Mendime
Nebi Dragoti: Paradigma sikur politika
E hene, 28.12.2015, 09:57 AM
PARADIGMA SIKUR POLITIKA...
NGA NEBI DRAGOTI
-Sikur politika t’u vejë fshesën nëpër të gjitha institucionet drejtuesëve profan...
-Sikur politika, si një nxënës i urtë, të pajiset e të marrë leksionet e duhura nga populli mësues për të drejtuar shtetin...
-Sikur politika të marrë në analizë mendimin konstruktiv gazetaresk që u sugjeron politikave drejtuese të shtetit për ecuri të mbara në rrugën e zhvillimit...
-Sikur çdo kryeministër, që qeveris, të xhvishet nga egoja shterp,nga fallsifiteti i fjalës mashtruese dhe të djersitet duke punuar bashkë me gjithë stafin e kabinetit qeveritar për të rrokur, konkretisht , suksesin në praktikë...
-Sikur politika të distancohet: jo më me dokrra e teorira fjalësh çoroditëse duke i hedhur në erë si flluska sapuni...
-Sikur politika të përbëhet e gjitha nga personalitete të kulluar, të pastër dalur nga miratimi i popullit...
-Sikur këto personalitete që drejtojnë të jenë të emancipuar, të kulturuar, të shkolluar, të moralshëm...
-Sikur politika të xhveshi qyrkun e vet të korrupsionit, gjithashtu...dhe drejtësia të bëhet promotore e dhënies së drejtësisë pa kthetrat e sëmundjes kanceroze korruptive...
-Sikur politika të dëgjojë dhe të respektojë mendimet oponente që ka në gjirin e vet,zbatimi i së cilës ka efektivitet të qartë dhe jep suksesin më të madh në qeverisjen e vendit...
-Sikur politika e kryeqeverisësit të mbështetet tek kolegjialiteti për të vjelur e për të pasur rezultatin më të mirë, të kënaqshëm e cila pasuron ekonominë dhe jetën e popullit...
-Sikur politika ta kuptojë drejt, se është fruti i masave të gjëra që vuloset nga vota e popullit për të qeverisur vendin...
-Sikur politika të mos hedhi vickla që të dëmtojë qytetarët dhe kombin...
-Sikur politika ta kuptojë drejtë, se Shqipëria është e popullit dhe jo e tyre...
Duke i hequr shkrimit lidhëzën “sikur”...populli ka zgjedhur politikën e duhur dhe pret prej saj veç të mira dhe progres.
Dhjetor,2015.