E shtune, 21.12.2024, 12:09 PM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Kodet e moshës

E diele, 22.11.2015, 12:28 PM


Shahin Ibrahimi

 

Çelsa të një brave

 

Radarëve të trurit ja bllokova pamjen

Atë skenë rrënqethëse, s`dua të kujtoj,

Me idhësinë e fjalëve minonin të ardhmen

Debate me fjalë fyese, nuk dua të dëgjoj.

 

Dikur ngroheshin në të njëjtën vatër

Hesape të vjetra siç dukej kishin,

Nga shikimi i egër dhe fjala e ashpër

Kuptova që çelsa të një brave ishin.

 

Pa u menduar gjatë hyra në mes tyre

Të gjithë më panë me shqetësim,

Menduan se do më shkruanin syre

Vonë më thanë:- Si e more atë guxim.

 

Ju a preve shikimet si me sopatë

Frikën dhe pasigurinë e tyre ndjeva,

Më morën për funksionar të lartë

Kokfortësinë me fjalë bindëse theva.

 

Në heshtje morën drejtime të kundërta

Urrejtjen dhe ligësinë kishin në gjak,

Por ajo melodi ra në vesh të shurdhër

Ata po shkonin drejt të ardhmes në lak.

 

 

Jetimi

 

Fati më la jetim në jetë

Buzëqeshjet me ngrohin zemrën e vrarë,

Kur qielli s`ka re, s`ndihem i qetë

Vrapoj mbas teje për të t`parë.

 

Malli nga brënda djeg si furrë

Shpesh ndrroj udhë mos të t`takoj,

Se pa para nuk mdjehesh burrë

Dinjitetin tonë s`dua të lëndoj.

 

E di që nuk blihesh me para

Përveç zemrës s`kam gjë të t`afroj,

Vetëm grami mbin vetë nëpër ara

Unë s`kam njeri të më ndihmoj.

 

Ngrohtësinë tënde dua të shijoj

Të më largoj acarin që më rrethon,

Prandaj me shikime të ledhatoj

Se dhe zemra jote këtë gjë kërkon.

 

Lumturia nuk është recetë

Zemrën po ta fal si dhuratë,

Ti besojmë njëri tjetrit në jetë

Pa kamatë, por me respekt dhe hakikatë.

 

 

Kodet e moshës

 

Fushat djerrë të pa punuara

Si vetmia që të grryen,

Mosha vjen si pa kuptuar

Dhe ironia përherë na fyen.

 

Zemra tkurrur prej zhgënjimit

Shkoi rinia përmbi lotë,

Nga uria mora rrugët e mërgimit

Frikën për të ardhmen, s`largoja dot.

 

Ngjaj si gur në dhe të huaj

Asgjëkundi s`gjej pasqyrë

Trupin im tretet çdo muaj

Se të tjerët më japin mëshirë.

 

Habiten me kalimtarin e vetmuar

As pranvera s`më ngjall shpresë

Vetmia më afron mallin e praruar

Ndërsa unë mbush godat me dënesë.

 

Gjoksin shpesh malli ma gris

Me të ngarkuar u ktheva në vëndin tim,

I zhgënjyer praj fatit drejt lakmisë

Jeta ka kodet e saj me kuptim.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora