E enjte, 21.11.2024, 06:00 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Dr. Musa Ahmeti hulumtues i pasionuar

E hene, 11.08.2008, 05:51 PM


Dr. Musa Ahemti
Dr. Musa Ahmeti hulumtues i pasionuar

/Pse e vranë Milan von Shuflajn (I-II), gazeta LAJM e datës 10 maj-17 maj 2008/

 

Nga Kadri Mani

“PASOJAT E MANIPULIMIT ME MITE

Mosdurimi mbase është paragjykim gjenetik, që e përcjell popullin serb me shekuj, por kjo çështje do trajtim të thellë, kërkon argumentim më të thellë historik, si diçka që përsëritet shpesh, por edhe trajtim psikologjik, politik dhe etik.- Në shumë vepra historike, publicistike dhe kishtare pasqyrohen jo vetëm krekosja naive, por edhe synimet e orekset glorifikuese për vete si popull qiellor, i veçantë.- Në të gjitha këto vepra shprehet lakmia grabitqare dhe propaganda mizore e oligarkisë serbomadhe.”[1]

Dr. Musa Ahemi hulumtues i pasionuar, iu hyri arkivave me dashuri e seriozitet të njeriut dhe të shkencëtarit, që duke e zhvilluar albanologjinë dhe historinë kombëtare shqiptare, t’ia lajë një pjesë të borxhit Albanologut e Historianit, si dhe vendit (vendlindjes) së tij të dashur-Kroacisë të Dr. Milan Shuflajt.

Kundërshtarët e shumtë të Dr. Musa Ahmetit, do t’i skërmitin dhëmbët, tamam si minjtë e kapur në çark: “S’ka mundësi, si ka mundësi!? Ne jemi mësuar me Formulën e Pagëzimit, Fjalorin e Arnold von Harfit... e tash përnjëherë kjo përmbysje!?...”- do të na përrallisnin kush më but e kush më ashpër, ama një varg e vistër i gjatë, shkencëtarësh që shpifin njëritjetrin, thuajse nuk na kanë mjaftuar deri më sot kundërshtarët  dhe armiqtë e jashtëm!?!

“Historia e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me një aftësi të jashtëzakonshme regjenerues, e cila paraqet thelbin autentik të historisë së Ballkanit në përgjithësi, e asaj shqiptare në veçanti.”- konstaton Dr. Musa Ahemti, dhe pa u lëshua në polemikë me askënd, shemb përtokë shumë sharlatanë e keqdashës të popullit shqiptar dhe të gjuhës e të historisë së tij, të jashtëm e të brendshëm.

“Sipas disa informacioneve të fundit, opusi krijues i Shifllajt, duke llogaritur gjithçka që ka botuar gjatë kohës që ishte gjallë, arrin në më shumë se tremijë zëra bibliografikë.”- konstaton Dr. Musa Ahmeti.

Me angazhimet serioze të Dr. Milan Shufflajt, Zagrebi po bëhej qendër e studimeve historike-albanologjike, dhe këtë kthesë nuk mund ta lejonte Beogradi i zi.

“Sipas disa të dhënave më të reja, të zbuluara në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, dr. Milan Shuflaj është njëri ndër shkencëtarët e rrallë në botë që është vëzhguar në çdo hap nga policia, e jo vetëm ai, por edhe personat me të cilët kontaktonte, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe të gjerë.”- konstaton hulumtuesi dhe njohësi më i mirë i Shuflajt, Dr. Musa Ahmeti.

Në varganin e gjatë të elementëve turbullues, për fat të keq u gjet edhe Mero Baze!

 

 

 

Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Mero Baze
E martë, 29-04-2008, 06:51pm (GMT+1)

 Ju, zotni Mero Baze, duhet të sqaroheni për artikullin e botuar te “TEMA”?!?

"Sot, në gazetën Tema, që botohet në Tiranë, datë 27 prill 2008, viti VII, nr. 2342, f. 26, 27 dhe 28, është botuar ne shkrim me titull: "Zbulimet nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, kush e vrau Milan Shuflaj?"

Dr. Musa Ahmeti

 

Pra, kanë kaluar mbi tre muaj dhe zotni Mero Baze, për të cilin kemi menduar se angazhohet për drejtësi, nuk u sqarua dhe në mënyrë kaq të vrazhdë e kaq të poshtër na la var neve dhe opinionin, pa e mësuar të vërtetën se cili qe ai falsifikator në varganin e falsifikatorëve e të institucioneve të molepsura, që edhe neve tentojnë të na marrin me vete në llumin e ndyrësirave të veta!?!

Zotni Mero Baze mund të hesht edhe më tutje, por edhe ne do të insistojmë vijimisht dhe me sharje edhe më të trasha, sipas thënies: sipas derrit, sëpata!



[1] Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1997, f. 10.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora