| E diele, 28.02.2016, 08:23 AM |
Adem Demaçi, hero i përmasave botrore!
Nga Sylë Arifi
Adem Demaçi, emblema e Shqiptarizmës. Ishte Njeriu që as burgosja e mbi 28 viteve nuk e dorzoi, por u shendrrua në Platformë kombëtare për të gjithë Shqiptarët.
Adem Demaqi, simbol i guximit, i liris dhe i bashkimit kombëtar. Baca Adem, për Shqiptarët ka qenë alfa dhe omega se si duhet dashur dhe sakrifikuar për atdheun. Pra, ay ka qenë personifikim i atdhedashurisë, dhe emblema e Shqiptarizmës. Adem Demaçin Institucion moral, për Popullin e vetë dhe më gjerë. Gjithashtu,Institucjoni Demaqi ka qenë jo vetëm ide por edhe proqes se si duhet atdheu. Demaçi shkrimtar veprimtar,i burgosur politik, ideolog, disident me permasa kombëtare dhe nderkombëtare, indentifikim si njeriu i pathyshëm në rrugën e tij me plotë sakrifica.
Burgosja e Demaqit nuk ishte vetëm skem e skenareve udbeske, por edhe e elitës shqipfolse në sistemin sllavo-komunist.
Pra, Baca Adem, shpeshherë ishte edhe i kontestuar, nga ata që ishin në lidhjen me pushtetet, apo hyzmeqar të tyre dhe sigurisht ishin pjesa e nji rreshtimi intelektuale dhe politik, që e banin argatin e deqit. Pra, baca sidoqoft e përfaqeson njeriun e madh të botës Shqiptare, kishte deshir dhe vullnet ti fali, mekataret dhe gabimet e ketyre pseudo kombëtarve, në përiudha të ndryshme. Pra, ai është personalitetit shum dimezional që rrall popuj mund ta kishin.
Institucjoni Demaqi histori politike dhe ushtarake për Shqiptarët
Qendrimi i këti tribuni, para, gjatë dhe pas luftës qlirimtare që e bëri UQK-ja, thoshte se ishte ëndrra e shqiptarëve për çlirim dhe bashkimi kombëtar. Shtonte vazhdimisht se populli i yn duhet të angazhohej duke punuar në përgaditjën jo vetëm politike, por edhe ushtarake në fillim të mbara për të realizuar luftën qlirimtare kundër pushtuesit dhe argatve të tyre deri në qlirimin e Kosovës. Pra, pa dyshim na thoshte se neve si popull duhet të bajmë politik aktive dinamike dhe të guximshme për ta ndimuar veten ton si Shqiptar. Vazhdimisht e kritikonte politikën pacifiste dhe nihiliste të një pjese politike që nuk e përkrahu UÇK-në. Zatën, shum ashpër, korrekt dhe fuqishëm i kundershtonte ata që predikonin durim dhe pritje të pafund dhe mosflijim për atdhen ton të dashur deri në qlirim.
Institucionit Demaqi, përfaqesues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Prishtinë, ishte një ndër autorietet më të vlersuara jo vetëm mbrenda kombëtare por edhe nderkombëtare. ishte Sakrifica, vuajtjet dhe përpjekje titanike vazhduse, që pa dyshim e ndimoi fuqishëm qlirimin e kosovës dhe formimin e Shtetit të Kosovës. Pra, ishin kontributet historike, të njerzve të mëdhaj të historis Shqiptare. Demaqi, ishte si vlerë më madhë për UQK-n, dhe luftën e sajë qlirimtare. Prandaj, Demaqi thoshte vazhdimisht se populli yn duhet të mbeshtet në forcat e veta, se vetem të këtillë do të na përkrahin dhe mbeshtesin bota nderkombëtare demokratike. Se vetëm popujtë e vendosur e të guximshëm vlersohen dhe marrin mbeshtetjën e vemendjën nderkombëtare duke na dhan përkrahjën të gjithanshme.
Baca,Adem kuptohej vazhdushëm si platformë politike, ushtararake dhe kombëtare për qlirimin e Kosovës dhe bashkimin e Shqiptarve. Vazhdimisht, Baca thoshte se Shqiptarët nuk i mbajnë-duroin vuajtjet e gjata në robëri, dhe luftën e drejtë për pavarësi të Kosovës, një dit do na shperblj Zoti dhe historia.
Kush ishin “armiqet” e Fenomenit Demaqi
Adem Demaçi dhe brezi i tij, kan kujtimet e hidhura e të paharrueshme të poshtërimeve, persekutimeve dhe ekzekutimeve të shumta, politike dhe kombëtare që i kan përjetuar nga regjimi serb dhe argatët e tyre.
Mbi 28 vite burgu të rëndë, dhe vazhdues i denjët për Shqiptarët si frymëzues i mobilizimit për atdheun. Baca ynë, thoshte se forca jon është vetëm unitet dhe bashkim, pamvarsisht ideve, feve, idelogjive por gjithmon të bashkuar në idealin kombëtar. Pra, baca e tejkalonte veten për hir të interest madhor, duke falur mekatët dhe ua shtrinte dorën ish pushtetarëve, gjykatësve e ish prokurorëve duke keruar angazhim të përbashkët në kauzën e përbashkët të lirisë, njerzore, dhe kombëtare.
Padyshim, se të
burgosurit politikë shqiptarë, të cilët ishin vazhdimisht objekt presioni të
egër shovinist, nga sistemi sllavo komunist dhe eksponentë shqipfolës të UDB-së
famëkeqe me argatë të paguar të aparatit shtetëror. Megjithatë, Baca, ishte për
pajtimit njerëzor luftarak e kombëtar, për bashkim në frontin e qëndresës dhe
luftës qlirimtare të UQK-s, kundër regjimit gjenocidal të Millosheviçit.
Baca, Nder i Kombit, Hero i Kosovës, qmimin
Saharov nga Emisjoni Evropian i Paqes, përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare,
i veshur me xhamadan trimërie e kurorë lavdie, e të gjitha keto në emër kontributeve
për Atdheun dhe lirin univerzale për të gjithë popujt e Botës demokratike.
Demaçi dhe populli i yn liridashës, u bënë një, Figura dhe personaliteti i tij u mishërua me paqën dhe progresin për qdo lëvizje aktive progresive në avancim të proceseve politike ndër shqiptare. Për Demaçin është shkruar gjithçka, si një histori e gjallë.
Është fati për populli shqiptar ta ketë në gjirin e vet një burrë kaq të madh si Adem Demaçi dhe njeri i kalibrit të përmasave botëror, që çdo shtet do ta kishte lakmi. Vlera dhe madhështia e figurave të përmasave shekullore si Adem Demaçi fillon të shpërfaqet dhe të vlerësohet shumë vite më vonë, pas shumë gjeneratave.
Mjerisht, figura emblematike e Adem Demaçit, nuk është kuptuar sa duhet dhe nuk i është dhënë vendi i merituar në shoqërinë shqiptare. Ka patur fushata më të ndyshme që emri i tij dhe veprimtaria kombëtare të i mohohet gjithnjë sipas interesave të konjukturave të politikës ditore. Kombëtari i madh e burrështetasi i pazëvendësueshëm asnjëherë nuk i është dhënë vendi i merituar në shoqërinë e pasluftës në Kosovë. as në politikë, as në institucione, as në kulturë, askund tjetër. Prandaj, fjalët e mira dhe të mëdhaja nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk shoqërohen me vepra konkrete. Por, fushatat e orkestruara nga pjesa titiste që e urrente vazhdimisht paraqitejë si pengesa jo vetëm politike por dhe Shtetrore për figurën e keti tribuni historik për kombin ton.
Realisht, Adem Demaçit asnjëherë nuk është zgjedhur në institucionet shtetërore të Kosovës, sepse fryma pacifiste nuk e deshironte. Nuk do të kishte gjë më të mirë, as nderë më të madh për popullin e Kosovës, që Adem Demaçi të ishte për disa mandate rresht president i shtetit të Kosovës. Cili është ai person që e meritonte më shumë se Baca Adem, të jetë në krye të vendit.
Kjo dëshmon se Adem Demaçin dikush, apo të gjithë së bashku, kanë dashur ta mbajnë larg institucioneve. Kjo për arsye se filozofia politike e Demaçit gjithnjë ka qenë ndesh me kuislingët, pastaj me filozofinë e nënshtrimit dhe tash së fundmi me politikën e vasalitetit dhe të injorancës të cilat i kanë sjellë dëme të mëdha Kosovës. Për këto dhe arsye të tjera meskine, gjithnjë kan bërë përpjekje që kjo figurë kolosale e botës shqiptare dhe botës së njeriut në përgjithësi, të mbetet një figurë e izoluar, dhe e zbehet për kalkulime politike. Nuk janë të pakta rastet kur njeriu i shekullit tonë, Adem Demaçi, nga injorantë të ndryshëm, natyrisht të nxitur nga klanet politike udbeske kanë folur e shkruar kundër këtij personaliteti kombëtar.
Adem Demaçi është njeri me inteligjencë të rrallë, vetëdije të lartë politike, kombëtare, dhe guxim të madhë për t’u përballur me të gjitha rrethanat dhe sfidat më të gjithashme. Adem Demaçi i kalon përmasat e një figure të kompletuar kombëtare, duke u bërë kështu simbol i mbarë njerëzimit dhe civilizimit botror. Filozofia politike e bacës është dashuria për liri, barazi, paqe e mirëkuptim në mes të njerëzve. Vazhdimisht ka luftuar e sakrifikuar tërë jetën për lirinë e popullit shqiptar. Demaçi e çmon njëkohësisht edhe lirinë e secilit popull në vendin e vet.
Ja pra po i mbush baca të 80 vjetet, dhe që nga çlirimi i vendit institucionet shtetërore nuk e kanë kryer obligimin ndaj Adem Demaçit. Një rrogë mesatare, një xhip në shërbim për të lëvizur Baca ishin minimale që Institucjoni i qeveris ia kishte mundesuar që disa vite, pra tribunit që i ka mbajtur shumë vite burg të rëndë në kazamatet ish-jugosllavisë.
Si ka mundësi që simbolit të rezistencës shqiptare, të mos i ofrohet ndoni nga tri postet shtetrore në Kosovë.
Adem Demaçi e meritonte të ishte President i par i Shtetit të Kosovës!
Pse duhet të jetë baca Adem president i parë i Shtetit të Kosovës. Baca Adem sinonim i levizjës nacionale, ideator për lirin dhe mëvetsin e Popullit Shqiptar, metafor e liris për të gjithë popujt që thirren në luftën e drejtë për çlirim dhe bashkim. Demaçi është institucjon moral, kombëtar, dhe sistem i veprimi politik për qellime fisnike për ta ndertuar lirin e Popullit të vetë. Baca tani më si nocjon i veqant, amblem nacionale që i kalon permasat e njeriut të zakonshem sepse me emrin e tijë eshtë i lidhur e gjithë historija e levizjës kombëtare të Shqiptarve në ish jugosllavi që nga vitet e 56 e deri me sot.
Prandaj, ai eshtë histori në vete për levizjën ton nacionale për qlirim dhe bashkim komëtar. Pra, Demaçi shkrimtar, i burgosur politik, disident me guximin e tijë politik dhe fizik i vlersuar edhe nga nivele nderkombëtare. Ishte nderuar me qmimin “Saharov” nga Kshilli i Evropës, për liri dhe të drejta njerzore. Ishte kurreshtar i mendimit të lir intelektual i deshmuar, veprimtar i guximshem duke e kundershtuar politkën ekspanzioniste Jugosllave ndaj popullit Shqiptar. Vazhdonte aktivitetin atdhetar me vite duke luftuar për të drejtat e lirit e popullit Shqiptar në keto hapsira ballkanike.
Madheshtia e tijë, ishte e dalluar jo vetem në permasa shpirtore por dhe politike duke i falur edhe ata mekatar që kishin gisht në denoncime për angazhimet e tija patriotike. Me tu liruar nga vujtja e denimeve, mbajti qendrim burrnor ndaj atyre shtresave pushtetare të asajë kohe. Pra, nuk kishte urrejtje ndaj atyre që e kishin denoncuar me lloilloi shpifjesh dhe akuzash deri në anatemim për 28 vite. I burgosur disa here nëpër kazamatet e burgjeve tmerruse dhe vdekjepruse në ish Jugosllavi, me trajtime të posaqme penalo-juridike.Qendrimi i tijë aq i gjatë nëpër burgje fare nuk ia kishte nderruan qendrimin e tijë ndaj popullit dhe të drejtës së Shqiptarve për qlirim dhe bashkim kombëtar.
Sot, eshtë tmerr të mendosh si individ se grupe të caktuara intelektual e politike nuk e kan kuptuar punen, veprimtarin dhe disidencen e z.Demaqi drejtë dhe sakt. Një pjesë e shtreses shoqerore dhe pushtetare e asaj kohe mund të “arsyetohet”për shkak të ambicjeve të tyre karjeriste duke qen thell të bindur në sistemin e ish Jugosllavis, por sot para, gjatë dhe pas luftës qlirimtare vazhdoin me skema te vjetra kunder kesajë kedegorie të veprimtarve që me plotë sakrifica ishin deshmuar kunder shtypjës dhe padrejtsive që po i përjetonte populli Shqiptar në keto hapsira. Ishte kohë kur për një fjalë, bindje, ideje, kundershtimi ndaj sistemit ekzistues, psonte njeriu, familja, dhe farefisi me masa më të ndryshme jo vetem politike me diferencime, bojkotime popullore por dhe me nenshtrime të trajtimeve policore, burgosje deri në vrasje. Por, baca mbetej sinonim i liris dhe qëndresës kolektive për shpëtim të Shqiptare nga terrori pushtetar i asaj kohe.
Baca në mosh të re studentore i etshëm për dije si të gjithë moshataret e shkruajti libërin e parë “Gjarpinjtë e gjakut” që bani bujë të madhe tek Popull Shqipta në gjith hapsiren etnike. Ky libër shperndahej ne msheftesi të thell duke u percjellur dor me dor për lexim. Demaçi, është personifikim i atdhedashurisë, është emblema e rezistencës popullore. Ishte njeri nga vlersuesit më kritik të politikberjës nga klasa politike dhe institucionale e dalur nga disa legjislaturat e pas luftës qlirimtare. Isht shprehur disa here me mos pajtim në rrugen e zgjedhur të durimit, mashtrimit dhe iluzjoneve të shkaktuara tek populli i Kosovës se pamvarsija do të na vije si dhurat, dhe do të ndertohej vetvetiu. ishte i atakuar kryesishtë nga rreshtimi pacifist dhe një pjesë e shoqeris civile të ashtuqujtur politikan të moderuar.
Baca ishte angazhuar në mbeshtetje të vazhdimit të luftës qlirimtare dhe nuk pajtohej me vendimet e ekipit të kosovës për koncezione në konferencen e Rambujes, isht kunder demilitarizimit të UQK-s, nga pozitat e zedhensit politik të UQK-s në Prishtinë. Pra baca vazhdimisht punonte që të mbrohet diniteti i jon nacional, sepse me servilizem dhe politika nihiliste nuk mund ta fitoim perkrahjen e qendrave vendose nderkombëtare. Veshtrime kritike baca vazhdon të mbaj edhe sot, me sygjerime që klasa institucionale ta ngrisin përgjegjesin politike, instutucionale dhe kombëtare, duke u shkeputur nga e kaluara pansllaviste-komuniste. Kerkonte ndryshime të gjendjës ekzistuse për ta bindur faktorin nderkombëtar se populli i Kosovës e meriton pamvarsinë e plotë Shtetrore, pra kerkon politik aktive,dinamike dhe të fuqishme në ket drejtim.
Prandaj, do të ishte jo vetëm nderë dhe obligim për popullin e Kosovës, që president të parë të Shtetit ta zgjedhim Adem Demaqin. Keshtu do të deshmonim si institucjone dhe si popull se dim ti rrespektoim vlerat intelektuale, guximin politik, sakrificat, kontributin nacional shum të qmuar të njerzve të mdhaj të historis kombëtare. Pra, njeriu më i qelluar me bagazh të gjithanshem, duke qen i pa angazhuar partiakisht, dhe simbol i unitetit për popullin e Kosovës.
KUSH I BIE NË QAFË “INSTITUCIONIT Demaqi”
Institucjoni Demaqi, mbrohet nga veprimtaria e tij atdhetare. Qëndrimi i tij vertikal nga të gjitha periudhat që i kalonte Kosova nga levizjet studentore të viteve 68,81 e deri me sot, i cili pati guximin dhe kurajon të qendron i pa lakuar për asnjë moment as në periudhat e sundimit serbë. Krijues në të gjitha fushat univerzale, Institucjon moral, shkencor, me vyrtytet e larta njerzore, i dalluar me guximin e tijë jo vetem intelektual por dhe politik e nacional. Akti i turpshëm e vazhdues me skenar jo vetem të sodit por qysh nga vitet e hershme u ekzekutu nga një qendër e porositur bandash kriminale që mjerishtë jan të strehuar nen ombrellen e institucjoneve pushtetare. Nivelet e tilla pseudointelektuale,politike, dhe shtetrore i ka penguar dhe vazhdon me i penguar vepra e tijë , intergriteti i tijë moral, njerzor,kombëtar, shkencor dhe nacional.
Institucjonet që nuk jan në shebim të vlerave, por në te kundërten e sajë me atakimin dhe shkatrrimin e vlerave kulmore të bacës, nuk i ka brengosur fare ky akt qyqar dhe kriminal, sepse dyshoja se në të vertet eshtë në skemen e keti skenari anti Shqiptar. Por nuk quditem ne soin e ketyre disa pushtetarve sepse ata janë perkosisht të strehuar nen ambalazhin e ketyre institucioneve, dhe qudia më e madhe që un brengosem jan heshtjet vazhduse të shtresave tjera intelektuale, politike, opozitare, shoqeria civile e kryesishtë nga shoqatat e luftës qlirimtare. Në vend se të reagohet fuqishem ndaj veprimeve të tilla që jan vazhdimsi e skenareve të deridjeshme serb, heshtet dhe vetem heshtet me perjashtim të disa zërave të vequara, që reagoin vazhdushëm. Pra edhe ky akt amoral eshtë edhe një test më shumë për ta provuar veten si popull dhe institucjone se nuk jemi të gateshem ta mbroim të verteten historike.
Ky tip i shqipfolësve ti perkujton kohrat më të errta kur regjimet titoiste dhe se fundi Milovishqjane sulmonin librin Shqip, kulturen ton, historin dhe gjdo gjë Shqiptare me të vetmin synim per ta shkatrruar gjdo gjurrm të popullit Shqiptar në keto hapsira etnike. Keto akte ti perkujton kohrat e diferencimeve jo vetem ndaj njeriut por dhe ndaj librit dhe kulturës Shqiptare, që mjerishtë kesaj politike nuk i kan munguar edhe ndima e ish strukturave ideologjike pansllaviste që kujdestaronin në ate kohë në emër të pushteteve te instaluara nga regjimet komuniste jugosllave.
Disa nga hyzmeqaret e sotem pushtetarë, me veprimet e tyre jasht gjdo logjike të normuar civile, turren edhe fizikishtë për ta penguar mendimin e lir nga të gjitha fushat, keshtu si me rastin kunder z.Demaqi, kan vepruar kunder z.Ukshin Hotit, Rexhep Qosjës dhe tjera figura politike dhe kombëtare. Keshtu vazhdoin edhe sot të veproin edhe kunder liris së mendimit politik. Keta jan të mjerë sepse nuk din ti dalloin vlerat e qmuara kombëtare nga psudovlerat që na i kan mbjellur gjatë lloi lloi pushtusish.Prandaj, eshtë koha e fundit që të shkeputemi nga ky mentalitet vazalesh dhe të jemi në shebim të vertet të gjdo vlere kombëtare, politike dhe shtetrore, në keto momente vendimtare për ta perfunduar proqesin e Shtetndertimit të Kosovës edhe nderkombëtarsht.
Sylë Arifi, 21.02.2016, Basel
Shkrim për Simpoziumin e Zurihut, që mbahet me rastin e 80 vjetorit të lindjës së Ikonës Shqiptare ADEM DEMAQIT