E enjte, 26.12.2024, 09:59 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Politikanët duan kulltukun

E premte, 20.11.2015, 09:12 PM


POLITIKANËT SHQIPTAR MË SHUMË DESHIRONIN KULLTUKUN SESA TERITORIN

Nga Afrim Caka

Kjo është e vërtetë!

O Perëndi, thashë më vete, shkijet kishin arritur të verbonin, më në fund Hashim Brojen e Isa Prapashticën. E kishin ndjellur me zgjedhjen fatale, të shikonin si shpiponja sllave ose t’i humbnin sytë krejtë. Dhe këta me vetë deshirë kishin rënë në kurth: e kishin pranuar bastin serb dhe kishin humbur çdo gjë…

Që njeriu mund të kritikojë një qeveri, një institucion, s’është ndonjë gabim, përkundrazi, kritikën e drejtë ne e nxitim për të mos bërë gabime fatale! Vdekja e politikes kosovare u prit si një shenjë tjetër e keqe në një kohë fatkeqësisht. Dukej se ora e lig kishte rënë për kombin tonë. Kosova ndodhet në prag të katastrofës, pas asaj të “Kongresit të Berlinit dhe Paqes së Versjaes”.

Një pyetje torturuese na ka munduar gjatë. Sëmundja ka hyrë në jetën e qeveriatarëve me ngulm.

Kur i shkruaj këto fjalë, shkrimi im do të tingëllonte, natyrisht, më bindshëm kur injoranca do të ishte marrë veshë me popullin! Unë nuk mendoj kurr që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundime, të rrezikohet për shkakë të ca ministrave dhe për shkakë të ca hoxhallarëve shqiptarë. Për çudin tanë, dikur moti shqiptari Ballaban Badera për ta pushtuar “Konstantinopojën” u ngjitë në majen e murin rrethues të saj dhe Sulltani turk e bëri Gjeneral. Ndërsa, ministrat tanë për firmosjen e një dokumenti u bënë servilë, Dr. Shkence, ligjeruaes në fakulltete etj., …!

Ora e tyre po bie.

Si t’ia shpjegojmë popullit gjithë atë krysmë antikombëtare.

Këta duheshin të përgatiteshin! Kapitullimi i përketë njerëzve të dobët.

Midis frikës u krijua pastaj, mendimi i parë që më erdhi ishte se, më në fund, gjithçka ishte kryer në fshehtësin më të madhe. Tadhëtia ishte matanë, në trupin e tyre. Kishte qenë më e lehtë të firmosnin turpin, e më vështirë sesa të bartinë shtetin dhe dosjet me vehte. Kjo është një lemëri e vërtetë për kombin.

O Zot, kur do të mbarojnë këto udhëtime, drejtë humnerës. Përuljet se pas gjithë këtij udhëtimi në Bruksel fshihej një kurth m’u në zemër, shkijet nuk e fshihnin talljen! Dhe fill pas saj, një përndezje, që jo rrallë e kishim provuar në jetën tonë. Ishte një zbehje e shurdhur, tradhëtit çaheshin aty për aty për të lindur tradhëtit e reja, trajta e të cilave, gjithashtu, pëlcisnin, për të pjellë trajta tradhëtishë edhe më të mëdha e më të rënda, e kështu më radhë, një shkallëzim deri në çkombëtarizim, pastrimi etnik! Kështu, fushata e pastrimeve po vazhdon të shqiptarët e Preshevës etj...!

Ndoshta po gaboj!

Unë jam qytetar i thjeshtë mëkatar nga Gjakova.

Fatmirësisht ne zotërojmë dijen intelektuale, JO dhunën. Përpiqesha të ngushëlloja veten. Kjo histori kishte ndodhur dhjetë e ca vite më parë. Ishte një kohë tepër e gjatë, ngjarja ishte fshehur me kujdes. Ende sot nuk dihen hollësit e saj që ka ndodhur, qoftë nw Beograd e qoftë në Bruksel.

Tani që mbërritëm në këtë pikë të gjykimeve tona, natyrisht, qeveritarët e kishin mw të lehtë të thoshin më vonë se s’duhej të vepronte opozita në dëmë të Kosovës? Sikur dikush do ta ndiente krusmen qeveritare, me siguri do t’i quante ata njerëz të vegjël, burracakë e trutharë për fyerjet e saj dreke me anë të nënshkrimeve tw njwpasnjwshme, të largët nw shtëpinw e Brukselit. Dhe kjo që po ndodhte, me çdo gjë mund të kishte lidhje me dreqin e të birin, veç me popullin JO. Ishte tjetër gjë që lidhej me qeveritarë. Ishte njëmijë herë më e dhimbshme dhe po aq më e fshehtë. Ishte tradhëtia e tyre, për të cilën ishin betuar përpara Daçiçit të mos flisnin me askend, gjer në grahmën e fundit të Kosovës Dardane. Me duart e tyre, me pabesin e tyre kishin gjetur një përligjje për pabesinë për ta mbytur të ardhmen e shtetit tonë!

Kjo ishte alibia e tyre e përbashkët, tymnaja e dy firmëtarëve dhe përbetimi i tyre. Ka gjasë të kenë ra të dy, në të njejtën, gënjeshtari dhe i rremi, pa marrë vesh asgjë nga bisedimet.

Ndoshta isha, me siguri, ndër të rrallët që e kisha bërë këtë pyetej fatale për ne:

“Kishin, apo s’kishin talent?”.

Ishte koha e amullisë dhe e përgjumjes. Ndoshta… në tryezën e sunduesit në atë darkë të helmuar, në atë shkretëtirë, bashkë me fyrjen që na ngjante sikur kishin mbjellur thellë tradhtinë e tyre. Me urdhrin tuaj dhe të askujt tjetër, vrasësit e kufirit do të kalonin përmes Kosovës. Me urdhërin tuaj, do ta vrisnin Dradanin.

Asnjë qeveritar i mirëfilldë nuk mund të pranojë me gojën e vet paqen e pushtimit të teritoreve tona, ndërsa me këmben e vetë shkelë mbi idealin kombëtar. Gabimet politike mund të jenë tragjike, por gabimet historike gjithherë janë fatale. Falë këti faji, falë krenarisë së dënueshme shqiptare, asaj që më sakt se kudo jepet me thënien turpi i madhë qeveritar, e zeza e popullit, ka mbetur në hije një nga të vërtetat më tronditëse si asnjëherë më parë, shqiptari kundër shqiptarëve. Ka qenë kaq i rëndë dhe i padurueshëm, saqë shqiptarët, duke ndier poshtrimin prej tyre.

Tani na mbetet gjë tjetër vetëm të analizojmë marrëdhënjet midis simptomëfirmëtarëve dhe zhvillimit të frikës së tyre nga populli.

Siç duket, lidhur me këtë çështjë dhe se këta njerëz dhe politika e tyre servile është mpeksur në gjakun e tyre. Sidoqoftë, do të duhej të shpreheshim më saktë dhe ti japnim procesit të sprapjes së atyre që thamë lidhur me simptomfirmëtarët ogurzi, kurse vetë fjalën firmëtar (coptimit tokave) duhet kuptuar shumë më negative për kombin dhe shtetin tonë…

Shkurt, tek ky Barbarikum i ri, shfaqej spikama e boshtit serbi-turqi, që nacionalizmi serb ia parashtronte shqiptarëve për ndarjen e Kosovës. Evropa plakë të shpëtojë duhet të kryqëzohet me energjin tonë “barbare”. Është e natyrshme që shqiptarët pas shumë vitesh manipulimi rrethë kufijve, më tepër se gjithkush tjetër kanë të drejtë të dinin diçka më shumë për këtë mister.

Ç’ishte pra kombi për ta? “Atdheu dhe gjaku”, pra trualli dhe shqiptarët sipër tij? Dhe gjuha që shqiptarët flisnin.

Një fantazmë së fundi, një streh për horrat e horrave?



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora