E merkure, 13.11.2024, 05:55 AM (GMT)

Kulturë

Sander Gjoka: "Une dhe Redoni, rikthehemi ne grup"

E enjte, 14.08.2008, 05:48 PM


Aleksander Gjoka - Redon Makashi
Edhe pse gjate gjithe veres jane shfaqur se bashku thuajse ne te gjitha koncertet, qe kane realizuar, duket se Aleksander Gjoka dhe Redon Makashi kane menduar per nje rikthim ndryshe. Ne pamundesi per te pasur serish Elton Deden, qe tashme jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ata arrijne ne nje gjetje te ndermjetme, qe perfundon me ribashkimin e grupeve perkatese "X" dhe "Arb". Shtatori finalizon pikerisht grupin prej 6 anetaresh, qe kudo do te shfaqet me performanca live. Nderkohe, pas tre vjetesh e gjysme, Sandri eshte duke menduar per albumin e tij, qe natyrisht do te jete vetem rrok dhe bluz.

Sandri, si ka qene vera e ketij viti per ju?

Relativisht e mire, e mbushur me koncerte cdo fundjave. Se bashku me Redonin kemi qene ne Velipoje, Pogradec, Durres, Himare dhe thuajse ne te gjithe bregdetin shqiptar. Vetem ne Vlore nuk jemi ndalur, keshtu qe besoj se edhe Vloren do ta vizitojme.

Si eshte e mundur, qe edhe pas shperberjes se grupit, qe keni pasur dikur, ju dhe Redoni vazhdoni te jeni se bashku. Eshte kerkese e fansave kjo, apo nje menyre me e mire per te qene te suksesshem?

Faktikisht, edhe pa u bere "Musketieret" ne kemi kombinuar se bashku, deri sa arritem ne vendimin per te krijuar nje grup, por edhe lokalin. Me pas, Toni iku ne Amerike dhe une me Redin vazhduam, duke qene se na puqen mendimet, por edhe rryma muzikore. Eshte e vertete, qe une jam ne nota pak me te egra, megjithate perseri hyj tek pop-rroku. Me Redin kombinojme shume mire. Megjithate mund te them, qe eshte edhe nje menyre per te qene me te suksesshem, sepse ne, me kengen jetojme.

Meqe folem per "Tre musketieret", keni menduar ndonjehere mundesine, qe te riktheheni serish te tre?

Them, qe Eltoni duhet te marri nje here pasaporten e ndoshta pastaj te kthehet. Te pakten keshtu ka ndodhur me shume te tjere. Por ka mundesi, qe nga nentori une dhe Redi te jemi ne nje koncert ne Kanada, ndersa Toni do te vije nga Amerika, per t'u ribashkuar edhe nje here ne Toronto. Atje do te shenohet rikthimi yne. Por, une dhe Redi, jemi tashme duke krijuar nje tjeter grup muzikor, ketu ne Shqiperi, te mbeshtetur tek performancat live. Besoj se ne shtator gjithcka do te jete finalizuar.

Sa anetare do te kete grupi?

Jemi une dhe Redi soliste, ne kitare eshte Gent Myftaraj, ne bas Hektor Duri, ne tastiere Miron Kotani dhe ne bateri Lul Xhangolli. Kjo mund te quhet ndoshta nje shkrirje e grupeve te dikurshme, "X" dhe "Arb", duke qene se nje pjese e cunave kane qene ne keto grupe. Megjithate, ne jemi te hapur, per te pasur edhe te ftuar speciale ne grupin tone.

Cfare synoni te arrini me kete ribashkim?

Synojme te jemi nje grup profesionistesh, qe do te interpretoje hitet tona, por edhe hite boterore, neper ambiente te ndryshme dhe lokale, ku preferohet muzika jone.

Mendoni se do te jeni te konkurruar nga kengetaret femra, meqe ne nje fare menyre, muzika dhe koncertet verore po konceptohen si te tilla?

Konkurrence nga ana profesionale, jo, as qe mund te mendohet, ndersa nga ana komerciale, edhe mund ta pranojme, por kjo varet nga niveli i publikut. Ka nga ata qe kerkojne profesioniste, por ka edhe nga ata qe kerkojne kengetare te bukura, te cilat ne fakt vetem kengetare nuk jane. Pastaj te kenduarit live, eshte ai qe diferencon artistet.

Si e shikoni gjendjen e muzikes aktualisht ne Shqiperi?

Katastrofe.

Po rroku?

Nuk ka rrok. Jo se ka vdekur, por njerezit kane rendur pas komercializmit.

Besoni se mund te ndryshoje kjo situate?

Patjeter, kur te vendoset e drejta e autorit, qe eshte kusht nga Evropa. Nese vendoset ajo, do te shihet krijimtaria e vertete, sepse ketu ka shume vjedhje.

Cfare mund te themi per shijet e publikut, jane te dhene pas rrymave komerciale?

Jo te gjithe, ka edhe qe jane merzitur prej tyre. Kjo varet nga niveli intelektual apo njohurite muzikore, qe ata kane. Ka qytetare dhe njerez qe degjojne muzike te vertete, megjithese shumica anon nga ana komerciale.

Si mendoni ju, se mund te ndryshoje kjo situate?

Komercialia duhet te ekzistoje, por me kriter. E para eshte e drejta e autorit, qe duhet respektuar, se dyti eshte kritika, qe duhet te veproje. Ketu nuk mungojne kritiket, por jane me te terhequr, nderkohe qe duhet te jene pararoja dhe ta ngrene me te madhe kete fenomen. Tani thuhet, se dicka po leviz ne kete drejtim. Le te shpresojme.

Sandri u be kohe, qe nuk ju shohim te dilni me krijime te reja apo te merrni pjese ne festivale. Ka nje arsye kjo terheqje?

Une perpara tre vitesh e gjysme kam nxjerre nje album. Edhe bota kete gje praktikon, nuk mund te besh albume cdo 6 muaj apo cdo vit, sepse varet nga gjendja shpirterore, qe ti ke per te krijuar. Ka kengetare, qe bejne nga 6-7 albume dhe nuk iu mbahet mend asnje kenge. Kenga nuk eshte llac e tulla, kenga eshte frymezim dhe varet se si ndjehesh. Une tek-tuk kam bere ndonje kenge, por jo album. Pikerisht per kete po punoj tani. Nje album, qe eshte plotesisht bluz dhe rrok, megjithate deri ne daljen e tij ka ende kohe.

Dmth, nuk jane leket arsyeja, qe Sandri nuk ka bere kenge te reja, sic mund te mendohet?

Le te mendojne cfare te duan, une koncertet i kam njesoj, ndersa sa per leket jam me ate shprehjen: as kam dhe as me mbarohen. (qesh)

"Kemishat m'i hekuros komshia"

Familja eshte pika e tij e dobet, ndonese prej 10 vjetesh jetojne larg. I mungojne dy vajzat, (keshtu i quan Sandri, te bijen dhe bashkeshorten) dhe djali i tij Rei. Megjithate duket, se telefonatat e perditshme ia lehtesojne disi situaten. Pak jave me pare, Rei ndodhej ne Tirane dhe Sandri pati mundesine te kalonte disa dite ne shoqerine e tij. "Nuk e kisha imagjinuar, qe djali te bente kaq shume per mua", shprehet duke dhene pershtypjet e qendrimit se bashku. "Gjate nje jave e gjysme nuk me eshte ndare per asnje cast, duke u sjelle me mua si shok", pohon Sandri duke shtuar, se ndoshta nga shtatori do te shkeputet disa dite per te qendruar prane tyre. Kur e pyet perse ka bere nje zgjedhje te tille, ai pergjigjet: "Familja ime eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 1998, kur ketu ishte nje situate kaotike. Gruaja ka atje shume nga te afermit e vet dhe vendosem, qe ata te qendronin per hir te shkollimit te femijeve". Nderkohe, Sandrin e mban ne Shqiperi muzika, sepse, permes saj ai arrin te siguroje te ardhurat, e per me teper nese do te vendoste te bashkohej me familjen, do te detyrohej te bente ndonje pune te rendomte, si te gjithe emigrantet. Por si i duket jeta prej beqari?

Duket se tashme eshte mesuar. Ne frigoriferin e tij mund te gjesh ndonje ushqim te vogel, pikat, sepse nuk preferon te gatuaje, por ha jashte. Sa per larjen e rrobave? "Une s'po laj ne govate,- tregon duke qeshur- lavatricen di ta perdor". Nderkohe, pika e veshtire ne jetesen vetem, duket se eshte vetem hekurosja e kemishave, por fatmiresisht ato Sandri i perdor rralle. "Duke qene se jam natyre sportive nuk kam shume probleme me hekurin, ndersa sa per kemishat, te cilat i vesh rralle, ia kaloj komshise".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora