E shtune, 21.12.2024, 04:41 PM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Bota, kaq natyrshëm fton

E shtune, 02.01.2016, 11:53 AM


BOTA, KAQ  NATYRESHEM FTON…

Nga Ksenofon M. DILO

Dukej sikur një dirigjent i padukshëm mbante lart ata shkopat elegantë e sikur gjithësia priste shenjën e tij për të marrë fryme , për të vazhduar atë simfoni të ç’frenuar që e karakterizon , para së cilës është mikroskopike çdo lloj tjetër orkestre simfonike në ç’fardo theatër të botës, Dhe vetë dirigjenti i kësaj orkestre është jo i zakonshëm.  Nuk është aspak e lehtë të drejtosh orkestrën e jetës ku qindra vegla muzikore natyrore nxjerrin miliona tinguj e tingujt japin atë ritmin e jetës kudo duke i dhënë drejtim duke e bërë atë të fortë, duke e derdhur në gremina apo në shkretëtira, duke e dërguar në qiell apo duke e vërvitur në ferr..varet nga dirigjenti, varet nga ai dhe vetëm ku botën e tërë e dërgon. Partiturat që ka përpara i thonë se çfarë duhet të bëjë. Të qënit dirigjent nuk është e thjeshtë.

Çudia është se deri më sot , ata dirigjentë të padukshëm kanë dhënë aq të çmendura udhëzime saqë bota e tërë duket të ndodhet në një maramendje pa fund dhe sidomos buçimat e luftrave që shpërthejnë e që ngjajnë me bubullima të një moti të egërsuar ,ato duket sikur i flasin urtësisë se edhe këtë radhë dirigjenti ishte... i çmendur. Gjithësia nën një dirigjent të çmendur.Në amfitheatër bota është ulur dhe pret ndërsa në llozhat e anëshme është pjesa që mezi sa pret të hapet perdja dhe me padurim duartroket... Ajo duartrokitje , shenjë padurimi ,që të dëgjohet interpretimi është, apo një padurim i ethshëm për të parë rezultatet e asaj që do të luhet e që, me sa duket së bashku me dirigjentin, janë shkruar e zgjedhur prej asaj pakice ,që krekoset nëpër llozhat e që duartroket.?. Dhe dirigjenti dha sinjalin e parë duke tundur shkopat me atë drithmën karakteristike ,që sikur do tju thotë si orkestrës e edhe spektatorëve se është gati të fillojë ekzekutimi , frymëmarja ka ndaluar, ai ka ngrirë në pozicion të çuditshëm dhe....diçka e paparë po ndodh.Dirigjenti nuk po kupton se çfarë . Pa dhënë ai shenjën orkestra ka filluar , dikush tjetër në vend të tij dirigjon, melodia del e pastër , del si një jehonë që duke u kthyer prej maja malesh rend e nëpër fusha e lugina plot diell, fluturon.      Është melodia e vërtetë, ajo që s’ka nevojë për asnjë dirigjent, ajo që rjedh vetvetiu sepse vetë natyra është më e fuqishmja me bukura më e melodishmja muzikë që egziston. Është e virgjër dhe e dlirë, ka brenda gurgullimë përrenjsh që zbresin hareshëm nga malet, ka simfoninë e mrekullueshme të këngës së zogjve që këndojne e zëri i tyre ngrihet në kupolën e qiellit duke u vetëquajtur hyjnore, ka brenda rendjen e kohës që i është përshtatur një xhezi gjigant me temp të rrjedhshëm por aspak monoton, ka dashurinë ka gëzimin ka qeshjen e fëmijës kur gjirin e nënës në gojëzën e vogëlth shtrëngon, ka dashuri e dëshirë , deri atë të pandjeshmen e të padëgjushmen çeljen e burbuqes që hapet në trëndafil e botën e tërë zbukuron...Pa ka edhe aromë kjo simfoni, ka gjithçka që vetë natyra e ka shkruar me aq besnikëri e e ka bërë të madhërishme, e ka dhënë të luhet vetëm në virtuozë që nuk kanë nevojë për asnjë dirigjent... Simfonia mrekullon të gjithë në amfiteatër!Nëpër llozha një lëvizje si të kish hyrë papritur një brumbull e të kish filluar pickimet..diçka thërresin , diçka i thonë dirigjentit, duan të thonë se nuk është ajo që duan të dëgjojnë... Dirigjenti kthehet , hedh shkopat e tij prapa dhe edhe ai i mrekulluar bashkohet me ata që duartrokasin gjithashtu të mrekulluar...

Pse ju të pakët , që keni në duar pushtetin e monedhës hidheni e përdridheni dhe nuk doni që të dëgjohet melodia e natyrshme e jetës?

Pse kërceni e hidheni përpjetë si të pickuar kur shikoni se kjo botë ka një rrjedhshmëri , se ska nevojë për dirigjentë. ?

Pse çireni e kërkoni vijën melodike të jetës të ndërroni e të futni në ‘të gjëmimet e vdekjes të luftës të tmerrit të terrorit ?

Pse doni të shkruani një prelud që të trondit e të dëshpëron?Pse botës mbarë i tregoni një botë që lufton?

Vështroni !

Dëgjoni !

Bota kaq natyrshëm këndon, kaq mrekullushëm në një valle gazmore  fton...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora