E shtune, 21.12.2024, 02:57 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Veli Dedi – hero i popullit

E merkure, 09.03.2016, 07:57 PM


Rapsodi historike :

 

Veli Dedi – hero i popullit

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

Nga Medvegja e përtej deti –

Nuk harrohet Veli Dedi !

Le n’ Dediq –  në Jabllanicë ,

N’ djep të trimave t’ shqiptarisë !

 

Më 5 Prill 1912 ,

U lind trimi i vërtetë !

Në Dediq , afër Medvegjës ,

Që shkëlqeu si drita e rrezes !

 

Në Medvegjë e në Gazdar –

Kreu shkollimin fillestar !

Në gjimnazin e Leskocit –

Ndër shkollar s’i gjendej shoqi !

 

Prindërit mburreshin me këtë evlat –

Mori rrugë për Beograd !...

Mori rrugë drejt diturisë –

N’ Fakultet t’ Makinerisë !

 

Shkoi në Shkup, Veliu i ri –

Me qëllim që t’ shkojë n’ Turqi !

Më 1932 –

Në një firmë n’ punë kishte hy !

 

Por,  një shkrim i Bedri Pejanit –

Ndërroi mendimin e Veli djalit !

Hoqi mendjen prej Turqisë –

Mori rrugën drejt Shqipërisë !

 

Në Shqipëri kishte merak –

Që të bëhej ushtarak !

Por,  për t’iu rrekur kësaj lame –

Duhej ditur gjuhën italiane !

 

Por,  Veliu nuk u dorëzua –

Shumë shpejt gjuhën e kishte mësua !

N’ Akademi ishte regjistrua –

Ëndrrën e jetës me e realizua !

 

Gjatë  qëndrimit në Shqipëri ,

Dhe studimeve në Itali ,

U  njoftua  në rrugë të mbarë –

Me shumë patriotë shqiptarë !...

 

Ndër ta ishte Bedri Pejani –

Me te mburrej gjithë  vatani !

Njohu  Rexhep Mitrovicën –

Vëlla e gjak me Azem Galicën !

 

U njoh me Emrush Miftarin –

Burrë i nderit , bir shqiptarin !

Njohu  Ibrahim Gjakovën –

Që nderonin mbarë Kosovën !

 

Njohu  Sali Vuçitërrnën –

Që urrenin tmerrin , therën !

U njoftua  me Xhemajl Kadën –

N’ histori shkruan dekadën !

 

U njoftua  me Asim Vokshin –

Nderuan Shkodrën , Taraboshin !...

U njoh me shumë trima tjerë –

Që Atdheut i bënë nderë !

 

Më 1933 –

Hyn Veliu,  n’ rrugë të re !...

Anëtarësohet  n’ Komitet t’ Mbrojtjes

Kombëtare të Kosovës !

 

Në Spanjë plasë luftë qytetare –

Veliu,  shkoi n’ bazë vullnetare !

Luftë pas lufte nëpër teren –

Më 1937 gradohet kapiten !

 

Më 1938 –

Dekorohet me gradë t’ vërtetë !

Me Urdhrin e Kavalierit  të Lirisë –

Nderohet biri i shqiptarisë !

 

Veli Dedit i shtohet ndera –

E merr titullin :”No Pasera” !

Gradë pas grade  u vendos 

Shef Operativ i Divizionit t’ Ebros !

 

Pas mbarimit të luftës n’ Spanjë –

Veli Dedi vendoset n’ Francë !

Në një kamp të përqendrimit –

Shpejt mësoi gjuhën e komunikimit !

 

Si ushtarak i rryer n’ degë  specialiste –

Shpejt inkuadrohet n’ grupet antifashiste !

Për shkathtësi , aftësi , vizione  verifikohet –

Komandant njësiti  shumë shpejt emërtohet !

 

Komandant i Forcave Çlirimtare –

Për Departamentin e Marsejës !

Për zotësi dhe për guxim –

E shpallin:”Shqiptari trim” !

 

Ai me njësi t’ vogla    betejës –

Operonte n’ rrugët e Marsejës !

I thyente njësitet  specialiste –

Forca shumë më  t’ mëdha fashiste !

 

Nën  drejtim të  tij , në sajë t’ aftësisë –

Dorëzohen 37 mijë fashistë !

Të cilët shumë  ashpër  po luftonin –

Tërë Marsejën donin  ta rrënonin !

 

Veli Dedi e dinte metodën –

Shpejt  i  bindi    të dorëzohen !

N’ bazë t’  konventave ndërkombëtare

Dhe në mënyrë profesionale !

 

Madje  në hollësi ishin  siguruar –

Njësitet  franceze që ua kishin garantuar !

Veli Dedi bukur  e  dinte  anglishten ,

Po ashtu  e fliste edhe gjermanishten ...

 

Biseda për trima , gjithmonë seç  e joshte –

Për Hasan Prishtinën, me krenari  thoshte:

“N’ jetën time , tri herë kam qëndruar gatitu –

Para shpirtit , zemrës , mendjes së tij të ndritur ...

 

Herën e parë ,  barrë e akullt m’ kaploi  shpinës –

Kur  dëgjova lajmin  për vrasjen e Hasan Prishtinës !

Herën e dytë ,  n’ letra kur i kam lexuar –

Kujtimet e tij , që  i ka lanë të  shkruar !...

 

Kishte shkruar për luftëra dhe ngjarje  gjithë fare ,

Kishte shkruar bindshëm për Kryengritjen Shqiptare –

Që ka ndodhë n’ Kosovë më 1912 ,

N’ faqe të pashlyera –  kujtim na  i la për jetë !

 

Herën e tretë, n’ vitin  1977 –

Mall e zjarr mu ngrinë anembanë në shtat !

Qëndrova gatitu si të isha ngri –

Kur eshtrat e Hasanit u sollën n’ Shqipëri”!

 

Sa të kthjellët e kishte mendjen –

Na  e ka lënë të shkruar thënien:

“Kam frikë se po vdiqa , Kosovën pa e çliruar –

S’ do t’ më  le t’ qetë  dheu , n’ amshim për të pushuar  “!

 

Gjeneralmajor Veli Dedi ,

Ndërroi jetë në Tiranë ...

Por , veprat nuk tretin –

Kujtim  që na i ka lanë !

 

Ai,  vdiq më 3 Shkurt,

T’ vitit  1995 –

N’ zemrat tona kurrë

Nuk  do  t’  ketë harresë !

 

Varrimi i gjeneralmajor Veli Dedit –

Iu bë me zakone dhe  sipas  adetit !

Me nderime t’ larta nga kreu i Atdheut –

U përcoll n’ amshim , burri  i këtij dheut !

 

Nderime të larta iu banë prej Tiranës –

Luftëtarit trim –  veteran i Spanjës !

Dhe si komandant n’ operacionet e çlirimit ,

T’ Departamentit t’ Marsejit , n’ frontet e luftimit !...

 

Si ushtarak besnik i kombit shqiptar –

N’ Rreth  të Bajram Currit, gjithmonë prijatar !

Si deputet shumëvjeçar me punë dhe fitore –

Varrim  me nderime të larta  shtetërore !

 

Për meritat e mbarë truallit  dhe  rruzullit 

Në Shqipëri është shpallë  Hero i Popullit !

Për ty,  faqe t’ arta do t’ shkruaj  historia –

S’ të harron Kosova,    nderon  Shqipëria !

 

Gjilan, më 25.02.2016.  Demir Krasniqi



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora