Mendime » Xharra
Xharra: Perla e re e mashtrimit - Lekë Dukagjini, serb!
E hene, 01.02.2016, 09:42 PM
Perla e re e mashtrimit historik - Lekë Dukagjini , serb !
Nga Fahri Xharra
Lekë Dukagjini -serb ! Për ditë e më shumë me ndihmën tonë të heshtjes ose të zhurmave tona antishqiptare heronjtë e së kaluarës shqiptare po na dalin se “ishin” serb . Livadhi do kositur mixho se vijnë të tjerët e e lëvrojnë ; dhe e pat trashëgimia .
“Lekë Dukagjini , trim i madh serb i cili ka jetuar në fund të shekullit 14 , ka rënë heroikisht në Luftën e Kosovës. Ai mbeti historikisht i shënuar si luftarak i madh por edhe si ligjvënës , i cili me ligjet e veta i ka udhëhequr të gjitha fiset serbe të Shqipërisë së sotme si dhe ato të pjesës veriore të Malit të Zi, dhe ka bër që serbët gjatë shekujve të mbesin simbol i rezistencës kundër turkut.Ai ishte shumë i ndikuar me Ligjet e Dushanit ,gjatë shkrimit të Kanunit të tij. Lekë Dukagjini ishte i biri i Dukës ,dhe ishte baba i dy djemve - Nikollës dhe Pavlit të Bardhë nga të cilët rrodhen shumë fise , dhe ndër to Palbardhët (???????????? )”- shkruan Petar kaleziq -i .(????? ??????? ,???????? ??????? ???? ???????? (????? ???? ????????,??????? ,????? ?????? ?????? , ???????, 2014 , www.skolagusalasandic.rs )
Pra na shkoi edhe Lekë Dukagjini ! E mjerë historia shqiptare !
Shqiptarët janë falsifikuesit e historisë -shkruan Kaleziq ( qenka trashëgimtari i drejtperdrejt i Lekë Dukagjinit, ???????? ??????? ???? ???????? ) sepse ata mundohen të na bindin që Lekë Dukagjini dhe Gjurahgj Kastriot Skenderbeg paskan qenë shqipttar e jo serb. Në të njejtën mënyrë , sipas tij falsifikohet edhe prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët, dhe me këte mundohen t`i bëjnë për veti tokat e Ilirisë .
(????????????? ????????. ????????????? ???? ?? ?? ???????? ?????????? ?? ??????? ???? ?? ?? ???? ??????? ? ????? ???????? ?????????? ???? ????? ??, ? ?? ????. ?? ?????? ????? ?? ????? ?? ???? ??????? ???????? ?? ?? ??? ??????? ?????, ???? ???????? ?? ????? ????? ?? ????????? ??? ?? ????? ?? ?????? ?? ????? ??????. ??? ??, ???????,
????? ??????? ???????, ???? ?? ? ???? ?????? ?? ?????? ?????. ? ???? ?? ?? ????? ????? ???????? ????? ????????? ? ????? ?? ?????. ????? ???? ??
???? ??????? ?????, ??? ????? ?? ?? ?? ?????? ????? ????? ? ?? ?? ?? ?????? ?????????? ?? ???? ???? ???? ?? ??? ?????? ?? "???????". )
Në anën tjetër , serbët gjatë historisë së tyre paskan qenë të quajtur Ilir, dhe se shteti i Car Dushanit qenka quajtur “Magnum Illyricum ??? ?????? ???????” ( Iliria e Madhe ). Përndryshe shqiptarët qenka sjellur nga Azerbajxhani dhe Dagestani si shërbëtor dhe mercenar të arabëve , ne dillim të shek të 11-të .
(?? ????? ??????, ???? ?? ????? ????? ???????? ?? -
?????? ???????, ? ?????? ?????? ???? ?????? ???????? ?? ?? ?????? ?????? ?? ?????? Magnum Illyricum ??? ?????? ???????. ??????????? ?????? ?????????? ??????????,
???? ???? ? ??????, ??? ? ?????? ????? ???? ???? ?? -?? ?? ?? ???? ???????? ??????? ?????? 8. ? 9. ????,???? ????????? ?? ????? ????????? ?????????? ??????? ?????????? ???? (? ???????? ??????????? ??????????) ?? ?????? ????? ? ??????? ?? ? ?????
???????. ???? ?? ?? ?????? ???????? ????? ?????? ???????, ??????????? ? ?????. ??????? ?? ???? ???? ??? ??????? ?????? ?????? ?? ???????? ???? .????.)
Bravo Kaleziq, bravo serbografia; ne shqiptarët kemi vendosur të shkojmë ose përtej Kaspikut ose në Arabi .
Për shqiptarët mohues një shpjegim:
“Leke Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit te XV-te pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Për studiuesit, me trashëgiminë e tij te "Kanunit", ai gjykohet si një figure e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet thëne se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentet për te treguar fytyrën e vërtete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u be i njohur, si Skënderbeu, kur mori ne zotërim, principatën qe i la trashëgim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qendër ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, përfshinte Zadrimën, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot janë te mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër te dyte, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Referuar autorit te monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulture te gjithanshme, qe ne atë kohe i shkonte për shtat frymës humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkodër.
Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i pare me Skënderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhës me 1444 me Palin, te atin e Lekes. Emri i familjes, qëndron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se është e fokusuar vetme ne figurën e Skënderbeut, qe ne atë kohe, kishte një kontakt shume te madh, me Oborret me ne zë te Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga te gjithë.
"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës se Larte, krejt afër pragut te shtëpisë se vet dhe u bashkua realisht me rezistence e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianet pushuan se përfoluri Leke Dukagjinin", thotë Tonin Çobani, ne një nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri. )