Mendime
Hilmi Saraçi: Etika e të shkruarit
E diele, 01.11.2015, 05:13 PM
Etika e të shkruarit, e të krijuarit dhe e të promovuarit
Nga Hilmi Saraçi
Në kohet e fundit sikur kanë vërshuar të botohen libra të llojeve të ndryshme. Kjo është me rëndësi të veçantë: të krijojmë , të botojmë dhe të promovojmë sa më shumë libra (vepra) për letërsinë , gjuhën, shkencën ,historinë tonë kombëtare, për t’u njohtuar sa më mirë dhe për t’i hapur rrugë më të mirë dhe më të qartë të ardhshmës tonë. Por gjatë këtyre botimeve dhe të promovimeve të librave (veprave), sikur mungon një shikim dhe vlerësim i duhur për botimin dhe promovimin e tyre, prandaj për këtë arsye po shkruhen dhe po botohen libra (vepra) pa kritere të nevojshme letrare (artistike), gjuhësore ,historike dhe shkencore. Libri i shkruar ( i hartuar) botohet me gabime lëndore , gjuhësore, përmbajtësore , artistike e të tjera .Kjo lakmi për të shkruar pa njohuri (profesionale) është mjaft e pranishme dhe sikur çdokush po vrapon të shkruaj (të shkarravisë) diçka dhe të tregohet se është krijues i veprave letrare , shkencore , historike e të tjera Kjo nuk është në rregull dhe nuk përmbushë etikën për të shkruar, për të krijuar dhe për të promovuar. Për këto nuk brengoset autori, mandje edhe të tjerët që shohin këto publikime të qoroditura. Përkundrazi vepra vlerësohet lartë si në fushën artistike- letrare ashtu edhe shkencore nga redaktori dhe recensenti i veprës. Këta vlerësues: redaktori , recensenti , redaktori gjuhësor e te tjerë sikur nuk e lexojnë me kujdas (ndoshta edhe fare nuk e lexojnë) veprën dhe pa ndonjë përgjegjësi japin mendime të favorshme për botimin e veprës . Kështu kemi shumë libra (vepra) që janë botuar pa kritere të duhura letrare, gjuhësorë , shkencore , historike dhe artistike . Në këto libra (vepra ) të botuara hasim , përveç këtyre mangësive (dobsive) edhe plagiatë të llojeve të ndryshme të cilat pa u turpëruar përvehtësohen nga autori i veprës, pa venë thonjëza dhe fusnota . Për këto, për habinë tonë nuk ka reagime serioze nga të tjerët që merren me skrime publicistike , letrare, historike dhe shkencore…
Nuk egziston kriteri obligues për vlerësimin e veprave
Sipas rregullave dhe parimeve letrare dhe shkëncore këto libra (vepra) është dashur të vlerësohen dhe të korrigjohen me vëmendje dhe pastaj të lëshohen për botim, më në fund edhe të promovohen. Mirëpo rregullat demokratike sikur nuk brengosen për të ndërmarë diç të tillë dhe për të ndërhyrë në këtë fushë. Sikur çdo njëri mund të shkruaj gjithçka. Veprat që përgatiten për botim sipas rendit duhet afruar për marrjen e CIP-it pranë Bibliotekës Universitare (në Prishtinë). Mirëpo kjo është një “formalitet” i dorës së veçantë sepse çdo vepër që afrohet në këtë institucion univerzitar pa kurfarë pengese e merr këtë shenjë që tregon botimin e saj në mënyrë të drejt dhe parimor. Këtu nuk egziston kurfarë kriteri obligues për vlerësim të veprës, prandaj nuk di çfarë misioni kryen kjo administratë kulturore (arsimore) univerzitare në këtë fushë. Është mekat të shohesh dhe të lexosh disa vepra që kanë shenjën e Cip-it nga Biblioteka Univerzitare e Priahtinës. Ato (veprat ) janë të dobta , pa ndonjë përmbajtje , pa ndonjë ndërtim artistik, pa ndonjë ide që kishte për të tërhequr lexuesin. Kjo dihet se nuk është në punën e tyre për të vlerësuar veprat që botohen . Mirëpo kjo ka rëndësi të madhe për autorin dhe librin e tij që botohet. Në këtë fushë duhet të ndryshojë dhe të ndërmirret diçka në të ardhshmen me qellim të përmirësimit dhe të afirmimit të veprës që përgatitet për botim…
Tradita e vjetruar promovuese e veprave
Është bërë gjithashtu traditë që veprat (librat) që botohen të promovohen. Kështu autori i librit do të prezentohet para lexuesit me punën e bërë si krijues i veprës letrare , shkëncore e të tjera . Mirëpo si bëhet dhe si organizohet promovimi i librit në disa mese tona dhe çfarë efekti sjellë ky promovim. Shpeshherë efekte të pakëndëshme dhe të papranueshme. E gjithë kjo varet nga organizatori , respektivisht nga përkrahësit (simpatizantët) e autorit , sidomos nga institucionet tona kulturo-arsimore që janë përkrahës, organizatorë për promovimin e librit, përkundër vepres që është mjaft e dobët. Këto institucione (organizata) sponzorojnë edhe botimin e tyre, pa menduar se këto vepra nuk meritojnë të sponzorizohen. Këtu qendron edhe përpjekja për ta parashtruar këtë problem para opinionit të gjerë lexues…
Prandaj ç’rëndësi ka promovimi ? Si bëhet organizimi ? Çfarë skenari paraqitet për promovimin e veprës? Sa jemi të angazhuar dhe të kujdesshëm për ta degjuar dhe vlerësuar veprën? Mendoj se në këtë drejtim mungojnë kriterët për promovime të sukseshme. Në këto promovime më tepër flitet dhe vlerësohet vepra vetëm për anët pozitive (që shpeshëherë mungojnë), e sidomos flitet më tepër për autorin , punën e tij , biografinë dhe të kaluarën dhe të tashmen e tij, me lavdata dhe merita të mdha të cilat nuk i ka pasur dhe as tani nuk i ka . Asnjëri nuk flet dhe nuk analizon veprën si terësi me vlerat dhe të metat që ka , sepse nuk është praktikuar që të flitet për të metat dhe mangësitë e vepres. Kjo sikur është e tepërtë në këto promovime. Kështu kryhet promovimi me vlerësime të nivelit të lartë artistik, letrar dhe shkenor si nga redaktori, si nga recensenti si nga autori dhe të tjerët që dëshirojnë të tregohen se janë njohës të veprës .
Promovimi i një vepre me rëndësi të veçantë
Me 29 tetor 2015 u promovua vepra leksikogravike “Leksikon i magjistrave, doktorëve shqiptarë të shkencave dhe arteve 1430-2000” nga autori prof. dr. Jusuf Vatovci, një vepër mjaft vuliminoze me afër 1500 faqe e përgatitur mjaft mirë teknikisht.Duke shikuar kështu veprën, pa e lexuar fare, do të fitojë përshtypjen lexuesi se kjo vepër është e standardit të lartë leksikor- shkencor duke lakmuar që sa më parë ta ket në dorë. Vepra fillon nga Gjin Gazulli për të vazhduar me 12o9 të tjerë magjistëra dhe doktorë të shkencave dhe të arteve, në cilat degë dhe tema kanë magjistruar dhe doktoruar.Promovimi u mbajtë në Sallën e Kuqe të Fkultetit Filologjik në Prishtinë, Salla ishte mjaft e përshtatshme dhe me shumë pjesëmarës, dashamirë të fjalës së shkruar. Ata ishin mjaft kurreshtar dhe të interesuar të shohin dhe të dëgjojnë se ç’përfshihet në ketë vepër voliminoze të autorit prof. dr. Jusuf Vatovcit, cilët janë magjistrat dhe doktorët shqiptarë të shkencave dhe të arteve, në këto periudha të kohës, me biografi të veçantë dhe fotografi për ta sqaruar më mirë si dhe kur kishin marr titullin magjistër dhe doktor të shkencave dhe arteve . Mirëpo vepra u analizua dhe u vlerësua lartë nga recensentët, pa ndonjë vërejtje dhe dobësi dhe rekomandim për autorin në të ardhmen . Vlerësimi ishte se kjo vepër është mjaft e rëndësishm për leksikografinë tonë (që edhe unë pajtohem), por kurkush nuk paraqiti ndonjë mangësi dhe dobësi që kishte kjo vepër, sepse nuk ka vepër ideale dhe pa mangësi. Në këtë vepër nuk janë përfshir të gjithë magjistrat dhe doktorët shqiptarë të shkencave dhe arteve.Ka pasur hapsirë dhe mundësi që të sbërthehet më mirë tema dhe fusha e magjistrave dhe doktorëve të shkencave dhe arteve .Situata dhe ngjarjet gjat kësaj periudhe, sidomos në afirmimin dhe sqarimin më me përkushtim dhe kujdes në fushën historike dhe kombetare. Autori ka bërë lëshim kur nuk ka përfshirë përiudhën 2000- 2015 , Ndoshta ka menduar që ta vazhdojë në të ardhmen, sepse kjo periudhë kohore ka rëndësi të veçantë për leksikografinëtonë… Gati e terë atmasfera promovuese kaloi me fjalën e autorit i cili fund e krye lavdëroi vetën që kishte arritur “ me vullnet të fortë…shendet dhe inati pozitiv” ta shkruante këtë vëpër vuliminoze me afër 1500 faqe, të parën të këtij lloji , pa kërkuar mirëkuptim nga lexuesit për lëshime që do të kishte vepra dhe pa falenderuar me rrespekt të gjithë ata që e kanë ndihmuar moralisht , shkencerisht dhe materjalisht për ta shkruar këtë vepër.Mirëpo autori nuk dinte të ndalej së vlerësuari dhe së lavdëruari për veprën që kishte shkruar, por vazhdonte të analizojë vepren nga fillimi deri në fund. Kështu krijoi monotoni dhe lodhje të te pranishmit. Kjo e shtyu të intërvenojë prezentuesi (moderatori) i promovimit (djali i autorit) që ta shkurtonte fjalën, pasi tani salla kishte filluar të zbrazët. Autori nuk ishte i vetdijshem se vepra përmban dhe përfshinë të gjitha ato që fliste pranadaj është dashur më pak të flas për vetën dhe vepren e më shumë të dëgjojë të tjerët... Pastaj monotoninë dhe lodhjen e ndihmoi edhe pjesëmarja e nxenësëve të shkollës fillore me këngë korale që nuk ishin në nivelin e duhur e që në këto raste të promovimit të veprave , mendoj se është e tepërtë.