E diele, 22.12.2024, 01:06 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Ministri Ditmir Bushati në OKB

E diele, 06.03.2016, 10:01 AM


Nga takimet e ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë në OKB

Nga Kozeta Zylo

Ministri i punëve të jashtme të Republikes së Shqipërisë zt. Ditmir Bushati mori pjesë në 50 vjetorin e krijimit të programeve të zhvillimit të OKB-s me seli pranë OKB-se në Manhattan. UNDP-ja u krijua pesëdhjetë vjet më parë, më 1966, si nevojë e ngutshme për të ndryshuar botën, dhe për të ulur varfërinë, pasi një në çdo tre njerëz në mbarë botën ishte duke jetuar në varfëri . Për të ndryshuar këtë sfond u krijua Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, UNDP.  Qysh atëhere, UNDP-ja ka qenë një udhëheqse për të punuar për një botë më të drejtë dhe të begatë për të gjithë. Ata kane punuar me qeveritë, shoqëritë civile, sektorin privat etj.  Numri i njerëzve në varfëri është ulur ndjeshëm në rreth një në tetë.  UNDP-ja është krenare që ka punuar me shumë partnerë ne 70 vende te botës përfshi dhe vendin tonë amë Shqipërinë.

Z.Bushati shprehet në rrjetin social se u takua me administratoren e UNDP-s znj.Helen Clark.  Ata diskutuan mbi punën e UNDP-s në Shqipëri si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të gjerë për zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së.  Minsitri i Punëve të Jashtme z.Ditmir Bushati u takua me përfaqsues të shkollave shqipe njëherazi dhe anëtarë të Bordit të Festivalit të shkollave shqipe në Diaspore si dhe me shqiptarë që punojnë në Kombet e Bashkuara. Takimi u bë në mjediset brenda Kombeve të Bashkuara organizuar nga Misioni i Përhershëm në OKB. Në këtë takim ishte dhe z.Adrian Neritani, ish ambasador në Kombet e Bashkuara, avokat dhe anëtar i Nju Jork City Bar Association, znj.Irena Dai Konsulle e Shqipërisë në New York, Halil Mula gazetar i TV 21 etj.

Zt. Qemal Zylo, themelues dhe drejtues i shkollës Shqipe "Alba Life" që operon në tri lagje të rëndësishme të Nju Jorkut, në bisedë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë z.Ditmir Bushati foli rreth domosdoshmërisë së mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët në Diasporë si dhe për punën që po bën stafi dhe gjithë mësuesit e shkollës shqipe për t'ju mësuar fëmijëve gjuhën amtare.  Ai foli dhe për vështirësitë e shumta që hasen për të pajisur nxënësit me libra shqip, me abetaren pasi gjithmonë i sjellin me mund nga Shqipëria.  Në këtë takim ishin të ftuar gjithashtu dhe shkolla shqipe në Nju Xhersi të përfaqsuar nga z.Nebi Kaba n/kryetar i shoqatës shqiptaro amerikane në Nju Xhersi dhe z.Urim Shabani përgjegjes për shkollën shqipe.  Në bisedën me z.Ditmir Bushati z.Kaba foli për punën e palodhur të mësuesve, prindërve dhe nxënësve si dhe përkushtimin e tyre ndaj fëmijëve që lindin jashtë Atdheut të cilët e kanë domosdoshmëri për të mësuar gjuhën shqipe.  Ndërkohë u fol për dy festivalet e shkollave shqipe që janë organizuar me plot sukses dhe profesionalisht në New York si dhe përgatitjen që po behet për festivalin e tretë të shkollave shqipe në fund të Majit.

Për festivalin e tretë foli organizatori i këtij festivali z.Qemal Zylo i cili tha se janë marrë të gjitha masat për ta vazhduar me sukses si dy vite më parë.  Kujtojmë këtu se ideatori i festivalit të shkollave shqipe ka qenë ish Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York z.Bekim Sejdiu, të cilin e kujtojmë gjithmonë me respekt.  Z.Zylo e ftoi ministrin e pune te jashtme z.Bushati për të marrë pjesë në këtë festival, i cili do të mbahet ne Staten Island, ne teatrin...., nje vend tejet modern dhe i pajisur me aparaturat nga më të fundit. Z.Bushati shprehu mirënjohjen e pakufishme për shkollat shqipe dhe ndërkohe dha konfirmimin për pjesëmarrjen e tij në këtë Festival, një ngjarje e madhe kulturore në Diasporë.

(23 shkurt, 2016; Staten Island, New York



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora