Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Poete-Rita, të lumtë dora!

| E enjte, 31.12.2015, 04:43 PM |


Dibran Demaku

 

POETE- RITA,TË LUMTË DORA!...

 

Poetë, shkrimtarë, ju krijues

nga Gil Gameshi e këtej

s`keni qenë aspak tundues

s`keni qenë artistë të mëdhenj!

 

S´keni ditur ç`çenka "Vrima"

e keni torturuar me metafora

gjersa u shfaq si vetëtima

poete-Rita, i lumtë dora!

 

Ajo erdhi si Sokoleshë

ajo erdhi si trimëreshë

na e nxori në dritë "Vrimën"

e largoi nga gjuha qimen!

 

Ca të mjerë, pa ndjenja fare

na e kritikokan pa ndalë Ritën

që me zemër të madhe e bujare

poezisë(erotike) i hapi dritën!

 

Në kunkursin kombëtar

Rita mori çmim të parë

ndaj pajtohuni o trutharë

"Vrima" juve nuk ua varë?!...

 

Poete-Rita,të lumtë dora

ty s´të duhet matafora

ty s`të duhet as simboli

në dritë të diellit"Vrima" doli!...