Kulturë
Qazim Shehu: Thirrje
E premte, 06.11.2015, 07:33 PM
THIRRJE
Trevargsh
NGA QAZIM SHEHU
Vitet me piskamë,
Mbi ujëra ranë
Gjethe plot damarë.
+++
Në provim të dashurisë
Ngela në klasë,
Një vajzë qante pas…
+++
Leqet e shpatinave
Lidhin motet,
Në një gungë bunge…
+++
Ai parfumon plehra
Ky është zanati i tij
u shndrrua në pleh të zi…
+++
Buzë malit, fusha
Shtrihet e ngeshme,
Mali i çon ujrat e plleshme
+++
Fyti im futet në fytin
E një sylinari,
Thith aromat e tokës.
+++
Cullak,rrumbullak,bubrrak,
Hovën çasti manjetik,
Në vrap të kalit ik…
+++
Uria ime ulërin
Në një dorë lypsari,
Një i pasur kaloi aty pari..
+++
Fytyra ime e gurëzuar
Nga përkëdhelja e një lulje,
Shkrihet në vuajtje…
+++
Në zall të Kostenjës
Heshtja vjedh
Ndonjë hap të arratisur..
+++
Lugina zhvirgjërohet
Nga një rreze,
Mëngjesi shtron ngjyrat…
+++
Emrin e gdhenda
Tek një gur i zallit,
S`iu ngjita dot malit…
+++
Kjo tokë e të parëve
Ulëret në heshtje
Pa një gjethe vjeshte…
No virus found in this message