Mendime
Abdullah Prapashtica: Mitrovica Bërrçko apo Serbernicë
E hene, 11.08.2008, 04:38 PM
Mitrovica Bërrçko apo Serbernicë
BRUKSELI PËRMES PETRIQIT DON TË E BËN MITROVICËN SI SREBERNCËN
Nga Abdullah Prapashtica
Nga deklaratat e kreut të UNMIK-ut për të e krijuar një policie etnike serbe që e financon UNMIK-u (& Serbia) dhe nga deklarata Petriqit që Mitrovica të shndërrohet në Bërrçko, shihet se BE edhe EULEKS-i kanë për qëllim që Mitrovicën të e shndërron në Serbernicë e me këtë veriun e Kosovës në “republika serbska”. Po shihet çart se UNMIK-u dhe BE derisa në njërën anë po kërkon nga shqiptarët të jenë “multietnik” në anën tjetër po punojnë në ndarjen dhe në krijimin e kolonive një etnike serbe. Këto janë rezultatet praktike të planin të Ahtisarit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti me kohë i kanë bërë paralajmërimet për këto synime, por institucionet aktuale nuk i kanë përfill ato! Tani vjen propozimi i Petriqit dhe ky është një skenar për një luftë të re në Kosovë. Sepse pa një masakër si në Serberincë nuk ka mundësi që as Mitrovica dhe as veriu të ndahen nga Kosova. Megjithatë, BE me Pl! anin e Ahtisarit po tregon se është e vendosur që të i përkrah dhe të e shpërblejn Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë në politikën e tyre agresiv e antishqiptare me motivacione fundamentaliste konservative fetare.
Prandaj, përkundrejt se qarqet zyrtare shqiptare po betohen se janë për paqe e miqësi edhe me Serbinë, Serbia po përgatitet të e mbush lumin Ibër me gjakun e shqiptarëve me mbështetjet e Solanës, Ahtisarit e Petriqit për ti vendos sa ma thellë në tokat shqiptare kufijtë e ri ndërkombëtar të Serbisë në vend se ata kufij të kthehen në vinë Ushqe-Nish ose në kufijtë real të Serbisë të pashallëkut të Beogradit.
Këto qarqe po bëjnë përpjekje, që në kohën derisa Republika e Kosovës qeveriset akoma nga institucionet e përkohshme në varësi të jashtme, të e shfrytëzon këtë kohë që të bën koncesione të reja në favorin e Serbisë. Institucionet e përkohshme të Kosovës pa vetëdije apo me te po i kontribuon realizimit të këtyre planeve edhe me miratimin e akteve juridike shtetërore të imponuara nga Brukseli edhe me zvarritjen e zgjedhjeve të reja të cilat do të sjellin një qeveri me mandat dhe me kompetenca të rregullta të mbështetur nga popullit i vet!
Duke pas para sysh gjendjen në të cilën xhindet vendi, nga Presidenti, Parlamenti dhe Kryeministri, menjëherë pas 17 Shkurtit 2008, së pari do të duhej ti epej rëndësi emërimit të kuadrove energjike e të pa kompromise në raport me respektimin e parimeve të ndërtimit të shtetit. Do të duhej të emërohej Sekretari i Shtetit për Siguri Kombëtare në varësin e të cilit do të ishin edhe Ministrit i Mbrojtjes, Komandantin e Ushtrisë, pastaj Ministri e Brendshëm e Komandanti i Policisë si dhe Drejtori i Shërbimit të Zbulimit, të cilët së bashku do të merreshin me sigurinë e sovranitetit të tërësisë territoriale të vendit dhe të sigurisë së brendshme duke i përfillë vetëm interesat kombëtare dhe normat që dalin nga e Drejta Ndërkombëtare. Por, si dihet puna e nevojshme dhe emërimi i për këto detyra po zvarritet në pa fund.
Institucionet si Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria e par pas shpalljes së pavarësisë do të duhej ti kishte në përbërjen e vet ato kuadro që në pavarësinë e këti vendi e kanë investuar tërë jetën e vet, që me vendosmërinë, me përvojën dhe përgatitjet e veta profesionale do të dinin të i përmbushnin detyrat e veta dhe që në radhë të par e vejnë interesin e vendit e jo interesin personal. Këto institucione duhet të lirohen nga pjesëmarrësit direkt dhe indirekt të ish regjimit jugosllav në Kosovë. Sepse ata dhe imituesit e ri të tyre do të bëjnë përpjekje qe sundimi i huaj, qoftë ai i OKB, i BE apo i kujtdo qoftë tjetër, të vazhdoi të jetë prezent në vendin tone sepse ajo është garancia për të mos dhanë përgjegjësi për krimet aktuale apo nga e kuluarja e vet ndaj popullit e ndaj vendit të vet.
Mu për këto arsye para do kohe propozova publikisht rizgjedhjen e Azem Sylës për Ministër të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës me shpresë se rizgjedhja e ti do të kthente procesin e pavarësisë në binarët kryesor. Unë i uroj detyrën Ministrit të ri Mujota dhe gjithë atyre kuadrove që i takon krahut kombëtar brenda këtyre institucioneve për periudhën e përkohshme të kësaj qeverie dhe shpresoj se në mandatin e ardhshëm të qeverisë së rregullt do të korrigjohet kjo përbërje nga ata që aty nuk e kanë vendin dhe qe në vend të tyre të vinë ata që do të vazhdojnë ti rrinë besnik kauzës kombëtare. E them kate sepse Presidenca, Parlamneti e Qeveria e par e Republikës së Kosovës do të duhej të kishin në krye Adem Demaqin dhe për deputet e ministra gjitha ata ish të burgosur apo mërgimtar politikë e luftëtar të UÇK e që e investuan jetën e vet për çlirimin e vendit, pavarësisht se a janë jashtë partive dhe apo se c! ilës parti i takojnë, e jo të vinë njerëz që ma së paku e kanë vendin aty .
E them këtë se pse kjo gjendje është akoma e jashtëzakonshme dhe ajo nuk duron kuadro të komprimituar, të korruptuar, të pa përvojë dhe aq më pak kuadro të pa kurriz që përkulen përpara gjithkujt për të ruajtur do privilegje personale, si janë ata që kanë qenë pjese e ish regjimit titist dhe disa nxënës të ri të tillë, që tani ka hyrë në strukturat aktuale. Ky qëndrim i tyre labil është shkak pse Petriqi guxon me dal me tezat për Brrqkon. Ky qëndrim i tyre është shkak se Brukseli na imponon falsifikimin e identiteti ton, kushtetutën e ligjet dhe flamurin e himn e Ahtisarit! Ky qëndrim është shkak pse BE po përgatit subvencione e plane që Kosova të bëhet DEPONI E MBETURINAVE HELEMUESE të Evropës si ato që janë vendosur në Shupkovc! Pra, fatkeqësia nuk ka mbaruar këtu por ajo do të bëhet edhe më madhe nëse në krye të vendit vazhdojnë të jenë këta njerëz të pa përgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm!
Jam plotësisht i bindur se shumica absolute e përbërjes së presidencës, të parlamentit dhe të qeverisë edhe vet janë për bashkimin e kombit ton brenda një shteti, por atyre ju mungon besimi edhe ndaj vetes edhe ndaj popullit të vet, prandaj vazhdimisht ju nënshtrohen presioneve dhe pranojnë kompromise e lëshojnë pe para shantazheve të forcave të huaja. Kjo ndodh sepse ata nuk kanë as dije e plane dhe as energji që të mobilizojnë, rirreshtojnë dhe angazhojnë fuqitë dhe resurset e brendshme për ecjen e vendit përpara. Por, ata krejtësisht të relaksuar e pasiv presin asistencën e jashtme e cila vërtet arrin të e korrupton një grusht drejtuesish por që kurrë nuk mundet as që dëshiron të e nxjerr një vend nga kriza dhe të i siguron ati zhvillim e përparim!
Për këtë flet fakti se Fuqitë e vjetra të Evropës kanë pas kolonit të veta që i kanë sunduar me shekuj në të gjitha kontinentet, por atje nuk kanë investuar as një metalik për zhvillimin e tyre por kanë bë vetëm aq investime sa ka qen e domosdoshme për transportin e mallrave që i kanë plaçkitur nga ato koloni dhe në bazë të cilave këto vende kanë krijuar zhvillimin e mirëqenien e vet me të cilën ata krenohen para tjerëve.
Është në interes të Presidencës, të Parlamentit dhe të Qeverisë që ti ndalin tëra proceset e zbatimit të Planit të Ahtisarit dhe të koncentrohen që sa më shpejt të organizohen zgjedhjet e reja nga të cilat do të dalin institucione kurrizore të cilave Petriqët e Ahtisaroviqët e tj. nuk do të kenë më hapësirë të ju parashtrojnë propozime të tilla destruktive që e zhytin vendin tonë në kriza të pa fund dhe në përçarje të brendshme! Kjo do të e ruante edhe unitetin brenda kombit edhe integritetin e tërë atyre që marrin pjesë në institucioneve të tanishme. Ne si popull duhet ti kthehemi vetvetes dhe njeri tjetrit sepse vetëm të bashkuar kemi mundësi ti dalim nga këto rrugë të errëta të Petriqve e maskarenjve tjerë të rruzullimit!
Prandaj, e shohë të rrugës që pas propozimit të Petriqit të merret një iniciativë për krijimin e një Asambleje Kombëtare Shqiptare ku (pa pakicat kombëtare) do të uleshin bashkë që nga Albin Kurti e deri te Hashim Thaqi që të shqyrtojnë gjendjen e sigurisë dhe të hartojnë plane për garantimin e saj me theks të veçanet në veriun e Mitrovicës dhe në kolonit tjera të banuara me serb që nuk e njohin sovranitetin e Republikës së Kosovës. E them këtë sepse polarizimet nuk i bien dobi askujt por vetëm fatkeqësi të gjithëve dhe dobi për armiqtë e kombit ton!
Pasi që po kalojnë 10 vite pas lufte dhe kjo pakicë kololniste serbe po vazhdon të qëndron në pozicionet e Millosheviqit e të Sheshelit edhe pas qindra thirrjeve paqësore e miqësore që ata të e njohin realitetin e ri në Kosovës, koha është që ata ose të hjekin dorë nga kjo rrugë menjëherë ose të ballafaqohen me një opsion energjik të Republikës spi Kosovës! Kjo do të ishte edhe përgjigjja më e mire edhe për Petriqët!