| E marte, 05.04.2016, 03:44 PM |
Albert HABAZAJ
PARKIM PËR MAKINAT E MEDIAVE
“Na fal, o Faik Konica!...”
Dhe zuluve u vijmë anës,
I kanë tributë ca rregullsi.
Kërkokemi qiqra majë të thanës,
Media, or mik, është biznes, industri…
Ç’t’u prish ty se makinat mediatike
Parkojnë këtu dhe kështu…
E ça…, se referencë ligjore s’pyet,
Apo të hanë brinjët për dru?!...
"Ca të nënës, ca të njerkës",
Botës qytetare i biem me kokë
Dhe "qytetarllëku" ynë i tepërt,
Që njësi matëse s'i gjendet dot...
I paska pusht...eti i katërt këto...
Dhe ne s'bëjmë para, as në vendnumëro...
23. 03. 2016