E shtune, 21.12.2024, 01:06 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Xhevat Rexhaj: Bisedë me zonjën Diellza Shatri, PDC

E enjte, 08.10.2015, 12:40 PM


BISEDË ME ZONJËN DIELLZA SHATRI „PDC (CVP) PARTI SERIOZE DHE VLERË E ZVICRES“

Bashkëbisedoi për Bota Sot; Xhevat Rexhaj

Zvicra ishte me dekada në anën tonë të shqiptarëve, tani më ne gjenerata e re si shtetas serioz të Zvices kemi mundësin të jemi pjesë përberëse e politikës zvicerane ku për herë të parë kemi kandidatura për Parlament të Zvicrës ne zgjedhjet e 18 tetorit. Votoni kudo në kantonet e juaja thotë Zonja Diellza Shatri kandidate në Gjenevë e PDC ( CVP)

„...Une besoi se ne mbajmë mend thënjet e Presidentit Historik Ibrahim Rugova: i cili ka thënë ti ruajmë miqët tanë që na u gjeten në kohë të vështira, e ne sot kemi mundësin me angazhimet tona edhe politike ti shprehim mirenjohje vendeve ku jetojme e na ndihmuan. „ thotë nde¨r të tjera Zonja Diellza Shatri.

Shekulli që jemi tani më në te po sjell edhe shumë risi për dhe rreth shqiptarëve, e sidomos për të rinjët apo fëmijët e diasporës shqiptare. Dekada dhe vite të fundit shqiptarët po mbushin mediat me emra të veqant, duke u dallue në sport, kulturë, biznese dhe së fundmi edhe në politikë, e sidomos në shtetet tona mike perëndimore.Pa dashtë t ndalem shumë rethë kësaj teme që meriton një qasje shumë më serioze dhe më të gjerë, une kësaj radhe do sjell portretin e një vajze të re shqiptare që jeton në Zvicer e që tashmë është bërë e njohur sikur dhjetra të reja e të rinjë shqiptarë me rrënjë e shtetas të dashtun të Zvicres. Ka disa vite që partitë e majta zvicerane kishin kërkue të ofronin aty këtu ndonjë shqiptarë për kandidatura të ndyrshme politike, por kohet e fundit një parti, apo partija më e vjete e Zvicrës, CVP ja, apo Partia Popullore Demokraistiane me një program të qartë, me një filozofi të sinqert dhe me një seriozitet të forte si dëshmie se çmojnë shqiptarët, kanë fut në listat e veta shumë të rinjë shqiptarë poër zgjedhjet nacionale të të dy dhomave të Parlamentit të Zvicres. Diellza Shatri është kandidate shumë serioze në Kantonin e Gjenevës dhe emri i saj figuron në listen meritore të PDC së, quhet frengjishtë ( PDC). Nga shumë analiza dhe hulumtime të bëra edhe nga gazeta e jonë Bota Sot del se mundësit e Diellzes janë goxha reale, ngase në Kantonin e Gjenevës të drejte vote kanë të gjithë shqiptarët që kanë leje qendrimi edhe B e C, e kuptohet ata që kane shtetesi zvicerane. Gjatë një bisede me Diellzen une kuptova se ajo e ka me seriozitet këtë kandidim, dhe se ajo është një kandidate e gjithë qytetarëve të Gjeneves dhe Zvicres. Ajo shprehet: Po , ka aty këtu edhe në mesin emdiave shqiptare edhe në Kosovë që po thojnë se gjithë këta kandidatë të rinje me rranjë shqiptare që ka fut në listë, ka të bëje me shumim votash nga CVP ja, çka fare nuk qëndron. CVP-PDC është një parti me rranbjë të forta demokratike e Zvicres, pasrti e parë demokratike ngase këtu gjithnji kishte demokraci, dhe ne të rinjët jemi të respüektuar shumë që nga lidershipi i CVP e gjerë në shoqëri. Une nuk do jem kandidate vetëm për shqiptarët, por une jam një kandidate për shtetin dhe shoqërinë zvicerane, dhe aty ku do më ipet mundësia, nese zgjedhem, do kem edhe prioritet shqiptarët pse jo, integrimin dhe futjen e tyre më të shpejtë në jetën shoqërore-politike. Në pyetjen se sa ka bërë shteti dhe shoqërija zvicerane për shqiptarët dhe sidomos Kosovën, Diellza shprehet shkurt: „ Ne shqiptarët si terësi asnjihere nuk duhet të harrojmë se Zvicra është krah Amerikes, Gjermanisë, Anglise e shteteve të tjera që Kosovën e ka ndihmue aq shumë, dhe Zvicra nuk ka shumë fjalë por vepra, dhe veprat e Zvicres ishin dhe janë të prekshme ketu ku jetojme ne, e edhe në Kosove sidomos me shumë investime e ndihma të medha, pra ne Zvicfren e kemi shtet të dashtun, e edhe ne kandidatët që jemi e kemi këte në mendje. Une si kandidate asnjihere nuk do ndalem të punoi për shtetin dhe shoqërin zvicerane, ngase ky është shteti im, shteti i 200 000 shqiptarëve, dhe duhet ta duam ashtu si e duam shtetin e Kosovës.“ CVP ja njifet si parti që ruan dhe angazhohet për mirqenje dhe Familje të shendoshë, për vende pune dhe për demokraci të forte, duke bashkëjetuar qytetaret e Zvicres njeri me tjerin e jo njeri larg tjetrit, andaj keto vlera i kemi edhe ne si shqiptare shprehet Diellza, pra na bashkojne shumë gjera. Në pyetjen se a pret përkrahje të madhe nga shqiptarët e Kantonit, Diellza përgjigjet: „ Të jem e drejtë, gjithsesi se pres, dhe besoi në ato vota shumë, ngase me ato vota njiherit përkrahet edhe CVP ja që po bënë aq shumë për imazhin e mirë të ne shqiptareve, por une pres edhe shume vota nga vet qytetaret e shumte të Kantonit, ngase Gjeneva si kanton ka vlera qytetare të shumta. Të çmohen vlerat dhe të ruhen vlerat janë synimi im, ngase këto i kam të mësuara nga prindërit e mi të dashtunë që më përkrahin kudo, por une edhe i falenderoi ngase ata me sjelljen e tyre dhe përqafimin e shtetesise zvicerane kanë tregue se jane mirenjohes ndaj shtetit që qindra mijera shqiptareve ua k nderrue standardin e jetës për te mire, une besoi në votën e 18 tetorit, dhe edhe sot përmes gazetes kombetare që e kemi gjithnji në lexim në shtëpi une therrasë gjithë shqiptaret me të drejte vote ne Zvicer: ju lutem votojeni partinë CVP ngase kjo parti është edhe krah i forte si parti e qedres së djathtë për shqiptaret, une besoi se ne mbajmë mend thënjet e Presidentit Historik Ibrahim Rugova: i cili ka thënë ti ruajmë miqët tanë që na u gjeten në kohë të vështira, e ne sot kemi mundësin me angazhimet tona edhe politike ti shprehim mirenjohje vendeve ku jetojme e na ndihmuan. „ thotë nde¨r të tjera Zonja Diellza Shatri.

Ndërsa gazeta kombëtare Bota Sot i bashkangjitet thirrjës së bijës së Istogut të Ibrahim Rugovës Zonjës Diellza Shatri: shqiptarë keni rastin të tregoheni se çmoni dhe vleresoni rranjet shqiptare duke votuar kandidatet shqiptare për deputet në Parlamentin e Zvicres.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora