E hene, 30.12.2024, 02:39 PM (GMT)

Kulturë

Xhavit Gasa: Syrit të verbër

E marte, 05.01.2016, 07:30 PM


Xhavit Gasa

 

SYRIT TË VERBËR

 

Mbase shumë miq ndjehen të mërzitur,

kur lexojnë vargjet e mia për të djeshmen, mendojnë me vete mos vallë ky ka lajthitur, është akoma në gjumë e flet pëçart ëndërr.

 

Dje as sot nuk fjeta gjumë as pashë ëndërr, as dje as sot nuk kam folur kurrë përçart, kam dashtë e dua  dritë t'i jap syrit të verbër, ju lutem miq lexojeni me kjudes çdo varg...

 

 

NDRIM I VITEVE

 

A nuk është ndrimi viteve,

kur lëshojnë vendin njeri tjetrit,

si fletet e shkruara të librave,

germa mbushur në të bardhën letër.

 

Sot dita e parë viti 2016,

njerzit urojnë mbarësi njeri tjetrit,

faqja e parë mbushet me germa,

kapituj të rinj që mbushin fletët...

 

Të shpresojmë te viti që po nis,

të gjitha urimet shpërthyer zemrash

të bëhen realitet, shpresë dhe drite,

lule fletëve t'librit të shkëlqejnë germat.

 

 

HALIL AHMETI

 

(Pas 28 vjetësh u kthye në vendlinjen e tij Zenisht vetëm se tregonte të vërtetat e jetës në botën e lirë demokratike e burgosën dhe vdiq në mjerim  të plotë)

 

Sa të drejtë kishte pas Halil Ahmeti,

thonte për bukën si tullë të misrit,

se këtë bukë me ja dhënë dhe qenit,

në Londër të dënojnë sipas ligjit.

 

Sipas  ligjit e dënuan Halil Ahmetin

pashallarët lëkurëzinj të vendlindjes,

ligji të ndalonte të thoje të vërtetën,

lëkurëzinjt frikeshin nga rrezja e dritës.

 

 

E ËMBLA CICËRIMË

 

Rrugëve të kalldrëmta të Londrës,

mes mijëra njerzve bëj shetitje,

mes cicërimave në gjuhët e botës,

me e ëmbla cicërima e vendlindjes time.

 

 

TI DHE UNË

 

(Një ish pushtetari arrogant partiak)

 

Të pashë në faqet e internetit,

një drekë për miq kishe shtruar,

si dikurë mbi kokë mbaje kapelen,

shpirt e zemër nuk di a kanë ndryshuar.

 

Kur të pashë në faqe të internetit,

mu kujtua e kaluara kohë e trishtë,

kur debatuam përballë njeri tjetrit,

me the rrugaç se kërkoja biografinë.

 

Po çfar rrugaçi isha unë  vallë,

10-12 orë punoja arave çdo ditë

rrobat me arna plot e cikla me baltë,

rrugaç vetëm se kërkoja biografinë.

 

Ndryshimi midis nesh ishte i madh,

unë besoja se do më jepje drejtësi,

ti pergjigjeshe me plot arrogancë,

unë kërkoja biografinë time me qetësi.

 

Une  s'kam ndryshar dhe sot jam i qetë,

uroj ti të keshë ndryshuar në zemër e shpirt, t'jenë hapur sytë e verbuar nga dielli rremë, nëse takohemi t'i flasim njeri tjetrit miqësisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora