Mendime » Xharra
Fahri Xharra: “Shkau“ i prof Demirajt dhe prof. Omarit
E shtune, 12.09.2015, 04:26 PM
“Shkau (shqau )“ i prof . Bardhyl Demirajt dhe prof. Anila Omarit
Nga Fahri Xharra
Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhësve, sa nuk do te diskutojmë mbi çfarëdo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazërim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe për fat te keq ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarës se kishës,.sepse ne një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetëm dy mundësi: te mbetet ortodoks, dhe pasta te sllavizohet ( jo të gjithë ), ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizmi..
Shkijet ( shqiptarët ortodoks ) e Prizrenit Auguste Léon, 1913
“Tregu i
librit shkencor sapo u pasurua me një studim të ri etnolinguistik: “Shqiptar
dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë” i Bardhyl Demirajt, nga
Shtëpia botuese Naimi. Bardhyl Demiraj na paraqitet gjithnjë e më shumë si
studiues i shumanshëm në fusha të ndryshme të albanologjisë…Libri i fundit
është një triptik studimesh të mirëfillta etnolinguistike ku shqyrtohen tema që
kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” dhe që vijojnë të ngjallin diskutime në
debatin intelektual-albanologjik të sotëm. Lënda ndahet në tri pjesë: I. Emri
etnik shqiptar, II. Shqau ndër shqiptarë,
“Një metodologji që ndiqet në studimin e emrit shqa me të cilin shqiptarët kanë emërtuar fqinjët sllavë qysh nga kontaktet e para me ta e deri në kohën tonë, kur ky emër ka mbetur tashmë në përdorim të ngushtë krahinor e madje nuk është përfshirë as në fjalorët e shqipes së sotme. “ Sa ka të vërtetë në këtë çka na “shkruan “ Prof . Anila Omari ,për librin e Prof. Bardhyl Demirajt?
Pa shkuar më tutje , vetëm me këtë që u tha më lartë ,ia mohojmë vetvetës një pjesë të madhe të historisë dhe “ i varrosim “ me gjenerata të tëra shqiptarësh ortodoks që
“lindën “ pas ndarjes se Kishes Lindore nga ajo Perëndimore.
“Sllavët “ e ardhur të pas shek. VI-të as që kishin emër e lere më se ne gjëja i paske quajtur “shka- shkije “. E kemi këtë “ide “ nga mosdija apo qëllimi i keq ?
Vetëm përzgjedhja e shpjegimeve nga Mikloshiqi dhe Majeri për këtë , të vë në dyshim qëllimin e këtij libri: “Një aspekt i rëndësishëm i studimit është edhe hetimi i prejardhjes së fjalës, nëse është huazim nga greqishtja bizantine (Miklosich) apo latinishtja mesjetare (Meyer), ku mbështetet teza e latinishtes, edhe me një argument të ri të ndërtimit të trajtës së femërores së fjalës (shkinë, shqinë, shqirë, shklirë “sllave”) nga një bazë paradialektore e cila nuk mund të shpjegohet veçse si huazim nga latinishtja. (Anila Omari ).
Autori sjell një material të përmbledhur dokumentar dhe të dhënat dialektore rreth përhapjes dhe përdorimit të këtij “ Emri Etnik “ së bashku me çerdhen e tij leksikore në të gjitha trevat e shqipes, ku vihen re dukuri fonetike dialektore të vjetra, si ruajtja, përkatësisht zhvillimi i grupit bashkëtingëllor /kl/: shkla (arbërishte e Greqisë, e Italisë, e Ukrainës), shkjâ (geg. veriore), shqa (geg. jugore, tosk.), si dhe kuptime të ndryshme nëpër dialekte (“sllav i Jugut”; “malazez”; “serb”; “bullgar [= maqedonas]”; “sllav ortodoks”; “grek” te arvanitasit e Greqisë) ose në përdorime të kufizuara e të rralla (si p.sh. kuptimi “shërbëtor” në ndonjë shprehje popullore).
Do me thënë pa asnjë brengë shkencore ne shqiptarët ortodoks iu falim serbëve duke e emërtuar “shkaun” (shqiptarin ortodoks ) si “ Emër Etnik “ E krijuam një etni të huaj të pa qenë, e përjashtuam një pjesë të kombit , duke ia mveshur “serbëve”.
Me sa mend?
Anila Omari dhe autori Bardhyl Demiraj na “ bindin “ që “studimi shpjegon përhapjen e etnonimit shqiptar si reagim vetëmbrojtës i etnosit shqiptar për tu dalluar nga popujt fqinjë “ Qesharake , nga dy studjues të njohur dhe të mëdhenj !
Eshtë shumë e gabuar , nëse mendojmë që “studimi i prejardhjen dhe historinë e etnonimit shqa qysh nga dyndjet e para sllave në Ballkan dhe gjatë bashkëjetesës e fqinjësisë prej më shumë se 15 shekujsh të shqiptarëve me popujt sllavë të Jugut “
Sa gabim e konkluduar nga Prof. Bardhyl Demiraj :
Se
shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e
dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është
më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga
Ja se çka
mohon studjuesi ynë , që paska filluar edhe ky
të
Varrezat e shkijeve ( shqiptarë ortodoks ) te Prizrenit Josef Székely, September 1863
Prof . Bardhyl Demiraj ne thotë haptas , që në fillim të librit:
Zakonisht tendencat mohuese të kombit dhe historisë sonë , nuk i komentoj më gjat; sepse ato”studime” ndjellin të keqën kombëtare