E enjte, 26.12.2024, 12:12 PM (GMT)

Mendime

Nëngurra: Pse tolerohet antishqiptari Shefqet Krasniqi

E premte, 08.01.2016, 10:15 PM


PSE PO TOLEROHET PAKUFI IMAMI ANTISHQIPTAR SHEFQET KRASNIQI ?!

Nga Bardh M. Nengurra

Kam krijue bindjen se demokracia si parim njerzor e humanitar per nji jetë me mirqenje të bollshme dhe siguri ku njeriuu ka liri të shprehjes, liri të mendimit,liri të veprimit, liri të bindjeve fetare dhe liri të praktikimit të të gjitha këtyne lirive qëllimishtë asht keqkuptue në themel të saj nga bota e popujve të besimit musliman.

Padyshim se popujt e besimit islam as nuk kan se si e kuptojnë dhe praktikojnë asnji parim demokratik perderisa feja që ata e praktikojnë asht diktaturë antidemokratike, antihumane, antinjerzore e cila fe me shumçka që predikon kalon në nji veprim shtazarak instiktual dhe pa ndjenja që do thotë edhe të pa kuptim sa shpesh njerzit që i shtrohen parimeve dhe predikimeve të kësaj feje bahen të pashpirt, të pandjenja, bahen robot në forma njeriu , por të rrezikshem per njeriun.

Mjerishtë keqkuptimi i muslimanve per demokracinë po bartet edhe të shtete jomuslimane të prendimit europian dhe më këtë domokracia jo vetem se tmerrshem po keqperdoret, por ajo asht ba mjet mbulojë per keqperdoruesit e sajë. Kjo po ndodh per shkakun se europrendimoret nga frika se mos po keqperdorin parimet demokratike po tolerojnë ardhacakët musliman të veprojnë si tju teket dhe me këtë po rrezikojnë shkatrrimin e kulturave dhe traditave qytetare e fetare të krishtena.

Shqiptarët që jan mbet popull i vogël në hapsinat e Gadishullit Ilirik ku tash i kan dy shtete nderkombëtarishtë të pranueme por që ma shumë se gjysma e tyne kan mbet të okupuem në trojet e veta nga shtete fqinje sllave po rrezikojnë ma së shumti jo vetem shkatrrimin kulturor e qytetar, por po rrezikohen të zhduken pergjithmonë pikrishtë pse nuk po kuptojnë çka asht demokracia.

Për mendësinë e shqiptarit kulturalisht të islamizuem pergjatë pesë shekujve okupim turko-osman demokraci asht të ban kush çka dëshronë, sallamadi hesapi.

Unë mendojë se per shkak se shqiptari nuk kupton çka asht demokracia ka veprue si vandal , si pirroman, si barbar që me ramjen e sistemit diktatorial monist në Shqipni. Jemi deshmitar të ngjarjeve në zingjir ku kan pasue shkatrrime pronash shoqnore e private, shkatrrime institucionesh civile e ushtarako-policore, shkatrrime objektesh kulturohistorike të cilat i kan mbijetue sundimeve mija vjeqare të pushtuesve të huej per shkak se kan pas vlera njerzore kulturohistorike, por të cilat vlera nuk i ka pa, nuk i din, nuk i vlerson as nuk i respekton shqiptari me mendësi islamiste-afro-aziatike.

Duket se shqiptarve ju duhet medomos nji sistem shtetnor diktatorial me nji diktator nga i cili ata pastaj do krijojnë babanë e kombit dhe nga frika, jo nga respekti pak a shumë do funksionon ligji dhe do funksionon shteti i shqiptarve. Shqiptarët shkaku se kan mendësi islamike, jo vetem ata të besimit islam, por edhe ata të krishten, ortodoks e katolik bashk që bukur shumë kan poashtu mendësi ilsamike si pasojë e sundimit të tmerrshem pesë shekullor turko-osmanaspak nuk i kuptojnë parimet demokratike dhe meqense si kuptojnë ata i keqperdorin ato, dhe keqperdorimi i tyne sjell shkatrrimin e vlerave kombëtare, kulturore, zakonore, gjuhësore të tyne. Pra me nji fjalë shqiptarët në emen të demokracisë, tue keqperdor ate pasi as nuk e kuptojnë fare ata po vetshkatrrohen dhe po zhduken me shpejtësi.

Qe nga ramja e monizmit në Shqipni ka fillue të lulëzojë feja, dhe kjo nuk do ishte e keqe sikur feja mos të perzihej në shtet, në ligje, në kulturë, në doke, në zakone, në histori qak edhe në kulturën sportive. Në Dardani ( Kosovë ) pas çlirimit të saj nga pushtuesit serb emisar të shumtë të shteteve islamike vershuen per të ndertue xhamija dhe me to ata penguen zhvillimin e nji gjenerate njerzish aty. Per 10 vjet ( 1989-1999 )në Dardani pushtuesi serb kishte mbyll shkollat shqipe dhe tash ata nxanësa ajo rini në vend që te fillon shkollimin në shkolla të mirfillta ajo u josh në xhamija dhe me kohën ato xhamija u ban fabrika per prodhimin e islamit ekstrem antidemokratik, anticivilizues dhe anti krishten. Por ma së shumti antishqiptar.

Për trushperlamjen e rinisë shqiptare në Dardani në bashkpunim të thuktë tinzar bashkvepruen disa shtete islame afro-aziatike në krye me Turqinë dhe Serbia e Rusia. Emisarët kryesor të këti veprimi shkombëtarizues të shqiptarve u ban disa imam ( hoxhallar ) të cilet natë as ditë nuk pushojnë se predikuemi fenë islame në xhamija, në rrugë, në ndeja të ndryshme, në morte, në darsma e ahenxhe. Këta imam nuk respektojnë asnji parim demokratik të qetsisë publike, asnji ndalesë apo perkufizim veprimi të ligjit shtetnor. Ata veprojnë pa pengesa. Po ju the diçka thonë se demokracia jua garanton mendimin , veprimin dhe besimin e lirë të tyne! Shteti flen, shteti asht ba i pafuqishem qellimisht per ti ndalue këto veprime.

Ka shumë imam qe ketu e 15 vite rresht shkatrrojne trunin e shpirtin shqiptar tue e sulmue permes fesë dhe tue e ba kulturalisht nji njeri të ri në këto troje, tue e ba shqiptarin musliman në musliman shqipfolës. Dihet mirë se neper vite diku ne nji e gjysëm deri në dy shekuj shqiptari ka qen vetem formalisht musliman se në realitet nuk ka qen fare pasi nuk ka qen praktikues i kësaj feje, tash BIK-u i Dardanisë në krye me myftiun Naim Terrnava dhe me imamin mendermethanë ( nuk i permend emnin me respekt tjeter pos si flliqësi ) Shefqet Krasniqi tmerrësishtë ju rreken punës për shkatrrimin e gjithçkafit shqiptare.

Mendermethanë Shefqet Krasniqi, shqipfolës me origjinë dhe gjak qerkez nga fshati Sibofc i Vushtrrihut në Dardani preku në vlerat ma sublime shqiptare. Ai e quejti Shenjtoren Nana Tereze, maxhupe, kurvë që do digjet në zjarrin e ferrit sepse nuk ka qen muslimane. Ky shqipfolës gjak aziatik e shau Kryeheroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin sepse paska vra musliman ai.

Te ky imam antishqiptar u gjeten dokumente identifikimi të shtetit serb disa vite aps çlirimit të Dardanisë, mes tjerash u gjet pashaport dhe leternjoftim serb dhe kjo nuk i dha të kuptojë asgja prokurorve dhe hetuesve të Dardanisë. I gjeten edhe armë në makinë te kufini me Serbinë dhe as kjo pos se u ba publike në disa rrjete interneti asgja tjeter nuk ndodhi. Ky imam antishqiptar publikon me dhjetra video ku direkt atakon vlerat etnike, kulturore, gjuhësore, historike etj, etj shqiptare dhe askush se nguc. Shteti flen. Shteti flen edhe tash kur mendermethanë Shefqet Krasniqi qerkezi shqipfolës kjo mbeturinë e baglimit turk-osman pesë shekullor në trojet Dardane permes nji predikimi kerkon të ndryshohet edhe alfabeti i gjuhës shqipe sepse sipas këti antishqiptari shumë shkronja të Alfabetit shqip paskan kuptime të krishtena. Merr shembull shkronjën "t"që sipas këti urrejtësi të tmerrshem per kulturën e krishten dhe ate shqiptare kjo shkronjë qenka si KRYQI i kryqalive.

Kishte vajtue qerkezi shqipfolës pse në Kongresinë e formimit të Alfabetit më 1908 në Manastir nuk jan aprovue propozimet e disa antarve musliman aty që gjuha shqipe të shkruhet me germa arabe. Ky kerkon që tash të bahet kjo dhe të hiqen shumë shkronja të Alfabetit tonë SHQIP  per tu zavendësue ato me germa arabe.

Ka mbi 15 vite që ky qerkez shqipfolës ban propagandë dhe shperndanë urrejtje ndernjerzore, nderfetare dhe kerkon shkatrrim të vlerave qytetnuse dhe kombëtare shqiptare per ti zavendësue ato me vlera islamike turko-arabe.

Dhe ka 15 vite që shteti , organet e ti nuk reagojnë! Pse?

Çka duhet ma shumë të baj ky antishqiptar per tja mbush kupen  drejtësisë shtetnore në Dardani? Jemi deshmitar qe me dhjetra familjar të xhihadistve shqipfolsa qe kan shkue të vrasin dhe dhunojnë në Siri e Irak per ikjen e djemve dhe vajzave të veta kan akuzue haptas mendermethanë Shefqet Krasniqin. As këto akuza nuk e kan zgjue  nga gjumi prokurorinë e organet e Dardanisë! Pse ?!

Po jua perkujtojë thanjen që flitet per gabelin ( i kerkojë falje këti komuniteti se nuk mendoj asnjihere ti nençmojë sepse janë njerëz edhe ata ) kur kishte pas kerkue strehim në nji shtëpi dhe e marrin mbrendë, e ulin në odë diku mas dere në trapazan e ai pas pak kohe me zhdervjelltësinë e ti del në ball të oxhakut. Edhe kur vepron ky far qerkezi kuterbues antishqiptar , vepron me kujdes, mat pulsin e shtetit dhe kur nuk ka reagime ai rrit veprimin dhe kështu preku dhe denigrojë pothuej gjithçka qe ka vlerë kombëtare shqiptare dhe ja tash prek edhe ALFABETIN.

Shtete shqiptare, Shqipni e Dardani mallkue qofshit nese se arrestoni dhe nese nuk e denoni me burgun ma të randë këtë virus të kobshem shkatrrimtar të vlerave tona kombëtare.

Zgjohuni e mos fleni se viruset e sherbtorët e anmiqve tanë po veprojnë si teja ( krimb qe bren drunin ) e cila ngadal por sigurt sado që asht vetem krimb i vogël ajo rrexon lisa të medhenjë.

Imam dhe disa veprimtar tjerë qe quhen intelektual po veprojnë sa po munden dhe nese nuk i ndalim nji ditë do e rrexojnë pertoke shqiptarinë. Ata bashk do krijojnë kombin kosovar musliman.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora