Mendime
Abdullah Prapashtica: Azem Syla të emërohet Ministër i Mbrojtjes
E hene, 04.08.2008, 05:04 PM
AZEM SYLA DUHET TË VAZHDOJË
MANDATIN E NDËRPRET TË MINISTRIT TË MBROJTJES
Nga Abdullah Prapashtica
Pas një stërzgjatje të tepruara këto ditë u paralajmërua emërimi i Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Por, sikur u veprua me rastin e enigmës rreth datës së shpalljes së pavarësisë, edhe rreth emrit të personit që do të emërohet për Ministër u mbështjell me një vello enigmatike, për mendimin tim të pa arsyeshëm.
Qytetarët e Kosovës e dinë se në çfarë rrethanash erdhi deri te ndërprerja e punës së Qeverisë së përkohshme të Kosovës – (të formuar gjatë luftës), me 2 Shkurt 2000 dhe me te edhe deri te ndërprerja e punës të Ministrisë së Mbrojtjes nën drejtimin e Ministrit Azem Syla.
Azme Syla, para se të emrohej për Ministër të Mbrojtjes ka qenë Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, pa pëlqimin e të cilit askush nuk kishte pas mundësi të ndërmerrte as një veprim, as në front dhe as në vinë diplomatike, që nga hapja e Zyrës së UÇK në Prishtinë me Adem Demaqin si përfaqësues i UÇK e deri te pjesëmarrja e delegacionit të UÇK në Konferencën e Rambujesë ne vitin 1999.
Konsideroj se Azem Syla e ka pas dhe e ka një vizon të qartë për procesin zgjedhjes së Çështjes Nacionale Shqiptare drejt realizimit të Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit tä 1878, dhe se duhet lejuar që ai të e vazhdon realizimin e ati vizioni duke e emëruar sërish Ministër të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Nëse dikujt i duket tepër i madh numri i njerëzve nga Drenica në institucionet e Kosovës, të urdhëron Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria që të e zvogëlon numrin e tyre dhe të krijojnë hapësirë për Azem Sylën që të vazhdon punën që ju ka ndërprerë si Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës!
Besoj se me emërimin e Azem Sylës, lidershipi i tashëm do të kthehet sërish në binarët kryesor për përfundimin e këti procesi me sukses!