E merkure, 26.06.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Nëna e Skënderbeut ishte shqiptare

E merkure, 09.09.2015, 09:07 PM


NËNA E SKËNDERBEUT, VJOSAVA TRIBALDA,ISHTE SHQIPTARE NGA POLLOG

(Punim shkencor i lexuar ne simpoziumin për Kuvendin e Lezhës. Me këtë rast i përshëndes lexuesit e ZSH, e në veçanti zotëri Fric Radovanin i cili eshtë i interesuar për kësi të dhenash. Për shkak të hulumtimeve që kam berë për Skënderbeun, nga pushteti jugosllav  kam  qenë i denuar dhe kam vuajtur 4 vjet burg të rëndë në Idrizovë. Edhe sot, eshtë lehtë të jetosh e shkruajsh në Shqipërinë e Ramës e Kosovën e Hashimit  por  eshtë shumë vështirë për mua dhe prof.dr.Reshat Nexhipin që jetojmë, shkruajmë e punojmë në Maqedoninë e Ali Ahmetit)

Nga Dr.sc.Ilmi Veliu (specialist i periudhes së Kastriotit)

Të dhënat burimore që flasin për Vjosavën:

1.Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtarë i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë së Shqipërisë në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend  nënën e Gjergjit, Vjosavën.

Së pari, kur flet për babanë e Skënderbeut, thotë se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se  nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda.

Më tej flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga Vjosava Giovani (Gjoni) e cila ishte nga një familje aristokrate dhe e respektuar e Pologut.

2. Burimi i  dytë ku përmendet nëna e Skënderbeut Vjosava,  është vepra e Marin Barletit, autor e biograf i jetës së Skënderbeut, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij quhej  Vjoisava.

Gjon Muzaka  në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje aristokrate kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër princërit më të njohur të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtari i Pologut.

Sipas njohurive dhe fakteve që kam mbëledhur deri tash, del se babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij Gjergjit i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinën e Dibrës, nga fundi i sh.14 u vu në krye të familjes. Në atë kohë,djali i Gjergj Kastriotit,Gjoni qe martuar me Vjoisavën. Njohuritë e këtilla ne i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut. Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se ai të biente nën sundimin osman. Mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur si zotëri i Pollogut përmendet princi me emrin – Gërguri, e që del të jetë babai i Vjosavës.

Gërgurin si zotëri të Pollogut e përmend në një shkrim të tij  eromonahu  Mihajli nga Leshka e Pollogut që do të ketë qenë në vitet 1366-1371.

Ivan Ivanov, Bllgarski starini, 90, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371, me Maqedoninë lindore vazhdon të sundojë djali i tij Krali Marko si vasal i Sulltanit. Sundimtari i Pollogut-Gërguri, thotë ai, lidhet me Krali Marko dhe vazhdon tu kundërvehet turqëve dhe të sundojë edhe mëtej me krahinën e Pollogut.

Boban Petreski nga Universiteti i Shkupit kur flet për Vjosavën thotë se mbiemri i sajë Tribalda përcakton përkatësinë  aristokrate dhe shtetrore të shteteve mesjetare dhe jo përkatësinë  etnike. Sipas këtyre të dhënave dhe duke e analizuar vetë emrin Gërgur mund të vimë në përfundim se ky emër ka origjinë shqiptare - Gur Guri; Gjergj Guri, dhe mund të themi se është emr  personi-Gur dhe mbiemri i tij Guri,ose Gjergj Guri.

Mbiemri shqiptarë Guri është përdorur në Mesjetë por eshtë i përhapur edhe sot anëekand trojeve shqiptare. Dhe me plotë të drejtë mund të themi se pas vdekjes së Car Dushani, shumë feudal shqiptarë fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre dhe ne mendojme se edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392 kur Pollogu sëbashku me shkupin bien nën sundimin Osman.

Shkrimi ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur me profesorin Petreski të Universitetit të Shkupit, ku unë, para komisionit të udhëhequr nga ai, arrita të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihej edhe origjina e tij shqiptare sipas burimeve Osmane.

Edhepse unë nga arhivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtë për drejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm veshtë që  unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemika jonë të mbetej  jashta kornizave të temës, temë kjo që iu dedikua vetëm Skënderbeut dhe trajtimit të tij nga kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses të shkëlqyeshëm para komisionit ku kryetar ishte profesori i lartëpërmendur.

Nëna e Gjergj Kastriotit, që vazhdimisht nga shkrimet sllave është prezentuar si Voisllava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër deshifrohet e lexohet si Vjosava, deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh as në hulumtimet shqiptare e as në hulumtimet sllave e greke.   Si argument se emri Voisava (ose si qe e shqiptojnë sllavët-Voisllava) mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18  ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristokrat i  Pollogut.

Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, Gërgurit është  një letër e shkruar nga   eremonahu  Mihajli nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është  i shkruar    sllavishten e vjetër në vitin  1366.

Dokumenti  thotë se  ,,Prifti Mihon i fshatit të Pollogut ,,Debrishtë,, na ka lënë një shënim  për Vjosavën, të binë e mbretit të pollogut, Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, në Pollogu një pyllë të madh me lisa,,. (“Stari srpski zapisi,L. Stojanoviq, Beograd)

Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq - Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, se Vjosava eshte me origjinë sllave,  më bëri një shërbim shumë të madh dhe unë  nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që i kisha në disponim nga ai.

Në bazë të burimeve, ai ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog.

Si kundërpërgjigje, unë e kam analizuar këtë mbiemër dhe kam ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, ,,te balda,, ,,tri baldat,, te rruga e baldës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendëbanimet shqiptare.

Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda vërtetohet  se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i sajë mund të deshifrohet dhe spjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger-Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoj profesorin tim,Boban Petreski i cili duke dashur të më gjuj mu me gur, guri i këthehet dhe i bie në kokë atij.

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit e gazetës Lajm dhe revistës Albanica, iu përgjigja Shmitit po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të kjarta në lidhje më Skënderbeun. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë prosllavë që merren me këtë periudhë, vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet greko-latine dhe jam i sigurtë se po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun, do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit jënë pastër shqiptare, po edhe origjina e nënës së ti dhe babit e gjyshit nga nëna jënë poashtu pastër shqiptare.

Ja  disa burime Osmane që i kam gjetur e përkëthyer

Oruç Bin Adil

Është autor i njerës nga historitë më të vjetra  të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbëledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).

Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër shqiptarit (arnautit) Iskender, në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni,Greqi ose Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare  Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i  biri i Evrenoz Beut, thotë ai,  mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve që mbrohej nga shqiptari Iskender”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari  shqiptar Iskenderi u arratis…”.  Në original është  “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari (mbreti) i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.

Në faqe 123 Oruç potencon se  “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin  Shqiptarë, dhe  sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta merrte  atë sepse mbrohej nga shqiptarët të komanduar nga Iskenderi….”.

Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose vilajetit të Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).

Kronikat Anonime Osmane.

Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.

Faqe 65, përmendet principta e Gjon Kastriotit si tokë shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II  ….bëri një luftë të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fethun Etedin). Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si  “Sundimtar shqiptar”. Ja faqe 70: “Sulltan Murati kreu fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjonit) dhe vilajeteve tjera shqiptare”.

Faqe 125, “Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakalushme sa edhe sorrat nuk fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”.

Faqe 126. ,,Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë),,. Është fjala kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë. Edhe njëherë më duhet të potencoj se shkrimi eshtë berë kryekëput kundër tezave sllave, se nëna e Gjergj Kastriotit ishte me origjinë sllave.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora