E diele, 22.12.2024, 09:12 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Flaka e Janarit, bashkoi krijuesit në Itali

E diele, 07.02.2016, 01:14 PM


Flaka e Janarit, bashkoi krijuesit shqiptar në Itali

Shkruan: Florim Zeqa

Ashtu siq ishte paralajmëruar, me 31 Janar 2016, në Paderno (Treviso-Itali), nën patronatin e Shoqatës Kulturore ILIRIA dhe Shkollës shqipe në Treviso u mbajt Ora letrare kushtuar Flakës së Janarit.

Ky eveniment letrar filloi me intonimin e hymnit kombëtar nga nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe, paralelja në Paderno nën dirigjimin e mësuesës Malësore Shaqiri.

Më pas moderatori i kësaj ore letrare, analisti Florim Zeqa i përshendeti të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet kulturor, mysafirin special të kësaj ore letrare, maestron e vargut poetik z. Agim Desku nga Peja (Kosovë), fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, siq ishte ai i vitit 2014 në Milano (Itali), në konkursin e poezisë, të emërtuar "Poesia dei popoli", pastaj poetët dhe krijuesit e shumtë nga pjesa veriore e Italisë, si; Tonin Nikolli, poet dhe kryetar i LSHASH dega në Itali, Ndue Lazri kryetar i FNAI (Federata shqiptare në Itali), poetin Bari Dervishllari, poeten Miradie Avdullahi, poeten Tevide Bislimi, poeten Mardena Kelmendi, poeten e re Edona Thaçi (fituese e çmimit të parë në konkursin e poezisë në Verona), Klodian Cami (kryetar i Shoqatës "Shqiponja" në Reggio Emilia), Hamit Çorogjafi (kryetar i Shoqatës "Skenderbeg" në Fermo), Selim Musaj (krijues dhe kryetar nderi i UNIKOMB-it), Ragip Thaçi (kryetar i Këshillit të Mësuesve të M.P. të gjuhës shqipe në rajonin e Venetos), Bajram Desku (mësues dhe koordinator i paralelës së M.P. të gjuhës shqipe në Quinto (TV), Gëzim Muqolli (poet dhe gazetar), Edi Xhyheli (kryetare e Shoqatës "Lidhja e Prizrenit" në San Zenone-TV, Agim Mullosmani (sekretar i UNIKOMB-it dega në Itali), Mejdi Bislimi (veprimtar dhe ish themelues i shoqatës ILIRIA) dhe aktivist dhe veprimtar të shumt të ardhur nga pjesë të ndryshme të rajonit të Venetos.

Moderatori i orës letrare, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi presidenten e Shoqatës "ILIRIA", zonjushen Ermira Zhuri, njiherit avokate dhe ish kandidate për Asamblenë Provinciale në Treviso një vit e gjysmë më parë, e cila falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë orë letrare.

Për të folur më gjërësisht dhe në mënyrë më të thukt rreth iniciativës dhe karakterit të kësaj ore letrare, më pas fjala ju dha bashkorganizatorit të kësaj ore letrare, koordinatorit të shkollës shqipe në Treviso, poetit dhe krijuesit të njohur, profesorit Beqir Cikaqi, i cili nder te tjera theksoi;

“Krenaria e një kujtimi - lehtëson dhembjen,

Dhembja krenare - zgjatë kujtimin

Kujtimi për dhembje - ngritë krenarinë

E fillova me këto vargje, të nderuar të pranishëm, për të arsyetuar organizimin e këtijë evenimenti mes miqëve, kolegëve, bashkëpuntorëve, bashkëatdhetarëve , etj. E sidomos i atyre që këto kujtime i skalitin në letër me fjalë e epitete më të lavdishme e meritore, pra poetëve e krijuesve.

FLAKA E JANARIT është manifestim mbarëkombëtar, që mbahet gjithë andej atdheut, jo vetëm në Kosovë, dhe në diasporë.  Për herë të parë e kemi sjellë edhe në Treviso  këtu në Itali, me organizimin  e ORËS LETRARE…”

Poezive të poetëve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënnësve të shkollës shqipe në Treviso, paralelja në Paderno; të recituara në mënyrë briliante nga Defrim Shaqiri, Dafina Cikaqi dhe Gentiana Përzhaku.

Mysafirët e nderit të kësaj ore letrare me përshendetjet e ngrohta dhe poezitë e interpretuara në mënyrë artistike, i dhanë shije dhe vlerë, nderë dhe madhështi kësaj ore letrare.

Në intervale të caktuara kohore, në skenë u ftua edhe grupi i valleve i Shoqatës "ILIRIA" (TV) dhe këngëtari i mirënjohur Gjin Shani, që përveq frerskisë, ngjallen emocione të papërshkruara me fjalë në mesin e të pranishmëve në këtë aktivitet kulturor.

Në pamundësi pjesmarrjeje në këtë aktivitet, na arritën edhe shumë telegrame përshendetëse si nga; Ministria e Diasporës, gazetarja Bardha Mançe nga Greçia, nga z.Heset Ahmeti (kryetar i shoqatës "ILIRIA" në Kopër-Slloveni, nga UNIKOMB-i-dega në Zvicër dhe nga ish mësuesi dhe veprimtari Refki Tafaj, tani  me qendrim të përkohshëm në Gjermani.

Vlenë për t'u theksuar, kontributi i bashkorganizatores së orës letrare, poetës Mardena Kelmendi, e cila, për nxënësit e shkollës shqipe në Treviso, nga biblioteka e saj private e dhuroi një komplet librash të autorëve të njohur shqiptar.

Ky organizim, ju kushtua të gjitha figurave emblematike të kombit tonë, që u vranë, u zhdukën apo ikën përjetësisht nga kjo botë në muajin Janar, duke na lënë të pikëlluar dhe me zbrazëtirë të përjetshme në zemrat tona.

Flakadani i lirisë qendron i ndezur 34 vite më parë, që nga rënja e tre dëshmorëve; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë pabesisht nga dora e zgjatur e UDB-së jugosllave me 17 Janar 1982 në Gjermani,...pastaj rënja heroike e tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha me 31 janar 1997 e shumë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë,...kujtesë e përmotshme ndër shqiptar do të mbetët edhe 21 Janari i vitit 2006, e kalimit në përjetësi të arkitetktit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Në përfundim të kësaj ore letrare,  presidentja e Shoqatës ILIRIA, z. Ermira Zhuri, të gjithë mysafirëve të nderit ua dhuroi nga një libër të autorit Beqir Cikaqi (nënpresident i shoqatës), si shenjë nderimi dhe respekti për pjesmarrje në këtë aktivitet kulturor.

I gjithë ky aktivitet i shkëlqyer kulturor, është meritë e këshillit organizativ, punës dhe bashkëpunimit të përditshëm njëmujor mes profesorit Beqir Cikaqi dhe analistit Florim Zeqa, pa anashkaluar as bashkëpunimin me bashkorganizatoren tjetër, poeten Mardena Kelmendi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora