E enjte, 26.12.2024, 04:36 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Llojdia: Ballist Morina kërkoi Shqipëri etnike

E enjte, 15.10.2015, 06:33 PM


Ballist Morina kërkoi Shqipëri etnike, a nuk ka ekzistuar?

Nga Gëzim Llojdia

Tash që kombëtarja shkoi definitivisht në Francë 2016  nga ngazëllimi duket se harruam një pikë të vogël. Ku gjendet njeriu i dronit me shkakun e të cilit shqiptarët u bënë krenar. Pikërisht pas hekurave në Shqipëri,atje ku se priste dhe as që e mendonte një gjë të tillë.Për ballist Morinën duhet të ketë një ndërgjegjësim qytetar  për të kërkuar shpejt lirinë e tij nga qelit e burgut të atdheut amë. Nuk është pretekst mbajtja e armëve sepse dihen dhe rrethanat, që njeriu fillimisht misterioz dhe më pas i identifikuar si Ismail Morina,shkurt: Ballist Morina ,ishte autori i dronit i asaj vepre në fushën e Serbisë, që i la pa mend dhe pa pikë serbët sikurse edhe jashtë evropianit. Pra Shqipëria ka 3 pikë që ja siguroi ballist Morina në Beograd .Jo vetëm këto por Ismail Morina u himnizua pikërisht për shkakun e paraqitjes  të një simboli shqiptar tash të harruara e të nëpërkëmbur nga  “kurva  e vjetër Evropë”,nga zyrat e kancelarive të saj,ndërkohë që ne ishim qytetarët e parë të kësaj Evrope kristiane ,atëherë kur vet nocioni i saj nuk ekzistonte .Ne kemi dëshmi autoktone dhe simbole,kemi murre dhe dokument të hershme,monedha,gurë,atefakte dhe gjithçka që i duhet një periudhe të haruara për të treguar se në kemi qenë në qendër të kësaj Evrope kur atë e kishte marrë lumi osman rreth për 25 vjet në kohët e skenderbejane ,madje më hershëm ne  kemi qenë me qytetërime  të hershme  kur serbët dhe të ardhurit e tjerë ndër trojet tona nuk diheshin nga ishin apo nga çfarë vendi vinin. Ismail Morina nuk tha ndonjë gënjeshtër të madhe siç po kërkojnë serbët apo të tjerë fqinjë që të kërkojnë të jenë autoktonë  por që janë ta ardhur dhe të vonshëm në këtë dynja dhe ndër këto troje.

Ballist Morina nuk duhet të vuaj burg për një shfaqje nacionalizmi sepse kërkoi Shqipërinë etnike e cila ka ekzistuar në fakt aq sa edhe pushtuesit gjerman të luftës së dytë botërore e respektuan këtë gjë duke ndërtuar edhe administratën e saj sikurse kishte ekzistuar. Rasti i ballist Morinës të mos  na kujtojë atë precedentin  tashmë të haruar nga koha e komunizmit, kosovarët e ardhur në Shqipëri të ikur nga maskara serbe ju dorëzoheshin sërish serbëve ose burgoheshin në Shqipëri ose vriteshin. Petro Marko në librin e tij brilant  autobiografik flet edhe  per  Bedri Pejanin i cili bënë një  promemorie   për masakrat e serbëve kundër kosovarëve ,pa folur apo cituar rastet  me dhjetëra e qindra deri në vitet’ 90 kur kosovarët vëllezërit tan, shkonin ndër burgje si agjentë serbë edhe pse ata kishin ikur për ti shpëtuar mizorive serbe. Ballist Morina është i kërkuar nga Serbia  dhe burgosja  në trokën amë  është shembulli më i keq që nga kryer ndonjë herë qeveritë e pas viteve 90.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora