| E diele, 29.11.2015, 10:57 AM |
Një vepër me vargje të sinqerta për jetën e dashurinë...
Nga Tefik Selimi
Shpeshherë lexojmë ndonjë vepër letrare jo vetëm se është e një autori të njohur, i cili ka bërë emër në jetën letrare, por, shumëherë na tërheq titulli i asaj vepre për ta lexuar e shijuar atë. Kjo është e vërtetë. Vepra e bukur të lë pa ngrënë bukë e pa shkuar në punë. Ajo është një “fuqi” e rrallë e artit magjik! Ajo (vepra) të rrëmben e të shtynë edhe kur nuk e ke vajin në buzë, ta ndjesh dhembje për të qarë. Arti e ka fuqinë e vet, e cila “fuqi” ti qet të gjitha “dhembjet” në shesh. Ajo (vepra) hyn thellë në shpirt dhe bëhet vokacion i mendjes e i zemrës për trazim shpirtëror. Sikur t’mos kishte art të njëmendët poetik (poezi, prozë...), njerëzit s’di si do ta ndjenin dhembjen. Ku ka dhimbje, ka varg art poetik e artistik. Por, edhe ku ka dashuri, ka edhe frymëzim sublimor poetik. Andaj, kur e lexuam veprën e Arta Hysenajt me titull “Shtigje dashurie”, sikur “gjendja” shpirtërore e njeriut ndryshoi. Pse jo? Arti i bukur dhe i sinqertë ta “krijon” gjendjen për ndjeshmëri më të thellë. Këtu është poenta e autores. Art që të trazon nga brenda. Këtë art të ngrohtë e “gjeta” në veprën “Shtigje dashurie” të autores Arta Hysenaj. Kjo është një vepër apo tufë vargjesh poetike, të cilat zunë vend brenda shijes sime për art. Pse jo? Secili lexues, kur i bien të dorë të tilla vepra për dashurinë, ai nuk e lë pa e lexuar. Kjo vepër e nxit lexuesin që ta shfletojë e ta lexojë me kurreshtje, për faktin se, aty ka vargje të qiltërta e të “ëmbla” poetike fort të ngrohta e të sinqerta jete. Duke lexuar vargjet e veprës në fjalë, u bëra shend e verë. Shtova: Ja çka bën arti?! Bën mrekulli! Thonë, jeta shkruan romane. Secili njeri ka jetën e tij. Secili mundohet ta përshkruajë atë jetë të tijën ashtu si e jeton. Pra, jeta, sido që të jetë, është një “jetë” me sfida e me ngjarje të këndshme. Andaj, ditë më parë, Arta Hysenaj, poete nga Mallakastra e Shqipërisë, botoi veprën e parë poetike “Shtigje dashurie” (2015). Është kjo një vepër në vargje, e cila, kryekëput “rrëfen” botën jo vetëm intime të autores në fjalë, por edhe qiltërsinë e saj ndaj botës që e rrethon. Pra, vepra “Shtigje dashurie”, është padyshim një vepër e rrallë poetike, e cila reflekton vargje për jetën, dashurinë, shpirtin, vyrtytet njerëzore, afron miqësi, por edhe e urren të keqen dhe e afron miqësi për ta shijuar të bukurën e jetës. Andaj, veprimtaria poetike e kësaj poete meriton vëmendje të veçantë për dy arsye: e para se, “është e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë dhe të zgjon emocione të fuqishme, dhe, e dyta: autorja, Arta, kur shkruan, nuk merr poza, nuk shtiret e as nuk “bezdiset” se ka shkruar. Ajo është e drejtpërdrejtë, po se kjo ka rrezikun e të sakrifikuarit të nivelit artistik të poezisë së saj. Ajo shkruan siç dashuron, siç përmallet kur kujton, siç loton kur vritet në shpirt, siç fisnikërohet kur bashkohet me të mirën, siç bëhet e fortë kur përballet me etë keqen”, ka shtuar Demir Gjergji në vlerësimin e tij lidhur me vepren e Arta Hysenaj, poete nga Shqipëria. Me fjalë të tjera, Arta është një krijuese modeste, e pasionuar pas vargjeve poetike, të cilat ia zbulojnë shpirtin e saj të ëmbël dhe prekës të jetës ku e shijon. Këto vargje kumbojnë thekshëm dhe zëshëm, për faktin se, ajo, edhe përball sfidave, qëndron dhe ngre zërin e urtësisë dhe kërkon ndihmën tek gjethet apo tek nektari i tyre, që ia ëmbëlson jetën, shpirtin dhe ëndrrën për dashuri jetësore gjer në adhurimtari. Kjo vepër është një pjesë e jetës së autores, e cila, siç lexohet, shpreh dhe artikulon vargje të qiltërta, të cilat “rrëfejnë” modestinë e saj prej krijueses. Siç dihet, Arta Hysenaj është e lindur më 1971 në Greshicë të Mallakastrës, Shqipëri. Shkollimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e ka mbaruar në Ballsh, një qytet naftetarësh ku është kualifikuar si laborante. Andaj, ajo tash e 10 vjet punon dhe jeton në qytetin e Fierit. Ajo, edhe punon, por edhe krijon. Ndonëse Arta e pati pasion letërsinë, mësojmë se nuk pati mundësi të vazhdojë në ato vitë tranzicionit, por dëshira e saj për letërsinë, ku as sot e kësaj dite asaj nuk iu shua ejta për artin dhe letërsinë që e deshi pa masë. Poezia e saj është “pjesëza” e jetës që e ka shoqëruar në çdo moment e në çdo kohë. Ajo shton se, ndonëse më parë nuk e ndaja lapsin nga qanta, tani tastjera e vogël e telefonit i është bërë mikja e saj që vargëron e hedh vargje plot frymëzim jete. Vepra e saj e parë "Shtigje dashurie" është botuar nga Shtëpia Botuese "ADA". Pra, poezia e saj është e larmishme. Mandej, në vepër, dominojnë vargje për dashurinë njerëzore e për botën e saj romantike. Më shpesh tek kjo vepër poetike e Arta Hysenajt vërejmë hipokrizinë, varferinë, fallcitetin e “sende” të tjera, të cilat janë tema që e kanë ngacmuar e brejtur autoren gjatë jetës së saj. Por, aty gjejmë vargje edhe për vendlindjen, natyrën, qytetin ku jeton, malet, fushat, njerëzit, por edhe jeta e tyre me të tjerë, që janë pjesë e shpirtit të poetës mallakastre. Edhe Ilmi Dervishi, vlerësuar, pos tjerash, ka shtuar: “Duke lexuar veprën poetike “Shtìgje dashurie'' të Arta Hysenaj, shoh në këto vargje se ka jetë, ka shtigje, ka dashuri, ka dhimbje, siç ka edhe poezi. “Në poezinë e Artës ka art, arsye, ambient, siç ka “ç’mendjen e hënës që del e zhveshur, mëngjese “buzëlagur me ves, zjarr ndezur që qel syrin nga dashuria, skuqur buzët nga lëngu i thënës , siç nuk ngopet me ngjyra dashuria”. I. Drvishi shton edhe këtë se, në veprën në fjalë ka poezi që hijezohet nga motivi popullor. Ja shembull: “Mallakastriotja qe një e shërove, oh sa shumë vrave që bie në ujdi me erën të mos trazoj zemra e të ndez zjarre”. Në poezinë e Artës gjejmë shpirtin rrebel, duke mos dalë jashtë vetës, nëse nuk përputhen me shpirtin - arrinë t’i bëjë paralel, me një deklarim artistik të poezia: “Mbahu tek unë/ e të bëhem freskia e ta letësoj dhimbjen” shton në vargje autorja e veprës.