Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Pse po diferencohen pensionistët?

| E shtune, 20.02.2016, 04:11 PM |


Pse po diferencohen pensionistët?

Nga Ismet Uka

Edhe se po duket një dritë e vogël diku ne fund te tunelit qe jep shpresë për fillimin e zgjedhjes se problemit te  pensionistëve kontribut pagues te Kosovës, qe me ketë problem nuk u murr kush nga qeveritaret e Kosovës qe nga pas lufta e këndej. Kështu qe pensionistëve te Kosovës u mbet shtaga e strajca ne dorë edhe pse kontributi i tyre ne ndërtimin e zhvillimin e Kosovës është i dukshëm dhe i prekshëm. Tani ministria për punë dhe mirëqenie sociale ka filluar ta zbatoj ligjin e pensioneve ne praktik i cili u aprovua ne vitin 2014 a ka qen dashur te futet ne zbatim ne vitin 2015 mirëpo nuk hyri ne zbatim sipas tyre ne mungesë te mjeteve buxhetore.

Tani veç ne  start ka dal ne pah nje gabim qe  po pretendohet te kategorizohen pensionet ne bazë te përgatitjes shkollore gjë qe kjo metodë e ndarjes se pensioneve shumë pensionistë kontribut pagues i dëmton qysh ne fillim sepse sipas ministrisë kualifikimet interne te pensionistëve qe i kanë kryer brenda ndërmarrjeve punuese nuk dot pranohen.

Pastaj kjo praktik e ndarjes asnjë here nuk u aplikua as ne vendet e dalura nga ish Jugosllavia, por as ne vendet tjera, por pensionet janë ndarë sipas kontributeve te paguara nga te ardhurat personale qe  ika fitua punëtori gjatë dekadave te punës. Ne anën tjetër historikun e punëtorisë se Kosovës te gjithë e dimi dhe kemi edhe prej atyre qe sot janë ne pushtet qe kanë qen te diskriminuar dhe te keqtrajtuar nga regjimi i Milosheviçit mirëpo për institucione te Kosovës ne vend qe me komunikua me masën e gjer qe mos mu lëshua ndoni gabim gjatë bërjes se ligjeve, po konstruktohen ligje brenda zyrave po luhet me fatin e mia njerëzve pa i pyt askush qe vërtet e dhanë edhe ata ma te çmueshmen për lirin e Kosovës duke mos pranuar qe ne ndërmarrjet e tyre te futen ligjet e Serbisë unike qe Milosheviqi arriti me dhunë ta ndërtoj një serbi te tillë ne dëm te Kovës ne vitin 1990, duke i përjashtuar nga puna me dhunë rreth 200 mijë punëtor nga ndërmarrjet punuese, për shkak te mos pranimit qe ligjet e saj te aplikohen për ndërmarrjet ku shqiptarët punonin.

Pra ndarja e drejt e pensioneve nga ministria për punë dhe mirëqenie sociale kish me qen  një ndarje sipas kontributeve te dhëna gjatë dekadave te punës. Pastaj njohja e stazhit te punës nga vitet e përjashtimit nga puna deri ne çlirimin e Kosovës,ose njohja e te gjitha kualifikimeve interno qe punëtoret i kanë krye para ndërmarrjeve ku kanë punua ne mungesë te shkollave profesionale qe kishin me qit kuadro me kualifikime qe ju kanë dashur ekonomisë te Kosovës. Çdo ndarje ndryshe e pasioneve dot dalin humbës te gjithë punëtoret te dalur ne pension si pensionistë kontribut pagues e nga kjo humbje dhe pësim i këtyre pensionistëve nuk do te përfitoj askush por do te jen humbës edhe ata qe e kanë paramenduar kokë ne veti këtë ndarje te pensioneve qe i dëmton pensionistët qe vërtet këta janë qe u ballafaquan me politiken fashisoide te Milosheviqit dhe themelet e pavarësisë se Kosovës klasa punëtore e Kosovës i ndërtoj ne vitin 1990. Prandaj, nuk e kanë meritua diskriminimin e deri tanishëm por edhe tani këtë metodë diskriminuese te ndarjes se pensioneve qeveria duhet sa ma par ta shmang.

Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës, tani pensionist.