E shtune, 21.12.2024, 06:38 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Jetë të gjatë Moikomit

E diele, 15.11.2015, 02:39 PM


JETË TË GJATË  MOIKOMIT

Nje portret i i pautorizuar

Nga Gëzim Llojdia

1.

Moikomi është një zë i bukur i pendës shqipe.Ashtu si ato monumentet e kulturorore që kanë status dmth  mbrohen nga shteti,ky rrap madhështor  që e ka emrin Moikom Zeqo është një ndër të pakët dhe ndër të rrallët e kësaj kategorie .Nga kjo  rrjedh edhe detyrimi, që shteti ynë ka karshi figurave të tilla si Mokomi,Kadare,Agolli,Arapi,Xhufi,etj .

Befasisht dje me arkitektin  dhe karikaturistin e mirënjohur nga qyteti i Flamuri,t Arben Meksi diskuton rreth një lajmi që ishte dhënë nga disa mediume, por që çuditërisht  ishte shpërndarë  me shpejtësinë   e erës rreth gjendjes shëndetësore të Moikomit.

Është i kuptueshëm shqetësimi i adhuruesve e lexuesve të tij të kësaj figureve erudite që të shqetësohen  për shëndetin e Moikomit .

Arkitekti A.Meksi ngre telefonin duke kontaktuar numrin e Moikomit.

-Alo Moikom c’qe ky lajm apo ndonjë lajm gazete?

-Lajm gazete  dëgjohet nga përtej telit zëri i kolosit sic e quan n arkitekti i njohur A.Meksi.

E kisha takuar para disa ditësh shpjegon A.Meksi te marrja e çmimeve të :”Kultit”.Ishte vizituar në Angli dhe gjendja e tij nuk mund të thuash se ishte në parametra optimal.

A.Meksi i thotë se do ta kalosh shpejt dhe i uron edhe në emrin tim shërim  të mbarë.

Moikomi është një një perosnalietet shumëdimesional  i kulturës shqiptare.Rreth 15 vjet më parë te kryegjyshata ,Moikomi dhuroi librin e tij të famshëm gati mistik:” Syri i tretë dhe Naim Frashëri në syrin bektashian që ishin shqyrtime të hollësishme të studiuesit rreth mistikës së shitëve në botë  dhe bektashinjve.

Ca vite të shkuara Moikomi bëhet llaf për post-kohën e 90 ai me një bllok në dorë shkonte dhe mblidhte cdo fjalë të poetit Dritëro për të cilin shkroi edhe nj libër. Mirëpo c’më thanë në  një takim krijuesish.,kur biseda e solli këtë rast. Është i cuditshëm fakti që Mokomi qëndron më lartë se për vlerat krijuese dhe duhej të ishte në fakt ky i fundit të shkruante për Moikomin. Mirëpo ku pranon Moikomi ky njeri i thjeshtë, sa s’duhet tju kujtojë një fakt.Kur ishte drejtor i muzeut ai shkonte nga qyteti i tij Durrësi dhe kthehej me tren,ndërsa automobilat i kishin pushtetarët ata  të pashpirtët,të korruptuar gjeri në palcë ata siç thoshte poeti Ali Asllani ngrysesh fukara ,gdhiheshin milionerë.Dhe në këtë kulm pune e hoqën nga drejtor i muezeut.

Fryma e Moikomit. Zbritur tek dielli. Përndryshe, një ditë vjeshte e  vdekur, mundej që pasqyra e saj të na rrëfej:lëndën e Zotit. E ndritçme,fytyra. Shëmbëllim i arit. Ndrit pasqyra. Tek shpirti  i diellit. Mokimi është poet,shkrimtar,studiues,arkeolog,kërkues stalaktitesh  është punëtor I pashembullt  i penës .Moikomi është një xhevahir i rrallë që edhe sëmundja dot nuk e vë poshtë. Ai është modest dhe prandaj i dërgoi mediumit një letër për shqetësimet që u soli adhuruesve të tij në fakt janë këta të fundit të shqetësuar duke e ndjerë fatin e tij si të tyre.

Moikomi është arkeolog ,studiues,historian. Duke bërë një përshkrim të Radhimës dhe Jonufrës i vetmi që ka zbardhuar ardhjen e piktorit,Onufër ishte Moikomi te botimi  “Onufri”,një libër i  rrallë për nga mënyra e të shkruarit dhe thellësia e mendimit.Ja cfarë thotë aty:Dr Moikom Zeqo , arkeolog,historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit  Onufër shkruan dhe për gjirin e Vlorës:”Në masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe emër i një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare,ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura .Dhe një numër prej  tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor...”

2.

Cfarë është jeta. Ku heliotropizmi. Soditja diellore e pa kyçur në përfundim të perëndimit.

Moikoim ka qenë ministër u kulturës në kohën e post-viteve’90.Si autor ai ka mbi 100 libra dhe shumë të tjera më thotë miku i tij A.Meksi që presin radhën e botimit. Mirëpo do të fokusohem në një pikë që këtë jetë e ka sfilitur edhe shteti më shumë .Si nuk u gjet një punë për këtë njeri punë shumë. A nuk kishte nevojë Ministria e Kulturës për një këshilltar kulture si Moikomi, vetëm bisedat më të janë ujëvara të pashtershme. Si nuk u gjet një vend pune nëpër muzeumet tona ,institute albanologjike, Akademia e shkencave, drejtorit e kulturës.

Si mund të mbetej vallë ky shtet, të lërë pa punë Moikomin e madh,këtë kolos të gjithanshëm eruditin siç e quan B.I,mirëpo ai është poet, shkrimtar, studiues,historian,arkeolog, dhe me gradë shkencore. Kaq shumë Moikoma, paska patur ky vend që degradoi rrejshëm deri në këtë farë feje?Është kjo pyetja jonë dhe e adhuruesve  të tij, që në këto ditë luten edhe për shërimin e  tij.

Moikom jetë të gjatë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora