmborën me kashtë për  kambanë?Të paktën atë ambasadorin amerikan , mos e gënjeni, ai u cfilit për ju, plasi t`u verë në binarë, por a ndreqet dhe bëhet petë gunga e gungaçit?!Protesoj, thirri prokurori,  po e ktheh gjyqin në politikë!Po lot teatër! Ka avokat apo nuk ka?!Po,  teatër po luaj, e rrëmbeu fjalën poetesha. Ti e di fort mirë se ky është teatër, pasi pjesën e ke shkruar ti, edhe rregjinë e ke marrë përsipër, edhe aktrimin, madje edhe skenografinë, veç  një  aktrim  nga më të këqinjtë në skenën e drejtësisë!Gjyqtari e këshilloi Çin Lu përvetpërmbajtje. Ka avokat kjo apo nuk ka?mori krah prokurori duke qeshur në mënyrë gati satanike.  Po kam, dhe nga më të mirët, pa asnjë humbje!Dhe hiqe atë buzëqeshja cinike me të cilin kërkon të inkurajosh mbrojtjen.

Ti shiko qoshkën ku ke rënë, u inatos prokurori,  po na mbroke edhe avokatin! Tym e det!Në keni prova nxirrini këtu, këtu është fusha e betejes. Provat i shkoqiti mbrojtja si rruazat kur shkohen në pe. Dashke që ai,  inatin e përbrëndëshëm që i vjen  nga paçavurja jote,  ta nxjëerrë në shesh?Ti e di që ai nuk mund të shkojë përtej skuqjes së majës së veshit.  Ti e di që ai s`mund ta ngrejë zërin deri në çjerrje, nuk mund të të  hakërrohet për grackën që po më ngre. Pse kot rri ai si pa inat, si pa nerv?Pse, po të  bërtiti si unë,  që më ka zjarr barku, do ja falësh ti nesër?Ti,  fët e fët do ja  humbësh  edhe çështjet me të thjeshta, jo më ato”të nxehta ” si kjo imja që po tund dynjanë. Gjyqtari u tërhoq për të marrë vendim. Teksa pritej kthimi , Çin Lu,  i pa me krylartësi gazetarët përzier me pak doza përbuzje dhe hodhi sytë nga dritarja. Gjyqtari nuk i lëvizi asnjë presje  fjalës  dhe kërkimeve  të prokurorit.  Arrest?!ju kthye Çin Lu. Nuk të kërkova të vesh dorën në zemër se,  duket sheshit  që zemra s`do të ta  ndjejë  për shkak të dhjamit. Të kërkova të zgjoje arsyen. Por tani po kuptoj se nuk ke çfarë të zgjosh. Kush të ka topitur trurin?Kush të ka trembur kaq, buçimat e shtypit, ndonjë idhtar i Anh të ka zënë kryet me derë, qeveria të kërkon një kurban për të shkuar drejt Evropës!Më erdhka keq për ty, njeri i vockël!Dije sa nuk kam vjedhur, se poezia është e imja, se kallëzueja është e sëmurë prej famës, se ajo duhet të mbyllet në çmendinë. Dije se ky vendim do të rëndojë në ndërgjegje gjatë, si gur vreshti do të rëndojë, si erë veriu do të të zgjojë netëve…si dëborë e ngrirë do të flejë në trup.  Turp për ty!Turp për ata që të kanë vënë! I ra përsëri tavolinës me grusht, sa u hodh përpjetë dosja e avokatit dhe syzat rrëshqitën si mbi kolovajzë drejt cepave të tavolinës. Dy policka, njërë e shëndoshë dhe tjetra e dobët, personazhe të denjë nëse Olio dhe Stenlio do luheshin në versionin  femëror, i vunë prangat dhe e nxorrën nga salla.  Çin Lu , ndërkohë që prokurori mblidhte letrat, i hodhi edhe fjalët e fundit. Posi, posi, mblidhe, mblidhe kryeveprën!Dhe ta dish, ta dish mire!Ngulite ne kokë!Unë nuk jam vjedhhajdute. Po ja,  po i mbyll sytë, të të bëhet qejfi mal, po gënjej, po them se  jam fajtore!E ç`bëre ti me kryqëzimin tim?I preve kokën kuçedrës?Jo, mor dritëzi , jo!Në  Veri të vendit  ke plot buzëqumështet që kanë vjedhur një roman të tërë, e jo nga dora e zvetënuar  e një Anh, por kanë vjedhur gjeni!Edhe në Malet e Ashpra,  ke,  edhe buzë deteve. Ai i Bregut të Fildishtë vodhi një novele dhe mori nga juria pesëdhjetë mijë euoro, ai i Xhamajkës njëqind milion. E ç`fitova unë, një kupë me metal të zakonshëm dhe shkëlqim të rremë, po aq të rremë se kjo kryevepra jote!Prokurori i bëri më shënjë togës së shoqërimit të linin edhe pak. I dehuri dhe zëmëraku, janë njësoj për të nxjerrë të fshehta, mendoi. Unë e di ku dhe cilët janë, u tërsëllonte fjalëve e pandehura, por nuk ta tregoj , ja kaq ta bësh dhëmbin. Për të treguar masën, vuri gishtin tregues  në mes të gishtit të rradhës dhe masa u rrit tmerrësisht për shkak të thoit të gjatë lyer me një manikur jeshil, me dritë gati verbuese…Ëh, edhe këtë, e hodhi ajo si ftesë dueli apoteozën e fundit. Edhe emrat sikur të t`i jap, atyre s`ke ç`u bën!Apo jo?!Qafën dhe shpatullat i kanë prej korace. Plumbi apo thika jote do bjerë rikoshet mbi ty. Ahere, si një leopard dinak, mbetur pa trofe gjahu,  do sulmosh prenë më të dobët të tufës, të sikletosurën e të  këputurën nga ndonjë plagë e mëparshme, atë që me zor i hedh këmbët e ngrata. Rrjetat e tua nuk kanë këllqe për thellësita të mëdha. Rrëmo bregut  të shtiesh në tigan ndonjë peshk të alivanosur.  Në të qëlloftë ndonjë belbicë me ikra,  sille andej nga “rrethimi” e të të bëj një supë që të lëpish gishtat aq gjatë sa të ç`ngjyrosësh edhe verdhëllimat e nikotinës. 

Do fitojme në Apel, po e qetësonte avokati teksa ajo hipte ne makinën e blinduar!Ata janë më kurajozë, kur duan , nuk ju bën syri tërr. Po ku qëllloi edhe ai emisari për  zgjerimin europian sot? E di, një dy edhe për të drejten e autorit i jepte gojës. Shafran e kishte, asnjë mos falet, njësoj sikur thosh: të gjithë në gijotinë!Po ti mos ki merak, sa të qetësohen ujrat e di unë pastaj. Rasti jonë është një sajesë. Mos ki merak!E di, e di, tha ajo, refren i  njohur ngushëllues për dështimin e mbrojtes. Këta të gjyqeve,  një këmbë e kanë në këpucën e tyre dhe tjetrën në këpucën e frikës. Nuk mund të ecin ndryshe!Ata që janë njerëzorë, me kurajo të fortë, nuk më ranë për hise. Mbase i kanë hequr mënjanë me marifet. Dhe shiko, mos më thuaj më “ mos ki merak”. Më bëhët ta ngjall këtë fjalë, ta ul mbi një plloçë e ti bie me vare, hi e pluhur ta bëj, dëgjon?!Dhe ik nga dera e pasme  mos të bjenë në qafë gazetarët. Se unë te njoh tashmë, kur bie fjala për padrejtësi zgjohet bisha brenda teje. Mos prano intervista. Ja qëllon në kohën që vjen Obama, ja flet Ai për neve, dmth, autorët, edhe pse ne kemi të drejtë në çështje a nuk do shkonte gishti te plaga?Një pafajësi tani do ishte si bombë në duart e tij, edhe të  këtyre këtu, një bombë do ish edhe për duart tona. As në televizonet lokale mos shko. Nganjëhjerë, ndonjë i mefshtë, për të të prishur punë, bëhët atypëraty rrufjan i zgjuar.

Nën driten e blicave të kamerave, që për çudi Çin Lu çfaqej duke  buzëqeshur si një heroinë lufte, makina u zhduk drej rrugës që të shpinte në burgun e sigurisë më të lartë në vend. Në një moment ajo ngriti duart me pranga ,  i vuri mbi fytyrë dhe i tërboi gazetarët. Rri, që rri, u foli polickave, le të  bëj një hajmali. Ata bien përmbys për foto të tilla. Le të shtojnë tirazhin dhe le të rregullojnë financat.  Nga mënyra si se ja ngritën kurthin, nga forca e manipulimit të fakteve, metodë e përsosur e trashëguar nga sistemi i dikurshëm totalitar, Çin Lu mendonte e vetëdijshme se betejat e saj nëpër gjykata do ishin si një luftë kundër mullinjve të erës. Tanimë ajo po kuptone se Anh s`ish veçse një kleçkë e hollë në pyllin xhungël të akuzave. 

Pasioni i solli një pusullë më anën e kryegardianes. ”Mos u merakos, lexoi. Jemi me ty. Qëndro e fortë. Largoje shpirtin e ndjeshëm. Aty se njohin, do u duket si një lodër e re dhe do ta shkatërojnë. 

P. s. për katin mos e vraj mendjen. Tani për tani janë pezulluar veprimet. ” Vetëm kaq?!Mendova se do dilnin me pankarta, se do bllokonin rrugët deri në lirimin tim!Eh, si qënka kjo botë. Unë jam   në zavall si prushi , s`marr dot frymë,  se sa lirohem pak,  më venë të tjera dru përsipër. Ata rrinë afër zjarrit, ngrohen, ikin, freskohen, vijnë. Eh!Kjo jetë! I ndaka fatet si letrat e bixhozit, dikujt i çon ngahera duar me Ase,  dikujt tjetër  i jep duar-duar letrat më  të hidhura.

 Ndezi një cigare nga të dërguarat e Pasionit. I erdhi  ndër mend kënga shqiptare”Janinës ç`i panë sytë”. Edhe pse nuk e njihte gjuhën,  melodia i jepte një domethënie që i pëlqente. Nisi ta këndonte aq shtruar sa zëri  bëntë të njëjtën rrugë të qetë, të shtruar,  e të pandjeshme me fjollat e tymit.

Kinezka kishte shpresën se Internacional Poetry in World do kalonte derën e burgut dhe do e intervistonte. Të shumtat  e kish thënë gjatë seancës së arrestit dhe  po shtonte në mendje ato që i shpëtuan pa thënë ose  nuk i erdhën dot  për shkak trysnie. Po i rradhiste në fletët e mendjes, se ti jepnin stilolaps, patën   frike mos shponte ndonjë zorkë.

Dëgjo gjykatës shtoi edhe ti prokuror, degjoni të nderuar, renditi ajo. Nëse unë,  do kisha kurdisur ndonjë proçkë, nuk do vija këtu t`u shisja kripën për sheqer, dyllin për mjaltë. Në do e bëja këtë,  drita e syve të mi le të më kthehej në natë pa fund,    gjitha  ç`më nxuri goja për Ju, rënçin mbi mua! Në qofsha unë e gabuar, mortja le të më marrë!Në djall fama ime, në djall kthimi i miqve dhe adhuruesve që po më ikin nga sytë këmbët,  në djall zhubravitja që ju bë  krekosjen sime. Prapa malit shkofshin të gjitha. Në daltë e Juaja, e thërmuar nga pendimi, do marr një sitë e do tund tërë rërën e verdhë te lumenjtve e do u`a bëj prej floriri xhufkat e mantosë.

Te kampi i Pasionit pa talent, krijuesit, ndryshe nga kampi tek Pasioni i shkruesve me talent të dukshëm, kishin shkollën ta vishnin jo vetem poezinë  plot figura, por edhe fjalën në bisedat normale. Figurat letrare rëndonin si një arkëz thesari, ku antikat janë lidhur pizge mes vedit dhe zor t`i shkolitësh. Lidhur me stilin e figurave tek gjenitë, përsëri nuk di ç`të them. Ata janë aq të paktë në numur, tri a pesë në një shekull, sa nuk krijohet një habitat për studim.

Çin Lu tymosi edhe nje cigare të dytë. Dritarja e vogël e dhomëzës ishte e mbyllur, duheshin shkallë ta arrije dorezën e hapjes dhe tymi nisi të mjegullonte ajrin e paktë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora