E diele, 22.12.2024, 12:10 PM (GMT)

Mendime

Bislim Pireva: E po ku jemi?

E diele, 27.12.2015, 11:00 AM


E PO KU JEMI?

Nga Bislim Pireva

Ky është titulli i një vepre të profesorit tim shumë të nderuar Rexhep Hoxha të cilin e pati botuar më 1972. Ky titull kurr nuk mëështë hequr nga mendja dhe kurr nuk e kam ditur se ku jemi dhe mjerisht as sot nuk e di se ku jemi. Duke i shkruar këta rrjeshta m'u kujtua fashisti Vlladan Gjorgjeviq, i cili para më se një shekulli na kishte quajtur njerëz me bishta dhe thash me vete mirë që na ka shikuar nga prapanica, se sikur të na kishte shikuar nga koka ku ta dish se si do të na kishte quajtur.

Mendimet ndryshe, kundrthëniet, mospajtimet egzistojnë kudo dhe kurdo në botë, por mjerisht ne vetëm dimë të lavdërojmë, të shajmë, të fyejmë, të poshtërojmë pa pasur asnjë argument. Ne për ta lavdëruar dikë, domosdo duhet ta shajmë, ta fyejmë, ta poshtërojmë dikë, sepse ashtu bëhet lavdi më i madh. Për ta bërë dikë hero, domosdo duhet ta gjejmë një tradhtar, sepse vetëm ashtu i rritet nami heroit. Sikur pak të rezoninim se në çfarë katrahurash ka kaluar populli ynë me shekuj nuk do të vepronim ashtu, kur dihet se vetëm në luftën e fundit janë vrarë e masakruar 13 mijë 500 shqiptarëve, në mesin e të cilëve 800 fëmijë nën moshën katërvjeçare, kurse 700 të zhdukurve nuk dihet se ku u janë tretur eshtërat, familjet e të cilëve ende nuk i kanë mbyllur të pamet. Sikur vetëm disa minutë të hynim nën lëkurën e atyre familjarëve që kanë pësuar ndryshe do të mendonim dhe rezononim

Deputeti i PDK-së Zenum Pajaziti para disa ditëve në një  portal kishte shkruar se u bëmë gaz i botës. Ka mundur të shkruhet dhe të thuhet pse u bëmë  gaz i botës dhe si të zhbëhemi. Ka mundur t'i thuhet se pjesë e atij gazi je edhe ti dhe të gjithë ne, por jo të poshtërohet dhe të fyhet pa asnjë argument i ati i tij i ndjerë Xheladin Pajaziti se e paska ndërruar mbiemrin për shkak të të vëllait Kadri Zeka, gjë qëështë fare e pavërtetë dhe për një denigrim të tillë në vendet e civilizuara ipet llogari para drejtësisë. I ndjeri Xheladini ka qenë i biri i Pajazitit dhe i lindur më 1941. Asokohe evidencën e të lindurve e kanë mbajtur imamët, kurse dihet se çfarë ka qenë niveli i

tyre, kështu qëështë shënuar me emër e mbiemër Xheladin Pajaziti. Në bazë të evidencave të imamëve në gusht të vitit 1947 është bë konstruimi i librave amë, kështuqë Xheladini që nga dëftesat e shkollës fillore në të gjitha dokumentet mban mbiemrin Pajaziti. Zenuni edhe vetë ka qenë i burgusur, kurse të përndjekur kanë qenë familjet e të dy prindërve të tij. Këtë që po e them dhe shumë të tjera mund t'i argumentoj para kujdoqoftë. A nuk është turp i turpit të fyhet një i ndjerë, i cili me gjithë familje ka qenë i përsekutuar dhe i përndjekur.

Dega e PDK-së në Gjilan, apo dikush në emër të saj, ka kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e Nazmi Musës, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, me pretekstin se i paska rrahur nxënësit jo vetëm kur ka qenë mësimdhënës, por që po i rrahka edhe tash që është diçka e pabesueshme. Madje, sipas tyre Nazmiu nuk e meriton të jetë mësimdhënës, e lëre më të jetë drejtor i Drejtorisë së Arsimit. Dihet se nxënësit shkojnë në shkollë për të mësuar, por çdo kush që ka punuar në arsim vetëm mund të gënjejë se kurr nuk e ka rrahur ndonjë nxënës. Mirëpo vetiu kuptohet se nuk është halli i nxënësve, por diku tjetër, sepse Nazmi Musa është punëtor dhe don punë, që nuk do të thotë se është i pagabueshëm dhe profet.

Prapashtica, vendlindja e tij është fshati më i përsëkutuar në të gjitha trojet shqiptare. Vetëm brënda një dite për Kërshëndellat serbe të janarit të vitit 1921 janë vrarë, djegur e masakruar 1020 burra, gra dhe fëmijë. Pjesë e asaj masakre ka qenë edhe familja e tij. Më 1960 UDB-ja e Beogradit e ka inskenuar zhdukjen e një roje të pyllit, që kurr nuk është zbuluar, ndërsa për zhdukjen e tij është akuzuar familja e Nazmiut dhe sidomos Namani axha i babait të tij. Janë burgosur të gjithë mëshkujt, kurse shtëpia ka mbetur në gra e fëmijë. Për të mos mbetur fëmija pa bukën e gojës gratë ashtu si kanë mundur i kanë mbjellë arat. Me qëllim që t'i shkatrrojnë të mbjellat, por edhe për të krijuar panikë jo vetëm në Prapashtricë, por edhe në një pjesë të Gallapit, UDB-ja me dhunë në muajin qershor në përcjellje të policisë i ka detyruar fshatarët që me 30 palë qe t'i lavrojnë arat e mbjella, kinse për ta gjetur kufomën e rojës së pyllit: Ndonëse fshati im i lindjes ka mëse 25 km. nga Prapashtica, si fëmij e mbaj në mend se burrat duke e mëshur prej ne fëmijëve bisedonin me tmerrim se diçka e hatashme po ndodhte.

Më 1981 kur ish Jugosllavija kishte angazhuar edhe tankset për t'i shtypur demonstratat në Kosovë, ndër të parët që është larguar nga arsimi ishte Nazmi Musa me pretekstin se i kishte nxitur nxënësit që ta bojkotojnë mësimin. Në mars të vitit 1989 Nazmiu është arrestuar dhe është mbajtur 9 muaj në burg, i akuzuar se përveç që ka qenë organizator i demonstratave ka pasur në plan t'i bëjë atentat Rrahman Morinës, punë të cilën më vonë e ka kryer socialisti Momqillo Trajkoviq nga Çagllavica. Shtëpia e Shaban Musës, axhë i Nazmiut,  një kohë ka qenë strehë e mulla Idriz Gjilanit, mulla Sefë Govorit, Bajram Kurtit-Kasrasniqit dhe të shumë atdhetarëve të tjerë, por edhe të UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës.

Më 15 shtator 1991 me kërkesë të Ministrisë së Mbojtjes të Republikës së Kosovës, në kohën kur shumica prej nesh nuk guxonim të flisnim as me vetvete, në shtëpinë e Nazmiut  ishte formuar Shtabi i Mrojtjës Territoriale për komunën e Gjilanit. Për gjithë aktivitetin e tij kombëtar më 1993 vetëm falë një dashamiri dy orë para se t'i rrethohej shtëpia nga policia kishte arritur që të arratisej së pari në Shqipëri dhe prej andej në Zvicër dhe në Gjermani duke  lënë familjen për shtatë vite nën mëshirën e askujt.

Burgosjen dhe largimin e Nazmi Musës nga arsimi tri herë e ka kërkuar rexhimi i Beogradit, kurse tash për të katërën herë shqiptarët, por që dënimi është pak më i ''butë'', ngase e kërkojnë dorëheqjen apo shkarkimin, por jo edhe burgosjen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora