Kulturë
Qazim Shehu: Blegërimë
E premte, 25.12.2015, 02:02 PM
QAZIM SHEHU
BLEGËRIMË
Në kohën që blegërin,
Shqetësimi madh të mbetesh pa shqetësim,
Ndjenja ftohet ,brenga ngrin,
Epshet e dhjamosura hidhen delfin,
Fundi i marrëzisë farfurin,
Shqetësimet e vërteta i zhduk në tym.
Shfryjnë reklamat me xhama zjarri,
Tymi i lavdive gjëmon thellë,
Dhe nga shpërthimi s`shohim asnjë shpellë.
Në damarë na zgjen pendesa,
Për shqetësimet e kësaj bote
Që na fshiu si fshesa,
Harresa, indiferencë mode.
Ç`shqetësim i madh të mbetesh pa shetësim
Ja, një dorë lypsi ngrin,diku bëhet një vrasje
Dhe vjedhja vendin e përfshin,
Të pasurit lumturohen në ngasje.
Atdheu i krehur dhe i dehur,
Dridhet prej mashtrimit,
Në fund të një epoke të vjedhur
Në blegërimë të shqetësimit...
MURET E KOTËSISË
Muret e qelqta të kotësisë,
Na i kris ndonjëherë
Lavdia e gjelave të hajnisë
Tek qeshin si përherë.
Shpejt me pështymë të paaftësisë
I ngjisim këto plasa,
Na duhen muret e kotësisë,
Që as stuhia s`i shemb përjashta…
FJALËT KANË TYM
S`i dihet nga i del tymi fjalës,
Ndizet këtu ,tymin e nxjerr për dhjetë vjet,
Fjala rrugërton si ngjala,
Nga oqeani vjen e vezët lë në kënetë.
Ka fjalë plot zjarr dhe pa tym,
Fjalë që pufkojnë nëpër tym,
Nëpër ftohma mençurie,
Kërcënojnë si kometë pa hije…
FLUTURA
Një flutur e gënjyer në një park të Tiranës
Një ditë e pashë,
Dhe me fëmijërinë time si në një humnerë të ëmbël
Rashë.
Sa kohë u bënë që s`shihja flutura.
Mos për mua kishte ardhur,
Atëhere m`u kujtua e bukura
Në një breg të fshatit si e mardhur.
Bërr… bëra e supi u trondit,
Si nga një gulç i thellë,
Fluturat s`i gjen në këtë hapësirë plot tym,
Dhe mund t`i shohësh edhe në ndonjë shpellë…