Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Inkuizicioni islamik dhe shqiptarët
E merkure, 16.09.2015, 08:20 PM
Inkuizicioni islamik dhe shqiptarët
Çështja e shamisë ishte vetëm maja e Icebergut islamik në Kosovë, e kurrkush nuk e dinte se sa i madh ishte Icebergu (shkëmbi lundrues i akullt), askush nuk e dinte se çfarë vëllimi fshihej nën ujë.
Nga Fahri Xharra
“Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetëm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. (Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) )
Si përgatitej terreni ? -Shteti duhet të bëjë infrastrukturën ligjore dhe fillimisht lënda e fesë islame të futet si lëndë në fakultete (Amir Ahmeti.) fillimisht dhe çdo gjë fillon fillimisht, kurse përfundimisht nuk dihet. Nuk dihet së paku publikisht se planifikuesit e dine mirë se deri ku e kanë qëllimin. Andaj, kërkuesit në emër të kërcënimit nëse nuk plotësohet ”dëshira” e tyre, nuk do të votojnë ligjet, do të ikin nga koalicioni, etj.
“Pra, e
kuptuat që fjalën e kam për komisionin qeveritar për shami në shkolla. Ku je
Kosovë? ” Burimet e gazetave kanë thënë se kryeministri i vendit, vendimin për
krijimin e një komisioni të tillë e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka
marrë nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti, dhe nga disa deputetë të tjerë të
PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në
Kuvend”, Shumë bukur! E vetëm edhe ketë e kemi mangu, se të gjitha punët e
tjera janë rehatu, i tërë populli i Kosovës punon, të gjithë jemi të arsimuar
me shkolla të mesme dhe fakultete.
Kirsch
Jonathan në librin e tij “The Grand Inquisitors Manual: A History of Terror in
the Name of God.( Historia e terrorit në emër të fesë) e përshkruan kohën më të
errët, atë të inkuizicionit në Evropë. Një doracak për inkuizitorët e
shpjegonte qëllimin e dënimeve inkuizicionale…sepse dënimi nuk është i lidhur
me korrigjimin e atij që dënohet, por për të mirën publike, në mënyrë që të
tjerët të tmerrohen dhe të ikin nga e keqja që mund t`u vijë. Pra? Çka thoshte
inkuizicioni dhe se kujt i drejtohej? Besimtarëve të vet me mundësi absolute
për frenimin e çdo gjëje përparimtare. Ata nuk donin që të lëvizin gjërat me
kohën. Prapambeturi. Dhe, falë kësaj periudhe të errtë, Evropa ngeli prapa mbi
300 vjet.
“Kreu i këtij komisioni për shami dhe mësim fetar, Amir Ahmeti, na thoshte se kërkesën për një komision të tillë ia kishte paraqitur kryeministrit pas kërkesave të shumta që ai ka marrë nga elektorati i tij dhe nga qytetarët për këtë ndalesë që u është bërë me Udhëzimin administrativ që ishte nxjerrë nga MASHT-i. Sa i madh qenka ai elektorat?”
Ishte vetëm maja e Icebegut islamik në Kosovë.
E dimë ne që po mundohen të na fusin në vorbullën e vrimës së zezë.
“Perëndi e trimërisë ishte mëm’ e Shqipërisë”, thoshte Naimi dhe vazhdon: “Gjithë ç’jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë, kemi të tërë një shpresë, një gjak, një gjuhë, një besë, besë kemi perëndinë. Dhe ligë vëllazërinë, jemi gjithë shqiptarë. S’jemi të çar’ e të ndarë. Jemi shtëpi e fëmijë, At’ e mëm’ e bir e bijë”.
Dalënga dalë po shihet dëshira për ikuizicion .
Por, Jo . Jo , ne Kosovë