E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Valmira Sejdiu: Ëndrrat

E hene, 01.02.2016, 07:33 PM


Valmira B. Sejdiu

 

ËNDRRAT

 

Mallëngjehem, shpesh nga mendimet rrëmbehem

Iki shumë larg dhe prapë këtu kthehem

Ëndrrat në mua zbrazin frikë e mundim

E pas çdo fundi, duhet të ketë një fillim.

 

Shpesh jeta më shndërrohet në ëndërr

E ëndrra e tëra më shndërrohet në jetë

Mendoj me vete heshtazi them

Vallë këtu a ka ndonjë të vërtetë.

 

 

KLITHMA IME

 

Hapu ti o qiell, që Babushi t'më shikojë,

Hapu ti o vënd i amshuar, që Babushi t'më dëgjojë,

Të lutem Zot, lutjen time pranoje,

Zërin e klithmën time tek Babushi dërgoje.

 

Ahhhh, dhimbja shpirtin sot ma kaploi,

Këtë zemrën time të vogël në krahëror copëtoi,

Fryma mu nda në gjysmë, fjala më ndaloi,

Loti më doli nga syri e faqen ma përvëloi.

 

O shpirt engjëllor, i lartësuar në qiell,

Më përkëdhel, lotin nga sytë ma largo,

Kthema edhe një herë buzëqeshjen,

Eja vajzën tënde me mall përqafo.

 

 

NËN MËSHIRËN E INJORANTËVE

 

Botë, e bukur ishe dikurë..,

Kishe vlerë, kishe dinjitet,

Kishe dritë e kishe nurë,

Kishe mëshirë e kishe vullnet.

 

E mbështjellur me ngjyra jete

Kishe njerëz të mirë e dashuri,

Vetëm të mira kishe në vete

Kishe dorë të zgjatur për çdo njëri.

 

Por, sot diçka e keqe të ka ndodhur,

Ngjyrat e tua kanë pamjen e vdekjes,

Ditët ikin, nuk lënë gjurmë pas vetes.

Sot, nuk ke pse t’i gëzohesh jetës!

 

Ti tani si trup pa shpirt jeton,

Iu dorëzove të ligës, mëkatarëve

Shkëlqimi yt të kaluarës i takon.

Sot rron nën mëshirën e injorantëve.

 

Ata as faleminderit nuk din të thonë

Ata vlerën godasin, e përdhosin

Të keqes i japin të drejtë,

Të drejtën nuk njohin, e murosin.

 

Nën mëshirë injorantësh vuajmë,

Sepse duhet të jetojmë

Të maskuar duam njëri tjetrin,

Intriga e gënjeshtra duhet të durojmë,

Mbyllim sytë në heshtje,

Gabimet gjithmonë ua falim,

Se ata nga gëzhoja vete dot nuk dalin.

Aq dinë...!

 

 

KONTRAST

 

Një ndarje në një kënd

Lot e bërtima

Dikush uron dikend

Atje zgjasin dorën ca jetima.

 

Tjetri blen një lule

Një i ri i pa shpresë, pi alkool

Në çoshe një çift puthen

Një tjetër blen arkivol.

 

Një i huaj nga pas më pyet

Sa kushton bileta?

Duke hyrë në teatër, mendoj

Sa e padrejtë është jeta...

 

 

ËNDËRR APO REALITET

 

E takova atëherë, kur më së paku e prisja

Asnjëherë, askujt nuk ia thash por, për të po vdisja

Habitur e shikoja dhe syt s’më besonin

Frikësohesha mos shikimet po e lëndonin.

 

Ndjenjë që ta drithëron krejt trupin

Mezi mban frymën, gjunjët të këputin

Nuk mendon asgjë, veq si ti hidhesh në përqafim,

E ashtu së bashku të nisemi në amshim.

 

Por, amshimi tani ç’na duhet?

Kur kjo dashuri po lind, nuk po shuhet

Kur kësaj ndjenje iu dasht veç një shikim

Për të ndezur brenda zjarrin pa mbarim.

 

Ai zjarr i harruar, zjarrin po kërkonte

Që ti jepte shpirt, ta bënte të jetonte

Ai zjarr ëndrrën time po e trazonte

Realitetin të shpërthej po e ngacmonte.

 

O pooooo, do zhytem në atë zjarr

E pa frymë, unë le të mbesë

Se një dashuri kështu e lindur,

Kurrë nuk do vdesë.

 

 

MERMA ZHGËNJIMIN

 

Ti o erë që fryen e flokët më ledhaton,

Freskun e një mëngjesi vere po më kujton.

Merma zhgënjimin e larg përtej flake,

Se pa dashur po më kaplon.

 

O ti qiell i pastër, me plotë kaltërsi,

A s'më fal mua një pikë qetësi...

Këtu më zihet fryma nga kjo padrejtësi,

A s'më gjen mua, një vënd në gjithësi.

 

Ti o diell i zajrrtë, ti o mbretëri,

Për një shpirt të ftohtë, fal pak ngrohtësi,

Fal një pikë drite dhe pak bardhësi,

Mos le këtë shpirt për së gjalli të ngrijë.

 

O ti hënë e bukur që lartësuar rri,

A nuk fal nga vetja pak më shumë krenari,

Fal nga qetësia jote, të lutem fal butësi,

Fal për ne më shumë dashuri.

 

Ti o njëri që vyrtyt ke besimin,

Pse nuk gëzon çastin, por përqafon hidhërimin,

Nëse do të shkosh, merr me vete harrimin,

Por tek unë eja e merma zhgënjimin.

 

 

AJO NATË

 

Ishte natë magjepsëse

Ku më rrëmbeu lumi i dashurisë

Shtrëngatat e hijeve të natës, më ndjeknin.

Pas një kohe ndjeva pushtimin tënd mbi buzët e mia

Gjithçka kishte pushuar pas asaj nate.

 

Sot më mbyt kujtimi në gjirin e tij

Në sytë e tij shihja klithmËn time, vdekjen dhe lotin

Dua të vrapoj në errësirë por të lutem mos mi numëro hapat.

Më jep pak shpresë, nuk dua kaq herët të vdes

Së paku një përkëdhelje, ose më ler të qetë në botën time.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora