E enjte, 26.12.2024, 04:19 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Ku po vemi me grabitçarët e luftës?

E enjte, 15.10.2015, 06:37 PM


KU JEMI DHE KU PO VEMI ME GRABITÇARËT E LUFTËS DHE TË PAQËS?

Nga Afrim Caka

Deri kur pushtuesit e dhunës serbe, maqedone, malazeze e greke do të flasin me shqiptarët me gjuhën e dhunës e të diskriminimit, duke mbetur të pandëshkuar nga askush?

Është koha e fundit që subjekti politik shqiptar në të katër anët ta rishqyrtojë seriozisht kursin e vet politk, ndërsa bashkësia ndërkombëtare përkrahjen e vet të parezervë ndja shteteve sllave e greke.

Ky terror i egër serbomalazezë dhe grek bëhet për të krijuar psikozën e pasigurisë dhe për ti detyruar shqiptarët të zhvendosen nga vatrat e tyre etnike dhjetra mija vjeçare etnike. Terrori i tyre mbi vullnetin e lirisë dhe të bashkimit kombëtar ka rrezikuar rëndë qenien shqiptare...

Një nismë dhe shembuj jo veç për t’u zënë në ngoje, po edhe për t’a vënë gishtin kokës.

Apo ne vallë duhet të bëjmë sehir dhe të dureshëm deri në rrezikimin e qenies sonë kombëtare! Nëse vërtet është fjala për heshtje apo pendim, merrej me mend se, në radhë të parë, kjo lidhej me shqiptarët qeveritar, shkaktarët e parë kësaj gremine, të kësaj katrahure. Pas kesaj pyetje, a e meritonin shqiptarët atë që u bë për ne, do të vinte tjetra edhe më e rëndë, më e thellë, a ishte delagacioni ynë serioz dhe me palcë kurrizore? Delagacioni Kosovar “shqiptar” nuk ishin as serioz dhe as të moralshëm.

Pyetjet do të vërshonin në cdo cepë të trojeve shqiptare, përse ishin të tillë, të ligë shqiptarët? Ku kishte zanafillen e keqja dhe a kishte shpëtim? Apo ishte e re, apo pasojë e robërisë së zgjatur turke 540 vjet më parë? Ose ndryshe “trashja e gjakut”... deri në tradhëti!

Domethënë kështu, në këtë rrugëtim të vetmuar në emër të këtij populli, që s’duhej të ishte kështu: që duke ditur se po bëni një punë të poshtër e të ligë, ju vjen turp, dhe atëherë po, që të mos ju vijë, e merrni me shaka e zgërdhimje dhëmbësh... Zëri popullit është tepër i butë, vështrojmë të përgjumur e nuk dalim dot nga amullia!!!

Interesi kombëtar nuk bënë të bjerë viktim e automatizimit territorial të shqiptarëve. Kultura, si mjet pë rtë mbrojtur dhe zhvilluar indentitetin dhe integritetin kombëtar, ndoshta vendimtar dhe me rëndësi nga shkombëtarizimi, ndarjet e imponuara nga fundamentalizmi islam, ortodoks etj., si dhe nga të çarat që mund të lindin dhe të thyejnë e copëzojnë zhvillimin tonë të përbashkët kulturor gjithë shqiptar.

Politika dhe shteti, ndonjë parti politike a edhe ndonjë individ, një regjim e një sistemi jo çdo herë janë në shërbim të interesit, në menyrë të veçantë programit për bashkim kombëtar. Pushtuesit fqinjë bëjnë elaborate më çnjerëzore të na asimilojnë, të na ndjekin dhe të na zhdukin nga trojet etnike. Ata eksperimentojnë me fatin tonë, kurse ne shqiptarët jemi bërë durimtarë të zellshëm. Durimit mund t’i vijë fundi çdo gjëje në jetë. Kjo është një porosi shumë e rëndësishmë edhe sot. Pra, ne nuk mund të sillemi brenda një rrethi të mbyllur. Duhet të hulomtojmë rrugët që çojnë në zgjidhjen e problemit gjithë shqiptarë. Nuk mund të merremi vetëm më pasojat që na i shkaton armiku dhe gjak prishurit shqiptarë (mjekërzinjë).

Duhet t’u prijmë ngjarjeve e proceseve, e jo shkojmë verbërisht pas tyre. Këtë mund ta bëjmë dhe dyhet ta bëjmë, sepse kemi akademi, universitete dhe të gjitha institucionet shkencore. Para një shekulli rilindasit tanë kanë ditur të mblidhen, të bëjnë çëndresë dhe kanë arritur ta organizojnë tërë një lëvizj kombëtare, gjithë shqiptare. (si ajo e Lidhej së Prizrenit). Tani shtrohet pyetja: po pse, ne sot nuk mundemi? Pse nuk i themi gjërat ashtu siç janë? Secili shqiptar duhet të mos kursehet në kontributin e tij për çështjen kombëtare, për bashkim kombëtar. Të gjithë bashkarisht e me një program kombëtar mund të bëjmë më shumë. Drama shqiptare sot o kurr kërkon edhe një program të qartë kombëtar. Ata që prishin me dorën e tyre. E kanë vështirë që ta ndreqin nesër! Kështu, shumë më shpejtë do të arrijmë integrimin gjithëshqiptar. Pra, duhet të trupëzohemi në proceset historike kombëtare dhe të gjitha përpjekjet duhet shkrirë në zgjidhjen e tërësishme. Për të shembur fronin e bajraktarllykut, injorancës, klanzmin dhe përçarjet brenda qeverisë dhe partive politike. Siç thoshte poeti, ne duhet të ngremë çështjen kombëtare, ku uniteti ynë do të jetë mbi të gjitha. Sami Frashëri kishte vlerësuar me të drejtë se shpëtimin e atdheut dhe begatin e tij nuk duhet ta presesh kurrë nga të tjerët, po nga vetë populli. Mbi të gjitha dhe mbi këtë bazë duhet të gjejmë dhe mundemi formulën më praktike që ne na shpie drejt zgjidhjes së problemit tonë gjithëkombëtar dhe bashkimin e saj në një teritor të vetëm...

Duke iu kthyer motivit kryesor të kësaj sprove, natyrshëm do të vihej te pyetja e përfolur nëpër çdo shtëpi e lagje: a ishin të pandreqshëm e përulës këta deputet e qeveritar dhe ky milet???



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora