Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka?: Radarët serbë dhe lufta nxjerrë përfundime

| E diele, 27.12.2015, 03:53 PM |


RADARËT SERB DHE LUFTA NXJERRË PËRFUNDIME

Nga Afrim Caka?

Ndërkaq Dardania e bombarduar rregullisht. Aeroplanët vërtiteshin mbi shtëpitë e Hashimit e të Isës. Aeroplanët, mbroheshin nga këta radar serb. Dardania shtrihej krejtësisht i pambrojtur nën qiellin e hapur.

Ku je qeveri e ta lumsha???

Oh, Dardani të këndojmë, ose të vajtojmë deshta me thanë!

Të bukurën e burgos vetëm injoranca.

Në këtë shkrim u përpoqa të tregojë se tradhëtia përcaktohet nga trashëgimia prindërore. Zhvillimi saj saj është i kushtëzuar tërësisht dhe plotësisht nga faktorë të huajë, siç është unikale përulja dhe humbja e gjakut!

Të shumtë ishin ata që zgjodhën kombin, por qenë të paktë ata zuzar e zagar, që braktisën lirinë e kombit për hirë të karrigeve, tradhtisë e servilizmit.... Në këtë menyrë pozita historike e kulturore e popullit shqiptar bëhet më e rëndë se ç’ishte! Në këtë menyrë qenia e popullit shqiptar bëhet më e pasigurt se ç’ishte! Në këtë mënyrë historia e popullit shqiptar në trojet e tij në Dardani, Mal të ZI, serbi e Maqedoni bëhet e pakuptimtë se ç’ishte dje!

Si është e mundur kjo???

E prap shqiptari i ndam me vetveten. Më qëllon shpeshherë, për të detyrës që kam, të përballëm njokohësisht me të dyja realitetet. Në njërën anë më mjekërzinjtë dhe në anën tjetër me shkjaun! Dy faqe të së njejtës ogurzezë. Kemi lejuar që çështjen e madhe shqiptare ta margjilizojmë, si çështje të rreth katër miljonë shqiptarëve, duke mos pasur kujdes se ashtu mund t’i krijojnë “legjimitet” rindarjes së popullit shqiptar dhe të trojeve tona në tri shtete sllave dhe greke, të krijuara mbi varrezat, gërmadhat dhe kalat tona! Dëmin më të madh, besoj, ia kemi bërë vetes kur injoranca qeveritare Hashim e Mustafa, si formë të trysnisë kolektive mbi pushtuesit e djeshëm, i kemi lënë në dorën e dy partive politike, më saktë në dorën e dy apo më shumë servilëve me procese të hapura korruptive. Kështu, fjala vjen, populli ka lejuar – elita politike dhe mendore të gabuara, por jo edhe populli e të flasin për çështjen tonë kombëtare me gjuhën e pushtuesve tanë!

Kemi lejuar më 2015, të degradohet Republika e Kosovës dhe kemi bërë gabime fatale, që, nuk na falet kurrë, siç po shihet, i kanë rënduar shumë përpjekjet tona dhe gjakut të derdhur për një Bashkim Kombëtar! Për këtë arsye kemi lejuar dy njerëz të mëkatojnë edhe një ide ashtu të shenjtë, siç është ideja e Bashkimit Kombëtar dhe për hir të interesave korruptive vetjake e pushtetore, ta shtyjnë, ta vrasim interesin e përgjithshëm. Ç’është më e rënda edhe vendosja e radarve të anmikut për të kontrolluar tokën tonë, duke na shndërruar në një gjëndje edhe më të rëndë politiko teritoriale. Në një pozitë komiko-tragjike e historike.

Një qeveri që s’ka shpirt patriotizmi dhe mirëbërës, është një qeveri harbutësh, barbarësh dhe antikombëtare. Këta na treguan, gjithashtu, se ambiciet e tyre dhe mendjemadhësia e ekzagjeruar, penguan zhvillimin e shtetit: rritja e ndjenjës korruptive dhe shfrenimi drejtë lekut e pasurisë shtetërore. Për shkak të veprimeve irrituese të këtyre dy “liderëve”, jo vetëm ngadalsuanë evulucionin e ndjenjes kombëtare, por individi pushtetdashës shkuan drejtë vrasjes së saj.

Duhet parë shqiptarësia e tyre! Karrigeja e merrë në qaf njeriun e dobët! Ruajuni nga turpi më shumë se nga vdekja, se ky (turpi) është më i gjatë se jeta e juaj.

Shpirti i atdhetarëve i mahnit të tjerët dhe është kjo detyra e tyre!

Sigurisht, kush ishte në radhën e parë shkjau apo gjakprishurit shqiptarë; ndoshta më kujtonin të vdekurit e ngritur nga varri, të kaluarën e tyre, historitë, kujtimet e masakrave dhe tradhëtive, por gjithçka e lidhur me të kaluaren. Së tashmës i përkisnin vetëm spiunët e tradhtarët. Në këtë rast se do të pyesnim veten “Pse i lëmë tradhtarët të kullosin?” do të vinte menjëherë edhe pyetja tjetër “Pse vdekja e Dardanisë?”. Janë dy skajet e një litari, të dyja për shqiptarin e Dardanis Antike!

Ndaj duhet zgjidhur zinxhirët në të cilët njeriu shqiptar i vetëdijshëm është i lidhur për gjuhe. Ai duhet të shkëputet nga ta zinxhirë për të vrapur i lirë drejtë dritës në fund të tunelit; për t’u takuar në kundrimin e realitetit të vërtetë dhe jo vetëm të hijeve të tij. Shqiptari duhet të jetë i aftë të dialogoj me anmikun dhe jo me zërin e papërpunuar të fantazmave serbe. Ndryshe, Dardania, që, e lodhur dhe e mpirë deri në palce, hymë në pavarësin e dytë të robërisë, po i harruamë Kastriotin, Sylejmanin, Mic Sokoli, Ali Ibrën Abdylin, Naimin e Samiun, Haxhi Zekën, Ademin etj.

Tradhëtitë dhe shkjau nuk po na ndahen. Kjo dëshmonte se ata jo vetëm e dinte ëndrrën osmane e serbe, po vazhdonin të ishin sy mbyllur ndaj çmitizuesve të atdheut. Spiunët, gati 16 vjetë, si një kumt ogurzi kundër gjuhës, historisë, kulturës, përgatitur nga ca rimohues shqiptar, të kthyer në turko-arab dhe tepër të afërt me tradhtarët e sotëm vendas.

Dhe kryesorja, këta lider të zënë “peng”, këta firmëtarë në kafaz!

Një pushtet tribalësh e hajdutësh...

Dhe rashë në mendime.

Por, botës do bërë më njohur dhe të qartë, sepse ajo nuk e di, ose nuk e ka të qartë sa duhet, që jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike zyrtare ekziston edhe një Shqipëri, pjesë e së cilës, duke përbërë, në të vërtetë, gjymtyrët e saj, janë emërtuar me këtë sintagmë (Maqedoni, Mal të Zi, Greqi e Serbi). Nuk e dimë nëse ekziston edhe një rast si ky i yni; gjysma e kombit - pakic kombëtare, trungu, i ndarë nga gjymtyrët! TRAGJIKE!

Trazicioni shqiptar u bë me rrënime të tmerrëshme kombëtare. Natyrisht, në gjithë këtë tronditje shqiptare veproi aleanca e vjetër greko-serbomalazeze për ta dobësuar sa më shumë faktorin shqiptar. Destabilizimi shqiptar e politik dobësoi vetvetiu edhe çështjen kombëtare. Në këtë fundshekull kërcënon rreziku real që çështja shqiptare t’i flijohet iluzioni demokratik, paqes dhe stabilizimit rajonal...