Kulturë
Ilir Muharremi: Poetët idiotë
E marte, 13.10.2015, 06:59 PM
Poezi
Ilir Muharremi
Poetët idiotë
Frymëmarrja dhe zemra diktojnë krijimin
Atë nga vetja që fjala nuk e kupton e as peneli
Ripërsëritja ngufatja përpiqet ta shtjerrë, ai ikën
Tentojë t’i kthehem e kur i kthehem
Përdori fjalën më të shkurtë e të fuqishme
Poet idiot manipulues i fjalëve
Poeti i dobët ngjyros fjalinë, krijon estetikën humb esencën
Poeti i thellë depërton në esencë me fjalë të butë të thjeshtë
Vlera është në të kuptuarit e jo abstraktuarit
Ku shohin dritë, jetë dhe ngritje këta poetë mediokër
Që ngjyrosin fjalën sikur laviret nga jashtë dekor e brenda baltë
I ikën rimës e ju kthyen heshturazi
U liruan në varg fals
Fjala peshon nga shpirti, por ka kuptim
Sipas tyre mbetet në ajër dhe e tërhequr drejt abstraktes
Këta majmun nuk pinë birrë e as verë
E shtirin dehjen nuk e njohin shpirtin
Luftojnë me estetikën vetëm se shabllon kuptojnë poezinë
Poezia mund të mos ketë fillim
Në shumë raste historike ajo ka fillim
Metodë e të kopjuarit dhe imituarit
Krijesë e lindur njeri
O poetë përktheje shpirtin
Fjala nuk ka intuitë
Ngjyra nuk ka nuancë
Tingulli zhurmon në ajër plasaritet
Poetë bëhu arkeolog i shpirtit tënd
Mos kërko forcën e fjalisë të përdorur si grim
Lej këto pudrosje mos ngjaj me kufomën në morg
Thyeje kuptimin e universit për syrin
Shpirti nuk është për syrin e as mendjen
Ndjeje forcën e tij dhe këtë shkruaje
Jo me fjalë dhe fraza të dëgjuara
Mos bëjë kombinime nga poetët e mëdhenj
Më mirë shkruaj si një fëmijë dhe pikturo si ai
Lejo pak sinqeritet hiqe vellon lavire egjiptiane
Nëse shkruan vepër shkencore je i mangët
Dalloje shkencën prej poezisë
Nëse je poet prapë ndiqe esencën e jo fjalën-grimin
Shkenca është poezi në vete dallon me vërtetimin dhe esencën
Poetët idiotë vazhdojnë vargun e bukur
Këto krijesa u krijuan veç për vesh
Zhurmojnë nga jashtë timpanet
Brendësia as që tentohet
Ka vend edhe për ta në këtë univers
Shkallët janë të ndara
Më mirë që nuk u ngjiten dhe mbeten të kënaqur këtu ku janë
Tentuan të kapin realitetin
Ai është i thjeshtë
Gjuha e abstraktuar është hiç dhe interesante
Çfarë u tha s’ka rëndësi
Më vjen të vjellë nga këta poetë-kancer
Dhëmbët e tyre janë zverdhur nga çaji e jo nga vera ose rakia
Tymosin duhan dhe pozojnë me ata gishtërinjtë që ju dridhen
Frikacakë idiotë ndaj vetes dhe neve
Asnjëherë nuk i mbyllen sytë të dëgjon nga brenda
Fjala e rëndë u shkrua kinse
Fshehën pas saj që s’ka fare kuptim
Unë e dua poezinë me kuptim e jo lojë fjalësh
Polemikë fjalësh vdesë në ajër
Kuptimi shtyn përjetësinë
Mëson gjenerata të ardhshme
Fjala estetike i bënë vetëm të pozojnë
Sa janë të përkryer në dukje e bosh në spirtualen
Ajo mbyllja e syve te kthimi i nostalgjive
Nostalgjitë vijnë nga historia ose e vërteta
Kjo nuk ju pëlqen
Ne ndiqemi nga esenca
Jemi të ngutshëm sipas tyre
Thonë: Fjala jonë ka rënë nuk ka peshë, shkruaj më ngadalë
Puna nuk dobësohet te poetët e esencës
Poetët e estetikës pushojnë
Botën këto miza e shpijnë në valle
Për njeriun jeta e tij ka shumë kuptim
Ai është roli kryesor
E harrojnë se në thellësi të shpirtit s’ka estetikë
Por, ujë që rrëshqet nëpër trup të njeriut
Ky ujë e urren ngjyrën dhe vallen e kotë