Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kur shkruhej historia nuk kishim gojë
E shtune, 20.02.2016, 05:03 PM
Kur shkruhej historia ne nuk kishim gojë
Nga Fahri Xharra
Jemi për t`u ardhur keq për vetveten ; sa kohë e sa shekuj ishim pa sy , pa veshë e pa gojë. Edhe nëse i kishim ato na i mbyllnin ose na i shkulnin; thjeshtë nuk guxonim !
Por ne kishim nga ata fodullët që na udhëheqnin , ishin agallarët , bejlerët, spahinjtë, vezirët , pashaitë dhe kryevezirët , ishin nga anët tona . Ata, si ta mësonin gjuhën e zevzekëve e harronin gjuhën shqipe, historinë shqipe , shkëpusnin çdo lidhje me vendlindjen dhe hop’la; 100 % bëheshin të tyre.
E kërkova autorin e kësaj piktureje ,e gjeta vetëm titullin ; “Karagjorgje duke përgatitur Kryengritjen e parë serbe “ , Impresionante , të gjithë me tesha kombëtare shqiptare dhe ia banin dertin “Serbisë .
-Po atëherë nuk kishte Serbi ! më thonë librat . Si t`iu besoj ?
Nëse portreti ishte i kohës ( 1804 ) atëherë , artistit i besohet por ai me qëllim kishte harruar të cekë se Kargjorgje nuk dinte serbisht , ai fliste vetëm shqip . Por e dhe një gjë , nga kurtuazia nuk u pikturua përkthyesi ?
Po, kujt i fliste Karagjorgje ? me kë merrej vesh për një kryengritje të madhe kundër osmanëve ?
Po, me ata që e kuptonin pa përkthyes .
Si u bë që ne i kryem një shërbim historik një populli të ri , i cili ishte i mbledhur vetëm rreth kishave
( atëherë ) ortodokse e sot pravosllave. ?
Shqiptarët nuk guxonin , sepse nuk guxonin të kishim gojë, as sy e as veshë . Dhe , historia shkruhej nga ata që ishin të stimuluar dhe mbrojtur nga kisha pravosllave . E shqiptarët verbërisht pas fesë.!
Ai , kundër të cilit u ngritëm , i pranonte me zor të gjitha , me kusht që të mos jetë shqiptare . Dhe ashtu u bë . Shqip , jo se jo ! (Historia e mëshehur - Si lindi Serbia? Nga Fahri Xharra )
(Kësaj historie të së ardhmes po i frikohem shumë ; arsyet janë te shumta.Na ishte një herë një Kosovë -shtet në veti ? ( fxh) ".do të kemi ose forcat ndërkombëtare të sigurisë rrugëve dhe institucioneve, nga e cila do të ketë ndonjë riformatim protektorati mbi Kosovën ose do historianët do të nisin të shkruajnë historinë që do të nis me fjalinë: “Na ishte njëherë një Republikë e Kosovës…”.( nga Jon LEKA )"" )
(Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hypin dhe zbresin nga më të ndryshmit , nga më të … por të fundi i fundit të gjithë janë udhëtarë ,dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas dhënë biletat për në vagonët e parë me numra të caktuar të ulëseve .. Dhe udhëtonim.
E fituam atë që nuk e kishim me mileniume dhe krijuam shtete por kur filluan gjërat të ç`ndrydhen dhe Zipi filloi të hapët ; filloi gjithçkafi por duke e harruar që Fredrich Ludwig Jahn, theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit” )
Në “ Greqi “ viti 1821, prapë shqiptarët “ problematik” , prapë kryengritës kundër të madhit Padishah.
Po edhe kjo kohë e ngritjes i gjeti shqiptarët pa veshë , pa sy , pa gojë. Punën e kryenin , por të flisnin për botën jo . Të tjerët shkruanin për ne dhe mbi ne , dhe kështu pas disa vjetësh me anën e shqiptarëve u bë shteti i dytë në Ballkan , edhe kësaj radhe me të drejtë ortodokse greke por jo shqipe ortodokse
Nga faksimili i më sipërm lexohet që Kisha Greke e Stambollit e shkishëroi kryengritjen “ greke” të vitit 1821. Lojë me histori , nën patronatin e Padishahut ; po ata ishin shqiptar ata që ngritën krye. Dhe , ata që e shkruanin historinë mendonin largë mendonin largë , nuk guxonte të mbet në libra që shqiptarët autokton të atyre anëve që sot quhet Greqi i lëkunden Padishahut themelet.
Në të dy rastet , shqiptarët :guximin, trimërinë, gjakun. Frytet e mëdha : u krijuan Greqia dhe Serbia , nga ne.
Por ne kishim nga ata fodullët që na udhëheqnin , ishin agallarët , bejlerët, spahinjtë, vezirët , pashatë dhe kryevezirët , ishin nga anët tona . Ata, si ta mësonin gjuhën e zevzekëve e harronin gjuhën shqipe, historinë shqipe , shkëpusnin çdo lidhje me vendlindjen dhe hop’la; 100 % bëheshin të tyre.
Sytë na i verbonin, gojën na e mbyllnin dhe veshët na i shkulnin ! “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit”
Fahri Xharra,15.02.16
Gjakovë