E shtune, 21.12.2024, 04:52 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Deputetët, pengje të liderëve

E hene, 19.10.2015, 05:41 PM


Deputetët, pengje të liderëve partiakë

Shkruan: Florim Zeqa

Kuvendi i Kosovës sërish u tymos nga gazi lotsjellës! Përtej këtij tymi, fshihen prapaskenat politike, ambiciet personale dhe klanore të grupeve të intereseit që qeverisen me Kosovën tani e 16 vite.

Pos përseritjes së skenave të njëjta në kuvend, me këtë bllokadë politike, me këtë situatë paradoksale mund të kalojnë javë e muaj dhe prap do të mbesin të barrikaduara në istikamet e tyre blloqet politike për mbrojtjen, respektivisht marrjen e pushtetit.

Pavarësisht numrave dhe madhësisë, të dyja blloqet me forcë të njëjtë po i kundërvëhen njëri-tjetrit. Nëse njëri bllok deklarohet se i ka numrat (pozita) dhe nuk e demonstron forcën e saj, atëherë thjeshtë vërteton paaftësinë dhe mosguximin për ndërmarrjen e veprimeve politike në kuvend !

Në anën tjetër, edhe blloku opozitar, që thirret në emër të vullnetit të qytetarëve të vendit, duhet ta demonstroj forcën mbështetëse të popullit jashta dyerëve të parlamentit,..ngase vetëm fjalët nuk mjaftojnë si mbulesë !

Deputetët, të zgjedhurit e popullit përveqse numra janë shëndrruar në pengje të liderëve partiak, me pozicionimet barrikaduese prapa liderëve pa dashjen e tyre janë bërë  abuzues të votës së qytetarëve.

Po të mos ishte kështu, shumica e deputetëve shqiptar ne Kuvendin e Republikës së Kosoves, në radhë të parë do duhej të silleshin si përfaqësues të popullit, për gjetjen e një rrugedalje nga situata bllokuese pa pritur ndërhyrjen ndërkokmbëtare,...për të dëshmuar nivelin e përgjegjësisë qytetare për mbrojtjen e interesave të vendit para atyre të liderëve partiak.

Nisur nga përvoja e deritanishme, ndërhyrjet nga jasht, asnjëherë nuk kanë prodhuar zgjidhje të qendrueshme, por vetëm vazhdim të "Status Quos" politike për mbajtjen në pushtet të një klase të shantazhuar politike (presidentja nga zarfi, qeverisja aktuale).

Kështu siq janë barrikaduar, deputetët me ose pa vetëdijen e tyre, duke mbrojtur pozicionet e liderëve të tyre partiak janë duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e shtetit, pse jo edhe mandatet e tyre të fituara me aq mund dhe kosto të lartë materiale.

Liderët partiak, tashmë të barrikaduar në blloqe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo të arritur të deritanishme, gjithçka dhe çdo gjë për arritjen e aspiratave të tyre pushtetore, përfshirë edhe mandatet e deputetëve.

Themë kështu, pasi pavarësisht epilogut apo shkuarjës së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, liderët partiak i llogarisin të garantuara vendet në parlament dhe mbetjën e tyre në garë për pushtet, përderisa shumica e deputetëve aktual  rrezikojnë të mos i arrijnë më kuotat e mjaftueshme të votave për kuvend.

Tashmë jemi mësuar, kur është në pyetje pushteti, liderët partiak nuk respektojnë parime dhe as programe politike,...duke përdorur standarde të dyfishta janë të gatshëm të gëlltitin çdo parim dhe premtim të dhënë para elektoratit të tyre.

Liderët partiak gjatë fushatës elektorale përdorin gjuhë fyese ndaj njëri-tjetrit dhe përqarëse mes elektoratëve, ndërsa pas zgjedhjeve kur rezultati ua pamundësonë realizimin e aspiratave të tyre politike, harrojnë gjithçka për të bërë të kundërtën e "parimeve" dhe premtimeve të tyre, duke u bashkuar mes vete,...për të mos përdorur fjalor tjetër, fillojnë t'i hajnë qershiat e lagura në gojën e njëri-tjetrit, për të "harruar" kështu vullnetin e elektoratit të tyre të shprehur me votë.

Të mëdhenjët i hajnë mollat, të vegëlve ju mpihen dhëmbët", thotë një fjalë e urtë popullore. Pikërisht kështu ka gjasa të ndodhë me një pjesë të madhe të deputetëve të kësaj legjislature.

Shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, përveq dhëmbëve, disave prej deputetëve do t'ua "mpijë" edhe trupin,...nuk do ta kenë mundësinë e kthimit në karrigën e deputetit.

Tashmë një gjë është e qartë, kjo qeveri i ka ditët e numëruara, mirëpo ekoma nuk dihet mënyra si do të ndodhë kjo; a do të vie deri të rënja e kryeministrit  si rezultat i "Zanzibarit 2"  nga partneri qeverisës (i paralajmëruar nga "Remi" i PDK-së) apo do të përseritet skenari i shpërbërjes së kuvendit sikurse me rastin e bllokadës paszgjedhore të vitit të kaluar.

Çfarë do që të ndodhë, marrveshjet e Brukselit do të ngelin të paprekura,...Zajednica serbe në veri dhe në mbrendi të vendit do ta sfidoj edhe edhe në të ardhmen shtetin e Kosovës,...demarkacioni poashtu do të mbetët problem i pazgjidhshem i qeverisë pasuese,...populli do të përballet me të njëjtat probleme ekzistenciale që ka aktualisht !"

Shteti i Kosovës, edhe në legjislaturën e ardhshme do të mbetët pa ushtri, me FSK-në, si njësi për intervenime të shpejta në raste emergjente, e pa armatosur, siq ishte edhe në të kaluarën...

Poashtu edhe presioni ndërkombëtar ndaj politikës kosovare do të mbetët i të njëjtave nivele; "o bëni si ju themi ne, ose do të përballeni me izolim...."

Nisur nga një thënje e Raymond Burke: " Në secilën formë të qeverisjes, legjislatori i vërtetë është populli", atëherë deputetët si përfaqësues të popullit duhet të reflektojnë përgjegjësi, në radhë të parë para votuesve të tyre (obligim kushtetues) e tek më pastaj para liderëve partiak, në të kundërtën rrezikojnë legjitimitetin (mandatet e tyre), por jo edhe pozicionet e liderëve partiak.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora